(EMRI) Gazetaria bën deklaratën e fortë: Pas lajmeve, 15 kallëzime ndaj sanitares Rozeta Dobi janë tërhequr

0
480
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetarja Anduena Llabani ka zbuluar se javën e fundit ka pasur 15 kallëzime në polici për Rozeta Dobin, pastruesën që vodhi shtëpinë e ish-zyrtarës së shtetit, Alda Klosi.

Llabani në një intervistë në Syri-Tv, tha se këto kallëzime u tërhoqen menjëherë pas publikimit të lajmit për vjedhjen në shtëpinë e Klosit.

“Sot kemi edhe shtëpi të tjera që janë kontrolluar me vendim të Prokurorisë. Ka patur rreth 15 kallëzime të personave të ndryshëm në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Por pas daljes së lajmit, kallëzimet janë tërhequr.

Për zhdukje të bizhuterive, për të njëjtën person. Por pas lajmit që u gjetën edhe paratë e zonjës Klosi, kallëzimet janë tërhequr. Kallëzimet janë bërë javën e fundit. Dalja e lajmit për zonjën Klosi, bërja e saj me përgjegjësi penale se ku i gjete paratë, janë 15 persona që kanë tërhequr kallëzimet”, tha ajo.

Zjarr Tv Ad