Emrat/ Mallra kontrabandë nga Kosova drejt Shqipërisë, në pranga 5 persona në Morinë, mes tyre doganieri dhe dy policë

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia kufitare në Morinë ka vënë në pranga 5 persona pas kalimit të mallrave kontrabandë nga Kosova drejt Shqipërisë në këtë pikë kufitare.

Sipas policisë, në pranga janë vënë dy persona nga Peja të cilët po transportonin xhama dyersh dhe dritaresh si dhe 3 punëonjës të pikës kufitare, një doganier dhe dy efektivë policie.

Mësohet se në pranga kanë rënë dy shtetasit nga Kosova, Artan Zeqiri, 27 vjeç, Iliaz Rrustemi, 41 vjeç, doganieri Jeton Markaj, 32 vjeç, dhe efektivët Sadri Margjeka, 45 vjeç dhe Perparim Kuliçi, 58 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Qafë Morinë”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Kaluan në PKK Qafë Morinë, mallra të kontrabanduara, duke korruptuar doganierin dhe dy punonjës të tjerë të Policisë Kufitare, arrestohen 2 shtetasit. Në pranga edhe doganieri e 2 punonjës të tjerë të Policisë Kufitare.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Qafë Morinë”.

Si rezultat, u arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,  shtetasit:

-A. Z., 27 vjeç dhe I. Rr., 41  vjeç, të dy banues në Pejë, Kosovë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Qafë Morinë-Tropojë” duke transportuar me automjet, mallra të kontrabanduara (xhama dyersh dhe dritaresh), të cilat i kishin kaluar nga pika kufitare Qafë Morinë, duke korrupuar doganierin dhe dy punonjës të Policisë Kufitare.

Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-J. M., 32 vjeç, banues në fshatin Tetaj, me detyrë doganier (përgjegjës turni) në PKK Qafë Morinë;

-S. M., 45 vjeç, banues në fshatin Bujan, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë;

-P. K., 58 vjeç, banues në fshatin Buçaj, me detyrë trup shërbimi në PKK Qafë Morinë.

Këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar kalimin e mallrave të kontrabanduara nga shtetasit A. Z. dhe I. Rr., kundrejt përfitimit të shumave monetare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, së bashku me mallrat e kontrabanduara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Zjarr Tv Ad