(Emri) Lajmi Fundit/ Tragjike Shqiptari në Angli qëllohet për vdekje nga policia, ndërron jetë në Spital…

0
344
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një 29-vjeçar shqiptar në Angli ka humbur jetën pasi u qëllua nga policia britanike me pistoletë elektrike. Ngjarja ka ndodhur më 21 Nëntor në Essex, por lajmi është bërë publik së fundmi nga BBC.

Viktima është Sali Byberi, baba i 3 fëmijëve. Autoritetet britanike thanë se dyshohet që 29-vjeçari kishte sulmuar fizikisht oficerin e policisë.

Këta të fundit u kundërpërgjigjën duke e qëlluar disa herë me pistoletë elektrike, pasi thuhet se i rezistoi arrestimit.
Policia kishte shkuar në vendin e ngjarjes pasi ishte njoftuar për një sherr në rrugë. Mirëpo aty situata u tensionua dhe thuhet se shqiptari nuk iu bind policisë.

Sali Byberi humbi jetën në spital për shkak të shkarkesave të shumta nga elektriciteti i pistoletës. Një hetim për këtë ngjarje ka nisur për të zbardhur tërësisht shkaqet.

Zjarr Tv Ad