EMRAT/Plagosja e 2 të rinjve në Tiranë, policia shpall në kërkim bashkëpunëtorët e Aldo Gjinit, sekuestrohen 3 automjete

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e mbrëmshme në Tiranë, ku Aldo Gjini, i shpallur në kërkim ndërkombëtar qëlloi me armë zjarri 32 vjeçarin Altin Gjoka dhe 28 vjeçarin Jetmir Marashi.

Policia ka shpallur në kërkim edhe 2 bashkëpunëtorët e autorit, Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besard Pashkaj, 22 vjeç. Gjithashtu bëhet me dije se janë sekuestruar 3 makina, të cilat u përkasin personave të shpallur në kërkim.

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besard Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes”, njofton policia.

Zjarr Tv Ad