Aktori Genti Kame, i cili kandidon për deputet në listat e “Shqipëria Bëhet” për zgjedhjet e 11 majit, është shprehur se në takimet e tij më qytetarët, ka parë njerëz që janë totalisht të pështirosur nga politika.
Ai është shprehur se qytetarët sot nuk duan t’u flasësh për politike dhe kjo kategori e elektoratit gri përbën 30% të qytetarëve tha ai.
Sipas tij, primare është që ky 30% i njerëzve të mirë, të shkolluar, të fillojë të mendojë sërish.
“Sivjet është një kambanë alarmi, Shqipëria është sëmurë, të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë”, tha ai.
“Faji është i të gjithë neve bashkë, edhe i imi. Faji është edhe i Edi Ramës, edhe i Berishës, i të gjithëve ne në këto 34 vite”, tha ai.
“Shikoj njerëz që janë totalisht të pështirosur nga politika. Nuk duan t’u flasësh për politikë, janë të zhgënjyer dhe të tërhequr. Atë cka politika ka arritur deri tani, është se këtë 30% që është tërhequr, shtresë shumë e mirë, është një arritje e madhe për partinë në pushtet, se duke larguar këtë pjesë, mbetet për të votuar administrata dhe militantët. Kjo shtresë duhet zgjuar dhe llogaritë bëhen si të duhet. Primare është që ky 30% i njerëzve të mirë, të shkolluar, të filloj të mendoj sërish. Unë mendojë që vota është e paparashikueshme, nuk është 100% e parashikueshme”, tha Kame.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.



