Emri i Presidentit, pritet që të ulë bashkë në tryezë opozitën me mazhorancën. Edhe pse i kanë votat për ta emëruar vetë Presidentin, mazhoranca ka zgjedhur që të lëshojë pe dhe të kërkojë një emër me konsensus.
Analisti Neritan Alibali u shpreh se përderisa edhe opozita po pranon që të ulet për diskutim, ka një besueshmëri që mund të ketë një President konsesual dhe jo të zgjedhur vetëm nga mazhoranca.
“Fakti që palët po e shtyjnë para procesin. Ka një dëshirë nga të dy palët për të gjetur një konsensus për emrin e presidentit. Deri më tani për shtyrjet, apo për mbledhjet në këtë aspekt ka një dakordësi. Fakti që dy grupet opozitar ulen dhe pranojnë të ulen, nuk e shohim veprimin e Ramës si spektakël. Spektakli është me zarfet e deputetëve.” tha Neritan Alibali.
Ndërkohë analisti, Mentor Nazarko u shpreh se opozita edhe pse është në një situatë jo fort të mirë, sërish ka dëshirë për të gjetur një figurë të përbashkët.
“Faktorët politik janë të njëjta. Mendoj që ka hapësirë për opozitën. Moralisht mund të fitojë edhe pse nuk mund të imponojë kandidaturën e vet. Opozita është në kakofoni. Janë disa zëra të ndryshëm. Se Fatmir Mediu ka një qasje që duhet të gjendet një figurë e përbashkët nga opozita.” U shpreh Mentor Nazarko.