Agravon debati mes Halit Valterit dhe avokatit: Më desh tra*i që ndërrova partinë

0
373

Një debat i cili ka agravuar deri në përdorimin e fjalëve banale ka ndodhur së fundmi mes Halit Valterit dhe avokatit Romeo Kara.

Valteri i cili aktualisht kandidon nën siglën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 Majit, ka “shpërthyer” ndaj avokatit i cili i solli në vëmendje kalimin e tij nga Berisha dhe Meta te Rama.

E kjo ka qenë arsyeja ku Valteri “nuk është përmbajtur” dhe i është drejtuar Romeo Karasë duke i thënë: “më desh t*api dhe e ndërrova”.

“E di kush është kompleksi yt dhe i njerëzve që nuk bëjnë asgjë në jetë? Është që kur unë jam i lirë të bëj atë që më do trapi ty të shqetëson, dhe e vetmja gjë që mund të thuash ti dhe shumë njerëz si puna jote është që ndërrove PD me PS. E kam ndërruar se më desh trapi dhe do ta ndërroj nëse nuk ndihem mirë, sa herë të më dojë trapi”, ka thënë Valteri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Zjarr Tv Ad