Emrat/ Ndryshime në qeveri, ikin ministrat që kanë 5 vite në kabinet

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Furtunë largimesh të ministrave. Nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste Edi Rama tha se do të largohen ministrat që kanë 5 vjet në krye të institucioneve. Sipas kryeministrit në qeverinë e re do të jenë më shumë femra.

Emrat e ministrave që ikin

Lindita Nikolla, Ministri e Arsimit dhe e zëvendëson Besa Shahini, që është zëvendës ministre

Arben Ahmetaj, Ministri i Ekonomisë dhe Financave dhe e zëvendëson Anila Denaj

Ditmir Bushati, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme dhe e zëvendëson Genti Cakaj

Damian Gjiknuri, Ministri i Transporteve dhe e zëvendëson Belinda Balluku  

Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe e zëvendëson Bledi Çuçi

Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës dhe e zëvendëson Elva Margariti 

– Sonila Qato, Ministre e Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes dhe e zëvendëson Eduard Shalsi

Rikthehet Ministria për Marrëdhënien me Parlamentin, në këtë post emërohet Elisa Spiropali

Erion Braçe do jetë zëvendës kryeministër, gjithë autoritetin për proecesin e shërbimeve për njerëzit (Ikën Senida Mesi)

Zjarr Tv Ad