Thursday, April 9, 2026
Ballina Aktualitet “Edi Rama, mos gënje emigrantët”, Adriatik Lapaj reagon pas deklaratave të kryeministrit...

“Edi Rama, mos gënje emigrantët”, Adriatik Lapaj reagon pas deklaratave të kryeministrit për votimin e diasporës: Mos mashtro!

0
69

Duke marrë shkasë nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama për votën e emigrantëve, bashkëthemeluesi i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, thotë se për votën e diasporës nuk duhet asnjë databazë, ndërsa thekson se të gjitha shtetet që mundojnë votën e tyre bazohen tek vetëdeklarimi.

Reagimi i plotë:

Edi Rama, ki burrëri! Edi Rama, mos gënje emigrantët! Sot Kryeministri i vendit i ka thënë shqiptarëve në Luksemburg se votën e diasporës e pengon fakti se shteti nuk ka databazë të emigrantëve.

Gënjen!

Për votën e diasporës nuk duhet asnjë databazë.

Manipulator!

E trishtë se si një njeri që e quan veten gjasme të aftë politikisht të fshihet pas manipulimit.

Ki guxim e përballu me votë!

Zotëri, ta kemi dërguar draftin gati të shkruar. Nuk nevojitet databazë ku jetojnë emigrantët. Të gjitha shtetet që e mundësojnë votën e diasporës e bazojnë votimin te vetdeklarimi. Pra, çdo emigrant që do të votojë para çdo palë zgjedhjeve futet dhe regjistrohet online në një platformë zyrtare që hapet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Pasi qytetari shpreh vullnetin dhe vërteton me dokumenta që i ngarkon online adresën nga ku ai voton, ai listohet si votues jashtë territorit. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ia dërgon paketën zgjedhore në adresën e deklaruar. Pra, në zgjedhje votojnë ata njerëz që shprehin dëshirën në sistem.

A do jenë ata 5, 5000 apo 500 000 atë s’e di as ti Z. Rama e as unë.

Mos gënje!

Tregoju shqiptarëve se si votojnë shqiptarët e Kosovës. Mos mashtro! Frikacak!

Je trembur, Edi! Të tradhëton fytyra!

Por, do përballemi.

Do përballemi në sheshe. Ju jeni të gjithë bashkë kundër emigrantëve dhe demokratizimit të vendit. Nuk do e mbani dot peng më vendin.

Më beso për sa të them!

Bashkëngjitur drafti për votën e emigrantëve i dorëzuar nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet” :

Zjarr Tv Ad