EMRI/ Kush është oficeri i RENEA-s që u kap sot me kokainë; policia e kishte ndjekur prej ditësh dhe…

0
790
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Efektivi i RENEA-s që u kap sot së bashku me dy bashkëpunëtorët e tij është Xhulio Liçi.

Ai është kapur në flagrancë duke e transportuar në Tiranë ndërsa operacioni është zhvilluar nga Drejtoria e Policisë së Tiranës. Ka qenë SHÇBA e cila prej një jave e ka pasur nën mbikqyrje Xhulio Liçin.

Kolegët e tij e kanë ndjekur prej ditësh deri në momentin e arrestimit të tij. Është sekuestruar kokaina dhe telefonat e të arrestuarve si dhe po kontrollohen banesat e tyre, ku deri tani nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Po vazhdojnë hetimet për të parë kush janë shitësi, blerësi apo dhe furnizuesi i lëndës narkotike. Mendohet se Liçi i shërbente trafikantëve duke transportuar lëndë narkotike, pasi e kishte të lehtë t’i shpëtonte postblloqeve, duke shfrytëzuar postin.

Burime për mediat bëjnë me dije se efektivi i RENEA-s ishte një nga më të mirët e repartit ku bënte pjesë.

Zjarr Tv Ad