EMRAT / Arrestohet drejtori dhe tre punonjës të Universitetit Bujqësor, akuzohen për vjedhje me tenderin e plehrave kimike (NJOFTIMI I PROKURORISË)

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër punonjës të Universitetit Bujqësor të Tiranës në Kamëz, përfshi edhe një drejtor, janë arrestuar nga policia pasi akuzohet se kanë kryer disa vepra penale si falsifikim dhe vjedhje në lidhje me një tender për furnizimin me plehra kimike dhe impute bujqësore.

Denoncimi është bërë nga magazinieri i cili ka vënë re mangësi të produkteve që duhet të ishin depozituar pas tenderit të fituar nga kompania Gjelbërimi Sh.P.K. Ai është shprehur se drejtori i tij, Ali Rasha i ka bërë presion dhe nuk i është përgjigjur ankesave të tij për mangësitë në magazinë.

Në pranga janë vënë Ali Rasha, magazinieri i qendrës Ahmet Mejdani, përgjegjësi i sektorit të bujqësisë Tahir Ballgjini si dhe shtetasi me inicialet M.M.

Njoftimi i Prokurorisë:

Falsifikim, vjedhje e shpërdorim detyre, Prokuroria Tiranë kërkon vendosjen e masës ‘Arrest në burg’ për katër zyrtarët e Universitetit Bujqësor Kamëz

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet dhe kërkon vendosjene masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasit:

– Ali Rasha,  me detyre Drejtor i Fermës Didaktike Eksperimentale ne Universitetin Bujqësor Tiranë.

– Tahir Ballgjini me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Bujqësisë.

– Rushit Suna, me detyrë specialist i sektorit të bujqësisë.

– Ahmet Mejdani, me detyre magazinier në magazinen qendrore në Universitetin Bujqësor Tiranë.

Prokuroria ka dyshime për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar më datë10.09.2022 procesimin penal nr.6199 per veprat penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186 të K.Penal.

Ky procedim penal është regjistruar pasi:

Shtetasi A.Ç.,është paraqitur para oficerit të policisë gjyqësore duke kallëzuar se:

Ështëi punësuar prej rreth 10 vitesh si magazinier në Universitetin Bujqësor Kamëz. Aktualisht drejtori i tij është shtetasi A.R. Më datë 29.12.2021 i është komunikuar nga drejtori, për tu paraqitur në magazinëpër të tërhequr dokumentacionin e datës 23.12.2021 mbi plehrat kimike dhe imputet bujqësore. Dokumentacioni kishte lidhje me një tenderim nga ana e subjektit Gjelbërimi sh.p.k. me pronar shtetasin F.Sh.

Sipas kallëzuesit, marrja në dorëzim e mallit sipas prokurorimit ishte bërë nga komisioni i përbërë nga shtetasit T.B., H.V. dhe K.P.

Kallëzuesi ka pretenduar nga drejtori i tij, se mallrat nuk janë në gjendje sipas procesverbaleve dhe ka marë si përgjigje se malli do të jetë i pranishëm në magazinë shumë shpejt dhe se kallezuesi duhet të firmoste daljen e mallit në mirëbesim dhe se kishte garancinë nga drejtori se ky mall do të ishte pjesë e inventarit të magazines shumë shpejt.

Sipas fletëhyrjes në magazinë, vlera e mallit ishte 10.5 milionë. Kallëzuesi në mirëbesim ka nënshkruar fletëhyrjen dhe ka deklaruar se malli per shumën 3.7 milionë lekë nuk është bërë asnjëherë hyrje në magazinë dhe nga kjo shumë, kallëzuesi, po në mirëbesim, ka nënshkruar një fletëdalje për shumën e mallit 1.958.500 lekë. Dalja për këtë vlerë malli, sipas kallëzuesit është bërë nën trysninë e vazhdueshme të shtetasit A.R.

Kallëzuesi nga fundi i muajit Dhjetor të vitit 2021 ka tentuar shumë herë të komunikojë me A.R. dhe persona të tjerë duke përfshirë dhe Rektorin e Universitetit Bujqësor Kamëz, emrin e të cilit sipas kallëzuesit, e ka përdorur shpesh A.R., si mbrojtje për situatën e krijuar dhe për mungesën e mallit në magazinë, për hyrjen dhe daljen fiktive të mallit.

Nga sa më sipër, e dokumentuar edhe veprime proaktive, rezulton se ekzistojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara nga neni 228, 229, 238, të K.Pr.Penale, për caktimin e masës së sigurimit  ‘Arrest në burg’  për shtetasit A.R., T.B., M.M. dhe R.S dhe më konkretisht:

Ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se këta shtetas kanë konsumuar elementet e veprave penale të parashikuara nga nenet 135 dhe 186  të  K.Penal. Ky dyshim mbështetet në: aktet e ndodhura nëfashikullin e hetimit nr.6199/2022 që janë bashkëlidhur kërkesës.

Masa e sigurimit arrest ne burg  çmohet si masë sigurimi e përshtatshme në raport me rëndësinq e faktit dhe  rrezikshmërinëe veprës penale sanksionit të parashikuar. Të pandehurit me veprimet e tyre aktive dyshohet se i kanë sjellë dëm interesave të shtetit, duke përvetësuar plehrat kimike në vlera të konsiderueshme dhe duke falsifikuar dokumentacionin per hyrjen dhe daljen fiktive të këtyre imputeve bujqësore dhe plehrave kimike në magazinat e Fermës Didaktike të Universitetit Bujqësor Kamëz.

Zjarr Tv Ad