(EMRAT) Zbardhen 3 emrat e parë të kandidatëve të Alibeajt për zgjedhjet bashkiake

0
786
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike e përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj ka zyrtarizuar kandidatin e parë për zgjedhjet vendore 2023, Agron Kapllanaj për Bashkinë e Mallakastrës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kapllanaj në një intervistë në “Ora News”, duke thënë se ky vendim është detyrim ndaj qytetarëve që e kanë votuar.

“Vendimi për të kandiduar nuk është ambicie as ofiqe personale, por detyrim ndaj qytetarëve që më kanë besuar ndër vite dhe fatkeqësisht i braktisëm në vitin 2019”, u shpreh Kapllanaj.

Teksa u pyet për përçarjen brenda PD-së, Agron Kapllanaj, i largohet gjuhës akuzuese, ndërsa deklaron se emri i tij në Mallakastër bashkon demokratët.

“Demokratët do të dinë të zgjedhin. Unë e kam dëshmuar në ditë të vështira se ju kam shërbyer atyre. Ju kam shërbyer demokratëve dhe socialistëve pa dallime. E kur nuk kam bërë këto dallime, nuk mund të shoh dallime brenda familjes time politike”, tha ai.

Por a ka negociuar apo do të negociojë me “Rithemelimin”? Kapllanaj shprehet i qartë:

“Unë do të jem kandidat. Partia ime, siç e thashë dhe e kam thënë, janë qytetarët mallakastriot. Atyre u detyrohem dhe do jem aty për ta”.

Sot Berisha zbuloi dhe 2 emra te tjere qe do kandidojne keto zgjedhje per Alibeajn ku sipa tij jane Sander Marku per Bashkinë Lezhë si dhe Naim Gazidede për Bashkinë Dibër.
Kapllanaj do kandidojë në Mallakastër, Sandër Marku në Lezhë, Gazidede në Dibër, a janë ata kandidatë të Ramës?

Zjarr Tv Ad