“Emrat e përmendur janë vetëm cironka”, gazetarja për urdhër arrestet: SPAK ka fjetur për dy vite e gjysmë, ka ndikuar në largimin e…

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar këtë mbrëmje arrestimet e sotme të Prokurorisë Speciale, ku u prangosën pesë zyrtarë të lidhur me inceneratorin e Fierit dhe po kërkohen edhe gjashtë të tjerë.

Ajo ka deklaruar në “Open”se është e njëjta skemë mashtrimi në Inceneratorin e Fierit, si në atë të Tiranës e Elbasanit dhe se të përfshira janë të njëjtat kompani dhe të njëjët persona. Sipas saj, personat, emrat e të cilëve kanë dalë deri tani, janë vetëm peshqit e vegjël dhe jo kupola drejtuese.

Ndër të tjera Lala kritikoi punën e SPAK për të cilin tha se “ka fjetur dy vite e gjysmë”, që ka ndikuar edhe në largimin e personave të dyshuar, si Klodian Zoto i cili është në kërkim dhe është larguar nga vendi.

“Janë disa zbatues të një projekti të madh. Kompani që blinin oriz ndërsa ishin kontraktuar nga nën kontraktorët.Klodian Zoto është në kërkim për inceneraorin e Fierit dhe Elbasanit, ka përfituar duke marrë para për bileta avioni duke udhëtuar jashtë vendim, pagesa për hotele.Në thelb e njëjta struktura të njëjta.

Të njëjtat kompani në Elbasan Fier e Tiranë.

Nëse marrim një grup të strukturuar ka hierarki, tek inceneratorët jemi vetëm tek ndihmësit e nuk kemi shkuar tek kupola. Jam kurioze si nuk janë gjetur deri tani ata që janë në kërkim. Duhet të ishte hetuar nga të njejtë njerëz. SPAK ka fjetur për 2 vite e gjysmë dhe cironkat e historsë e kanë parë të arsyeshme të largohen.”, tha Klodiana Lala.

Zjarr Tv Ad