EMRI I MAQEDONISË, AHMETI: REFERENDUMI NDËRLIKON PROCESIN, ZAEV: GARANCI!

0
230
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ideja e një referendumi të mundshëm për të miratuar marrëveshjen për emrin e Maqedonisë mund të ndërlikojë procesin e arritjes së një zgjidhjeje të shpejtë.  Kështu është shprehur kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, në takimin e organizuar një ditë më parë me eurodeputetët Viktor Boshtinaru, Tanja Fajon dhe Tonino Picula. Burime nga BDI thonë se Ahmeti ka kërkuar një kompromis sa më të shpejtë për të zgjidhur çështjen e emrit, në respektim me karakteristikat e palëve dhe duke mbajtur parasysh të ardhmen europiane të vendeve. Sipas raportimeve të mediave, takimi mes Ahmetit dhe eurodeputetëve është zhvilluar me tone miqësore dhe integrimi euroatlantik e reformat kanë qenë në qendër të bisedimeve. Eurodeputetët raportohet se kanë garantuar mbështetje për axhendën e qeverisë, gjë që është përshëndetur edhe nga  Ahmeti. Pikëpamja e liderit të BDI-së bie në kundërshti me deklaratat e pak ditëve më parë të kryeministrit Zoran Zaev. Në një prononcim për televizionin bullgar “Nova”, Zaev u shpreh se referendumi pas marrëveshjes do të shërbente si garanci për të gjitha palët se populli është dakord me zgjidhjen që do të pranohet. Kryeministri maqedonas shprehu besimin se rreth qershorit do të arrihet zgjidhja për kontestin 25-vjeçar të emrit dhe po në këtë periudhë, Maqedonia do të ftohet zyrtarisht për t’u anëtarësuar në NATO.

Zjarr Tv Ad