Pastruesja Rozeta Dobi, e akuzuar për vjedhjen e qindra mijëra euro në banesën e ish-zyrtares Alda Klosi, është “zbërthyer” para hetuesve.
Gjatë ditës së premte (3 shkurt) ajo ka qëndruar nga ora 10:00 deri në orën 17:00 në ambientet policisë së Tiranës.
Ajo ka deklaruar se ka pastruar rreth tetë banesa të ndryshme të mbushura me para. Ndësa sipas saj, eurot e vjedhura në shtëpinë e Alda Klosit, ish-zyrtarja ia kishte lënë për t’i ruajtur për shkak se kishte konflikte me ish-burrin.
“Kam pastruar 8 shtëpi me shumë të mëdha parash. Emrat do ia jap vetëm Prokurorisë sepse kam frikë, por kanë qenë shtëpi zyrtarësh të lartë dhe njerëz me pushtet: ka thënë pastruesja sipas burimeve tona”
Ajo ka shtuar se Alda Klosi paratë m’i la t’i shikoja dhe fshihja. Shpesh i shikoja nëpër disa kuti”, ka deklaruar Rozeta Dobi.
Pasi ka dhënë dëshminë para hetuesve është transferuar sërish në burgun 325, ku ndodhet në paraburgim që prej datës 7 janar.
Ndërsa ish-zyrtarja e Kryeministrisë u shoqërua në polici rreth një orë pas dëshminë së Rozeta Dobit.
Ajo u shoqërua në orën 18:00 dhe u arrestua në 22:30 nën akuzën e fshehje së pasurisë, pastrimit të parave dhe deklarimit të rremë para oficerit të policisë.
Ish-zyrtarja ka dhënë dëshmi kontradiktore para hetuesve. Fillimisht ajo ka pretenduar se i kishin humbur disa sende me vlerë dhe një shumë parash për përdorim vetjak.
Por pas arrestimin të pastrueses Rozeta Dobi, ka treguar për shumën e madhe të eurove të grabitura nga banesa e saj.