“Emri na përcakton fatin”, astrologia Liza Gjika zbulon ‘formulën’ ekzakte të jetës

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo emër ka kuptimin e tij, vetitë dhe tiparet e tij, të cilat i transmetohen gjatë jetës atij që e mban. Secili prej nesh ndërton jetën e tij, vendos se kush do të bëhet, çfarë dhe si do të bëjë. Por ka gjëra që thjesht na janë dhënë – pavarësisht se si e ndryshojmë karakterin tonë, temperamenti nuk mund të ndryshohet.

Emri që na është dhënë në lindje dhe pagëzim nuk mund të ndryshohet. A ndikon emri tek një person? E ftuar në Vila24 astrologia Liza Gjika zbuloi për moderatoren Brunilda Lahe sesi çdo njeri mund të kuptoj nëpërmjet emrin më shumë për rrugëtimin e tij në jetë, por njëkohësisht Liza sugjeroi prindërit e rinj për të bërë zgjedhja të duhura për fëmijët e tyre!

“ Nëpërmjet numrave ne kuptojmë fuqinë që ka emri ynë. Çdo emër ka një numër, i mbledhim dhe nxjerrim një numër njëshifror, sipas datës së lindjes nxjerrim një tjetër numër njëshifror, i mbledhim këto dy numra dhe shikojmë karakterin, hobet e jetës dhe çdo gjë tjetër.

Emri dhe mbiemri që kemi na përcakton numrin e jetës. Emrat janë ata që flasin, emri është suksesi, një diell një rrezatim. Kur zgjedhim një emër për fëmijët tanë nuk duhet të harrojmë sesi tingëllon mbiemri, nëse dëgjohet bukur.

Harmonia në të dëgjuar është një art, plus duke duke pasur dhe datën e lindjes ne kemi një fenomen. Shumë herë vëmë dhe emra të stërgjyshëve tanë, por vallë a shkon kjo gjë, ne bëhemi pengesë e këtyre brezave për sukses”- tha astrologia Liza Gjika duke shpjeguar në tej rëndësinë e emrit në jetën tonë.

Burimi:Gazeta Sot

Zjarr Tv Ad