EMRI-FOTO/ Me shkrime fetare në Instagram, ky është i riu që qëlloi me armë 19-vjeçarin te Kompleksi Olimpik, ka plagosur 4 persona te Komuna e Parisit (DETAJE)

0
361
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është identifikuar i riu që qëlloi me armë zjarri duke plagosur në bark 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorrin sot pasdite te Kompleksi Olimpik në Tiranë. Ai është Klajdi Kodra 31 vjeç nga Laçi. Djali i Lindita Kodrës, nënkampione e qitjes.

Kodra është një emër i njohur për policinë e Shtetit pasi ka qenë një nga organizatorët e atentatit te Komuna e Parisit ku mbeti i plagosur Mariglen (Lorenc) Hoxha.

Klajdi Kodra ka qenë i dënuar më parë me burg për një ngjarje në 2016 pasi plagosi dy vëllezër po te “Komuna e Parisit” për një borxh. Në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç.

Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet. Në shtator të 2016 pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.

Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qyte. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

Po në 2016 ai ka plagosur me mjete te forta Flamur Cullhajn te “Komuna e Parisit” pas nje sherri banal. Ai eshte djali i nenkampiones se qitjes, Lindita Kodra. Ndërkaq, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi.

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra u qëllua me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Zjarr Tv Ad