Emri i tij nuk është në listë, si rrodhi në publik databaza me pagat e shqiptarëve pasi e denoncoi i pari Blendi Fevziu

0
308
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Publikimi i pagave  të 630 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat ka bërë sot xhiron e rrjetit. Ekzistenca e një databaze u njoftua në “Opinion” nga gazetari i njohur Blendi Fevziu. Ai tha se e dispononte atë, por që nuk do ta bënte publike pasi cënon të dhënat personale të mijëra qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë në orët e para databaze qarkulloi në rrjetet sociale, kryesisht në “What’s App”, permes personave pulikë dhe privatë.

Menjëherë më pas në media nisën të rrjedhin shumat e personazhave të njohur nga bota e sportit, showbizit dhe gazetarisë. Por mes mijëra emrave dhe rrogave, ajo që vihet re është mungesa e emrit të gazetarit Blendi Fevziu dhe pse ishte vetë ai i pari që konfirmoi ekzistencën e kësaj databaze.

Kujtojmë që Qeveria ka reaguar duke theksuar se nga analizat paraprake nuk rezulton të ketë asnjë “eksport dixhital të databazës së pagave për periudhën “ janar-prill 2021.” Referuar reagimit zyrtar, databaza është e ndryshme nga ajo që përdor Ministria e Financave dhe nuk përmban fushën “Emri i Plotë”.

Zjarr Tv Ad