EMRAT/ Keni aplikuar për hetues të BKH? Janë kualifikuar 421 kandidatë, mësoni kur do të kryhet testi logjik dhe ai fizik

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Byroja Kombëtare e Hetimit njofton se ka përfunduar procesin e shqyrtimit të aplikimeve për hetues, ku janë kualifikuar 421 kandidatë nga 572 gjithsej.

Sipas njoftimit zyrtar, nga 572 aplikime në total, 151 nuk e kaluan dot fazën tjetër. Kandidatët e kualifikuar do t’i nënshtrohen testit të Arsyetimit Logjik me shkrim më datë 27 maj.

Pas përfundimit të kësaj faze, nga 1-4 qershor do të zhvillohet Testi i Aftësive Fizike.

Klikoni këtu për të lexuar emrat e fituesve

Njoftimi i plotë i BKH-së:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 24.05.2021, mbylli procesin e shqyrtimit të aplikimeve fillestare dhe përzgjedhjes së kandidatëve për hetues, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Komisioni i Përzgjedhjes shqyrtoi 572 aplikime, ku u kualifikuan 421 kandidatë dhe 151 kandidatë nuk kaluan në fazën tjetër.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shkarkoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur.

Kandidatët e kualifikuar, në datën 27.05.2021, do t`i nënshtrohen Testit të Arsyetimit Logjik me shkrim.

Testi i Arsyetimit Logjik do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, udhëzimet mbi zhvillimin e testit gjenden në LINK 2 bashkëlidhur.

Testi i Aftësive Fizike do të zhvillohet në datat 01 .06 – 04.06.2021, kandidatët e kualifikuar për këtë fazë do të njoftohen pas përfundimit të Testit Logjik.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim.

 

 

Zjarr Tv Ad