“Emrat e kandidatëve për president janë një “tallava e Ramës” për të hequr vëmendjen nga skandalet e qeverisë”, analisti Merkoçi: Kam dëgjuar që do të jetë grua…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Fatmir Merkoçi i ftuar në studion e “Fax News” ka folur për aktualitetin politik dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë.

Merkoçi e quajti si “tallave politike” propozimet me emra që bëri Rama e cila sipas tij kishte për qëllim që të hiqte vëmendjen e shqiptarëve nga skandalet e qeverisë.

Gjithashtu Merkoçi theksoi se e gjitha kjo situatë e krijuar me emrat e presidentit është një lojë e Ramës i cili më pas do të zgjedhë presidentin që dëshiron vetë.

“Nuk e di se kush bën negociata për presidentin, por negociatat bëhen në mënyrë sistematike, të hapura dhe me fenomenin e presidentit jo me emra konkret. Për sa kohë që nuk është zgjedhur një president i cili duhet të jetë konsensual dhe të përmbushë disa kritere. Fatkeqsisht në media të ndryshme shpallen shumë emra presidentësh a thua sikur është një garë presidenciale sikur presidenti do të zgjidhet nga populli dhe harrojmë që kemi një president që zgjidhet nga kuvendi i Shqipërisë. Në këto kushte, ndryshimet kushtetuese ishin ndër goditjet më të mëdha që i dha sistemit tonë kuvendor. Është e qartë që presidenti do të zgjidhet nga kryeministri Edi Rama që ka gjithë pushtetin në dorë, kështu që unë nuk shikoj asnjë surprizë për emrin e presidentit pasi ai është “asi nën mëngë” i kryeministrit i cili do ta hedhë kohët e fundit. Këto janë thjesht për të bërë show mediatik, për të hequr vëmendjen e popullit nga hallet e tjera dhe për të hequr vëmendjen nga kryeministri dhe skandalet e tij. Unë nuk pashë që të merreshe media apo opozita me atë që bëri Rama me atë shoë në Durrës për plazhin dhe pedonalet dhe “shqiponja në det” janë fantazi të tij. Ata nuk shikojnë hallet që ka populli me cmimet e larta. Kemi halle të tjera të Shqipërisë dhe merremi me emra konkrtet që kërkojnë të kandidojnë për president. Të gjitha këto të Ramës janë show nuk shikoj asgjë konkrete që të japin rezultat. Në mënyrë skandaloze duan ta zgjedhin nëpërmjet facebookut.

Berisha nuk voton asnjë emër, ndërsa PD do të dalë me një emër negociator – “Unë ju thashë konkretisht që duhet të zgjidhet fillimisht me negociata të hapura në politikën shqiptare të shtrirë gjithandej edhe në parti të tjera. Të gjithë duhet të jenë nën lojë dhe negociatat duhet të jenë të hapura brenda politikës shqiptare, atij kuvendi duhet të kishte negociata me faktorë që përbëjnë atë sallë të Kuvendit. Nuk ëhstë një palë apo dy palë por duhet të jenë të gjithë. Cdo votë e kuvendit është e rëndësihme për zgjedhjen e Presidentit. Nuk duhet të kemi president pazaresh dhe do të ishte e pranueshme që presidenti të zgjidhej me një shumicë absolute. Presidenti duhet një njeri që të mbajë ekuilibrat, duhet të jetë dikush që të ketë dhënë dicka jo po merre nga rruga dhe vendose aty. Sepse kam dëgjuar shumë që duhet të jetë grua por unë nuk kam parë ndonjë grua që trë jetë aktive në politikën shqiptare, duhet të jetë një figurë që ka dhënë dicka. Nuk mund të zgjidhet presidenti si në diktaturë. Ata janë të detyruar ta gjejnë një person të tillë.

Emrat e mbyllura në zarf – “Ajo ishte tallja më e madhe që bëri Rama. Tanoi thotë eja voto tre emra. Është idiotizmi më i madh. Nga 74 deputetë që ka rama shumëzuar me 3 emra i bie 220 emra për postin e presidentit. Prandaj dolën shumë në rrjete sociale që shpallin veten për president, kjo ishte loja dhe tallavaja që bëri Rama për të hequr vëmendjen e njerëzve dhe shtypi. Shikoj emra kot më kot që shpallin kandidaturën për presidencë. Presidentin duhet ta propozojnë 20 deputetë që të kalojë në votim, këta socialistët poo bëjnë bingo”, tha Merkoçi.

Zjarr Tv Ad