Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku i Pukës , Gjon Gonaj ka surprizuar  në 65 vjetorin e lindjes mjekun e vetëm kirurg në qytetin verior. Gjonaj herët në mëngjes i telefonoj mjekut se po e priste pranë sallës së operacionit me një të afërmin e tij pasi kishte nevoje për një ndërhyrje.

Por  kur  mjeku ka mbërritur nxitimthi është përballur me kreun e bashkisë  dhe  stafin mjekësor  qe i kane uruar 65 vjetorin e lindjes  në një atmosferë te krijuar enkas për këtë moment. Mes lotësh dhe i rrethuar nga dhuratat, kirurgu i  Pukës ka falënderuar kreun e bashkisë dhe  bashkëpunëtorët e  tij ndërsa në mesin e tyre ishte dhe një prej qindra pacientëve që i ka shpëtuar jetën.

Gëzim Laçi e  falënderoi  Dr.Dodë Bocin për çdo gjë çfarë kishte bërë për të pas plagosjes  që kishte pësuar  vite më parë  ndërsa I tha se I detyrohej dhe vetë jetën. Gjonaj falenderoi kirurgun në emrin e të gjithë komunitetit  pukjanë teksa e ftoj të kontribuonte serish për pukjanët duke qene se shëndeti  ja lejonte. Vetë Dodë Boci e ka konsideruar këtë si një nga ditët e veçanta të jetës teksa premtoj se do të vijonte të kontribuonte për bashkëvendësit e tij sa kohë shëndeti do t’ja lejonte.

 

Zjarr Tv Ad