




Deputeti i grupit të përçarësve, Dashnor Sula ka deklaruar se nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar as si firmëtar të PD-së.





Në një intervistë për gazetarin Denis Minga, përsa i përket vendimit që do të marrë KQZ pasi të kalojnë 48 orë për hedhjen e firmës, Sula u zotua se do ta apelojë në KAS.





“Ai do të heqë pataten e nxehtë. Po kur ti japë të drejtë KAS. Ekziston mundësia. Do ishte budallëk më okë nëse Basha firmos. Publikisht zotëria nuk ushtron detyrën prej 1 viti, nëse do ta bëjë këtë gjë, neve paskemi llap kot, aty paska qenë kryetar ai dhe paskan të drejtë. Unë se njoh për vete si firmëtar dhe kryetar. Do e çojmë në KAS.





Situata do vazhdojë me ankimin që njeh ligji, në KAS pastaj në Kolegj Zgjedhor. Çështja e dy PD nuk është çështje që mund të zgjidhet me mjete juridike”, tha ai.





Duket se Luli tashmë është braktisur edhe nga një tjetër deputet i cili e mohoi si kryetar të tij./CNA.al