(EMRI) Qytetari bën denoncim : Policia vodhi 30 mijë Euro gjatë kontrollit në shtëpinë e vëllait

0
534
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetar nga Belshi ka denoncuar një rast grabitje. Andrea Gjini pretendon se një polic ka grabitur 30 mijë euro gjatë një kontrolli në banesën e vëllait të tij.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotmë në banesën e Gjinit. Sipas tij Policia nuk ka marrë asnjë masë për këtë rast.

“Unë isha duke punuar në lokald he vjen shefi i zonës dhe më thotë se kemi për të bërë një kontroll në shtëpinë tënde dhe të vëllait tënd. Polici më ka grabitur 30 mijë euro gjatë kontrollit në banesë. Përjetuam terror nga kontrolli, fëmijët u trembën.

Burimi i të ardhurave është nga puna e vëllait në emigracion, pasi ai punon në Greqi. Nusja e vwllait i fshehu lekwt, por polici e pa nga dritarja.Kontrolli për arsye xhelozie se jemi njerëz punëtorë. Po na detyrojë të ikim nga Shqipëria”, mësohet të ketë thënë Gjini.

Zjarr Tv Ad