Policia e Elbasanit ka publikuar ditën e sotme skedat e personave më të kërkuar të këtij qarku dhe një pjese prej tyre edhe fotografitë.
Bëhet fjalë për 32 persona të shumëkërkuar, pjesa më e madhe e të cilëve të dënuar për vrasje.
Të shpallurit në kërkim janë, Kostandin Nishku (Baki Duzha) nga Gramshi, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Vullnet Hida nga Elbasani, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje.
Artan Muça nga Elbasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Klement Çala nga Elbasani, i dënuar me 25 vite burg për vrasje.
Festim Korra, nga Elbasani, i dënuar me 22 vite burg për vrasje.
Muhamet Belba nga Librazhdi, i dënuar me 22 vite burg për vjedhje me armë.
Pëllumb Lleshi nga Tirana, i dënuar me 19 vite burg për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.
Besnik Latifi nga Cërriku, i dënuar me 19 vite burg për vrasje.
Durim Ibrahimi nga Elbasani, i dënuar me 18 vite burg për trafikim fëmijësh.
Pëllumb Osmani nga Pogradeci, i dënuar me 18 vite burg për vrasje.
Besnik Greca nga Peqini, i dënuar me 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.
Miranda Rabja (Kishta) nga Cërriku, e dënuar me 17 vite burg për shfrytëzim prostitucioni.
Ilir Pere nga Gramshi, i dënuar me 11 vite burg për tentativë vrasje.
Ronaldo (Bajazit) Ballshkeshi, nga Librazhdi, i dënuar me 16 vite burg për vrasje.
Gentian Hysa nga Elbasani, i dënuar me 15 vite burg për mashtrim.
Llazar Bica nga Cërriku, i dënuar me 14 vite e 8 muaj për vrasje.
Durim Isufi, nga Pogradeci i dënuar me 14 vite burg për tentativë vrasje.
Zeni Isufi, nga Pogradeci, i dënuar me 13 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë.
Avni Avduli, nga Elbasani i dënuar me 11 vite burg, për trafik femrash.
Spiro Josifi nga Elbasani, i dënuar me 11 vite burg për vjedhje me armë.
Ervis Hasankoli nga Elbasani, i dënuar me 10 vite burg për trafik i lëndëve narkotike.
Mateo (Kristo, Antonio, Elton) Paja, nga Peqini, i dënuar me 10 vite burg, i dënuar për trafik i lëndëve narkotike.
Sherif Gjini nga Mollasi, i dënuar me 8 vite burg për vrasje.
Besnik Sadikaj nga Elbasani, i dënuar me 7 vite burg për “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Bruno Pomenti nga Italia, i dënuar me 7 vite burg për vjedhje bankash.
Endri Duraku nga Elbasani, i dënuar me 7 vite burg për vrasje.
Isen Nasufi nga Maqedonia, i dënuar me 6 vite burg për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.
Demir Eshi nga Elbasani, nga Elbasani, i dënuar me 5 vite burg për plagosje e rëndë me dashje.
Hamza Bahiti nga Elbasani, i dënuar me 5 vite burg për mashtrim.
Marjus Lulaj nga Elbasani, “arrest me burg” për veprën penale “Vrasja e punonjësve të policisë mbetur në tentativë”.