Të shtëna me arme janë shënuar paraditen e sotme në Shenkoll,
ndërsa nga raportimet e para thuhet se ka të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si Ura e Prekanit, ndërsa ka
mbetur i plagosur Martin Doda.
I lënduari është transportuar në spitalin e Lezhës, ndërsa nuk dihen
ende detaje për gjendjen e tij.
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ”
Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales, është
plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale, i cili
është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme
mjekësore.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i
autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale ,
të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të