Rrjedhe në PS të Lezhës. Një ndër figurat kryesore të kësaj force politike në vite i bashkohet PAA.
Gjoke Jaku, ish kryetar i Bashkisë Lezhë, ish Prefekt, ish deputet dhe ish zv.ministër në qeverinë Rama u pa perkrah kreut të PAA, Agron Duka.
Ky i fundit u shpreh se PAA do dalë e vetme në zgjedhje, ndërsa do mbështesë kandidatin e PD për Bashkinë Lezhë.
Ndërkohë, ish zyrtari i lartë Gjokë Jaku, u shkarkua muaj më parë nga posti i prefektit të Lezhës pasi foli për shtim të rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike.
Burime brenda PS në Lezhë konfirmojnë për Vizion Plus se shkarkimi i Jakut ka ardhur pas përplasjeve me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe ndasitë duket se janë shumë të mëdha, aq sa detyruan një personalitet të PS që t’i bashkohet kampit të partive opozitare.