{"id":100016,"date":"2019-08-01T16:32:45","date_gmt":"2019-08-01T14:32:45","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=100016"},"modified":"2019-08-01T16:32:45","modified_gmt":"2019-08-01T14:32:45","slug":"raporti-mjekesor-e-arsenali-i-ankimeve-se-ndihmuan-rovena-gashin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/raporti-mjekesor-e-arsenali-i-ankimeve-se-ndihmuan-rovena-gashin\/","title":{"rendered":"Raporti mjek\u00ebsor e arsenali i ankimeve s\u2019e ndihmuan Rovena Gashin"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit tregon se ish-prokurorja Rovena Gashi pretendoi nj\u00eb mori shkeljesh t\u00eb procedurave dhe u ankua p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh, edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve nuk kishin lidhje me vendimin ndaj saj. Kolegji i rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha ankesat si t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Rovena Gashi p\u00ebrdori nj\u00eb arsenal ankesash dhe k\u00ebrkesash proceduriale, p\u00ebrfshi nj\u00eb raport mjek\u00ebsor p\u00ebr pamund\u00ebsi n\u00eb pun\u00eb kund\u00ebr procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ndaj saj. Por pretendimet e saj bashk\u00eb me k\u00ebmb\u00ebnguljen p\u00ebr t\u00eb pasur motr\u00ebn Ema Gashi -gjyqtare deri n\u00eb momentin e gjykimit, si mbrojt\u00ebse ligjore u rr\u00ebzuan nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit.<\/p>\n<p>Gashi u ankua p\u00ebrgjith\u00ebsisht kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, q\u00ebndrimit t\u00eb V\u00ebzhguesit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb rastin e saj dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb. N\u00eb ankim u p\u00ebrfshin\u00eb edhe Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, Inspektori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, qeveria, shumica parlamentare, Prokurorja e P\u00ebrgjithshme e P\u00ebrkohshme, nd\u00ebrsa n\u00eb fund ajo k\u00ebrkoi edhe p\u00ebrjashtimin e trup\u00ebs s\u00eb KPA-s\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb shqyrtim dosjen e saj.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPA-s\u00eb,\u00a0 ish-prokurorja Rovena Gashi pretendoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se nuk ishte identifikuar si duhet n\u00eb dipozitivin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe se ishte p\u00ebrfshir\u00eb me p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb proces edhe pse nuk ishte an\u00ebtare e institucioneve q\u00eb shqyrtoheshin me p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>Kolegji q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen ndaj Gashit n\u00eb seanc\u00eb publike, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb asaj mund\u00ebsi t\u00eb jepte versionin e saj mbi disa gjetje t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit n\u00eb lidhje me p\u00ebrdorimin prej saj t\u00eb nj\u00eb raporti mjek\u00ebsor p\u00ebr\u00a0 t\u00eb goditur vendimin e KPK, arsyetoi n\u00eb fund se ajo \u201cka n\u00eb pron\u00ebsi pasuri m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb justifikoj\u00eb ligj\u00ebrisht\u201d.<\/p>\n<p>Trupi gjykues q\u00eb shqyrtoi ankes\u00ebn e Gashit kund\u00ebr vendimit t\u00eb shkarkimit prej Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebrb\u00ebhej nga Albana Shtylla kryesuese, Luan Daci relator, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz dhe Sokol \u00c7omo an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Gashi, e cila ka qen\u00eb prokurore prej vitit 2004 dhe ka qen\u00eb Drejtore e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, u shkarkua nga KPK m\u00eb 25 korrik 2018.\u00a0 Komisioni arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ajo kishte dh\u00ebn\u00eb \u201cp\u00ebrgjigje t\u00eb pav\u00ebrteta, t\u00eb ndryshme dhe kontradiktore me realitetin e fakteve t\u00eb v\u00ebrtetuara nga dokumentet dhe kontratat e n\u00ebnshkruara prej saj\u201d.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Gashit gjat\u00eb seancave publike n\u00eb Kolegj ishte i ngjash\u00ebm me at\u00eb para KPK-s\u00eb, ku ajo nuk u paraqit n\u00eb seanc\u00ebn publike. Gashi k\u00ebmb\u00ebnguli edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash t\u00eb cilat u rr\u00ebzuan si t\u00eb pabazuara n\u00eb ligj nga KPA dhe n\u00eb fund braktisi seanc\u00ebn, duke pretenduar se po i shkeleshin t\u00eb drejtat.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur del se nj\u00eb mori shkresash t\u00eb paraqitura nga Gashi nuk u mor\u00ebn si prova, pasi po ashtu u konstatua se b\u00ebheshin \u201cme q\u00ebllim zvarritjen e gjykimit\u201d. Nga vendimi duket se m\u00eb shum\u00eb se sa mbrojtjes s\u00eb vetes, Gashi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb gjej\u00eb t\u00eb \u00e7ara n\u00eb vendimarrjen e KPK dhe KPA, p\u00ebr ta ankimuar m\u00eb pas \u00e7\u00ebshtjen e saj si shkelje e t\u00eb drejtave n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Ajo pretendon se Komisioni nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kishte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli n\u00eb Kolegj t\u00eb kishte avokate t\u00eb motr\u00ebn edhe pse KPA u shpreh se kjo binte ndesh me statusin e saj si gjyqtare n\u00eb momentin kur po shqyrtohej \u00e7\u00ebshtja. Madje, braktisja e seanc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demostrative u b\u00eb me pretekstin se nuk po i lejohej mbrojtje edhe pse KPA me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm i dha koh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjente nj\u00eb avokat t\u00eb licesuar.<\/p>\n<p><strong>Raport mjek\u00ebsor dhe k\u00ebrkesa proceduriale<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebr pretendimet e ngritura n\u00eb ankimin e Rovena Gashit ndaj vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ishte p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb raport mjek\u00ebsor i marr\u00eb dy dit\u00eb para dat\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Gashi e paraqiti raportin n\u00eb ankim duke pretenduar se ajo nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb ishte e pranishme n\u00eb seanc\u00eb dhe t\u00eb ushtronte mbrojtjen. Ajo po ashtu pretendoi se nuk kishte pasur mund\u00ebsi t\u00eb kishte mbrojt\u00ebs ligjor.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesja Nd\u00ebrkomb\u00ebtare Mia Roessingh i paraqiti Kolegjit nj\u00eb s\u00ebr\u00eb gjetjesh mbi k\u00ebt\u00eb raport mjek\u00ebsor. Ajo vuri n\u00eb dispozicion shk\u00ebmbimet zyrtare mes KPK-s\u00eb dhe Gashit. Sipas k\u00ebtyre gjetjeve, Gashi nuk e kishte njoftuar asnj\u00ebher\u00eb KPK-n\u00eb se kishte nj\u00eb raport mjek\u00ebsor dhe as kishte k\u00ebrkuar prej trup\u00ebs q\u00eb t\u2019i jepte koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cV\u00ebzhguesja Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka paraqitur gjetjen se ankuesja, s\u00eb bashku me ankimin, ka paraqitur nj\u00eb raport mjek\u00ebsor t\u00eb l\u00ebshuar me dat\u00eb 18.07.2018, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit tregohet s\u00ebmundja e saj p\u00ebr periudh\u00ebn 19.07.2018 \u2013 02.08.2018, por ky raport nuk \u00ebsht\u00eb paraqitur asnj\u00ebher\u00eb pran\u00eb Komisionit,\u201d thuhet n\u00eb vendim. KPA po ashtu b\u00ebn me dije se bashk\u00ebshorti i Gashit, prokurori Dritan Gina (i identifikuar n\u00eb vendim si D.G.) kishte dor\u00ebzuar dorazi mbrojtjen e shkruar t\u00eb saj dhe n\u00eb t\u00eb nuk p\u00ebrmendej as gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore dhe as pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>KPA thot\u00eb se Komisioni nuk ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb as n\u00eb e-mailet e shk\u00ebmbyera me vet\u00eb Gashin, e cila po ashtu nuk kishte k\u00ebrkuar shtyrje t\u00eb seanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Kolegji thot\u00eb n\u00eb vendim se raporti mjek\u00ebsor dhe gjetjet p\u00ebr t\u00eb ishin arsyeja q\u00eb u caktua t\u00eb zhvillohej nj\u00eb seanc\u00eb publike, q\u00eb do t\u2019i jepte subjektit mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb versionin e saj t\u00eb fakteve. Por si\u00e7 rezultoi, Gashi nuk dha sqarime mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb pasi n\u00eb t\u00eb tre seanca q\u00eb u zhvilluan ajo k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb motra e saj gjyqtare t\u00eb pranohej si mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>K\u00ebrkesat q\u00eb u rr\u00ebzuan nga KPA u cil\u00ebsuan nga motra e prokurores Ema Gashi, si shkelje \u201ce\u00a0 paprecedent\u00eb proceduriale\u201d.\u00a0 Kjo e fundit paraqiti edhe dor\u00ebheqjen n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, por KPA shprehet se kjo dor\u00ebheqje do t\u00eb kishte shtyr\u00eb deri n\u00eb korrik shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit, ligji kishte parashikuar dy m\u00ebnyra p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga statusi i magjistratit, por Gashi i ishte referuar asaj pjese t\u00eb ligjit q\u00eb e shtynte vendimarrjen e KLGJ deri n\u00eb 15 korrik. (Vendimi i KLGJ p\u00ebr mbarimin e statusit magjistrat p\u00ebr Ema Gashin u publikua n\u00eb 5 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti).<\/p>\n<p>KPA shprehet se \u201cnuk rezulton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb posa\u00e7me\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb dor\u00ebheqja t\u00eb hynte m\u00eb shpejt n\u00eb fuqi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe Kolegji \u201ct\u00eb garantonte zbatimin e parimit t\u00eb ekonomis\u00eb gjyq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb tej KPA shprehet se \u201csubjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e personave t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb zot\u00ebsi t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar, pra mund t\u2019i kryej\u00eb vet\u00eb t\u00eb gjitha veprimet procedurale, p\u00ebrve\u00e7se kur ligji parashikon ndryshe\u201d. N\u00eb vendim thuhet se ajo \u201cnuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e subjekteve q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur domosdoshm\u00ebrish me p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor t\u00eb caktuar nga shteti\u201d.<\/p>\n<p>Vendimarrja e Kolegjit p\u00ebr t\u00eb mos lejuar Ema Gashin si avokate b\u00ebri q\u00eb subjekti t\u00eb braktiste seanc\u00ebn. KPA e cil\u00ebson k\u00ebt\u00eb si braktisje vullnetare. N\u00eb vendim po ashtu b\u00ebhet me dije se Gashit iu dha koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb mbrojt\u00ebs, \u201cpor ajo me vullnetin e saj t\u00eb lir\u00eb hoqi dor\u00eb nga e drejta p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb seanc\u00ebn publike t\u00eb Kolegjit\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji nuk shprehet se si i cil\u00ebsoi k\u00ebto raste, por n\u00eb vendim b\u00ebhet me dije se forma t\u00eb ngjashme q\u00eb u p\u00ebrdor\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit kishin qen\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe p\u00ebr t\u00eb vonuar seanc\u00ebn. Nd\u00ebrkoh\u00eb KPA thot\u00eb se Komisioni nuk kishte pasur arsye p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb procesin, pasi Gashi nuk i kishte b\u00ebr\u00eb me dije as raportin mjek\u00ebsor dhe as nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb specifike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p><strong>Ankim kund\u00ebr t\u00eb gjith\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur bie n\u00eb sy se Gashi \u00ebsht\u00eb ankuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe gjith\u00e7ka. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, KPA v\u00eb n\u00eb dukje se ish-prokurorja ishte ankuar ndaj DSIK-s\u00eb, edhe pse KPK vendosi ta hetonte at\u00eb vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe raporti p\u00ebr figur\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb.<\/p>\n<p>KPA i ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjitha ankesat e Gashit, p\u00ebrfshi edhe pretendimin e saj se ishte paragjykuar apo se ishte sulmuar politikisht. Kolegji b\u00ebri me dije se ishin rr\u00ebzuar pretendimet ndaj Inspektorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>KPA ka rr\u00ebzuar edhe pretendimet p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri t\u00eb institucioneve publike ndaj saj. Gashi pretendonte se n\u00eb funksionin q\u00eb kishte pasur si prokurore, ajo kishte k\u00ebrkuar heqje mandati p\u00ebr dy ish-deputet\u00eb dhe se kjo i b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebanshme ndaj saj institucionet e zgjedhura me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb nga Kuvendi.<\/p>\n<p>Po ashtu ishin cil\u00ebsuar si jo t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen pretendime ndaj vendimarrjes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, e cila \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e juridiksionit t\u00eb zakonsh\u00ebm q\u00eb nuk kishte lidhje me procesin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb arsyetim i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe sa i p\u00ebrket pretendimit t\u00eb Gashit se p\u00ebr vendimmarrjen ndaj saj duhej pritur Gjykata e Strasburgut, ku ajo dhe bashk\u00ebshorti kishin ankuar vendimin e Arta Markut.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej pretendimeve m\u00eb serioze t\u00eb Gashit n\u00eb t\u00eb cilin k\u00ebrkohej \u201cpavlefshm\u00ebri absolute e akteve\u201d, p\u00ebr shkak se p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb hetimit relatore kishte qen\u00eb Suela Zhegu u rr\u00ebzua sidoqoft\u00eb si i pabazuar n\u00eb prova.<\/p>\n<p>\u201cFakti i z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb relatores p\u00ebrjashton nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe ndikimin e k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb zhvillimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb procesit, sikurse edhe mund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit p\u00ebrcaktuese n\u00eb vendimmarrjen n\u00eb fund t\u00eb procedur\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA rr\u00ebzoi edhe pretendimi se Komisioneri Lulzim Hamitaj, duke qen\u00eb i denoncuar publikisht p\u00ebr falsifikim t\u00eb certifikat\u00ebs s\u00eb njohjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb huaj dhe pasi ndaj tij kishte nisur nj\u00eb hetim nga prokuroria, nuk plot\u00ebsonte m\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar i KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Kolegji arsyetoi se Hamitaj ishte zgjedhur nga Kuvendi dhe se \u201ccil\u00ebsia e dh\u00ebn\u00eb nga Kuvendi nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet n\u00ebp\u00ebrmjet shkakut ankimor\u201d.\u00a0 Kolegji shprehet edhe p\u00ebr ankimin ndaj v\u00ebzhgueses s\u00eb ONM-s\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se puna e k\u00ebtij organi nuk ishte \u201cobjekt kontrolli nga ana e Kolegjit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb problemeve n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb, Gashi ka ankimuar edhe form\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn ishte shkruar vendimi. KPA gjeti t\u00eb pabazuara pretendimet se ishte diskriminuar duke mos u identifikuar me titull t\u00eb plot\u00eb nga KPK n\u00eb dispozitivin e vendimit. Kolegji thot\u00eb se KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte zbatuar korrekt\u00ebsisht ligjin. Po ashtu, KPA shprehet se Komisioni ishte referuar korrekt\u00ebsisht n\u00eb dispozitat ligjore mbi t\u00eb cilat ishte marr\u00eb vendimi p\u00ebr shkarkimin e ish-prokurores.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese gjeti t\u00eb pabazuara edhe pretendimet se Gashit nuk ishte dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb paraqitur prova dhe se nuk i ishin marr\u00eb parasysh provat e saj. KPA shprehet n\u00eb vendim se pretendimet binin ndesh me \u00e7far\u00eb kishte ndodhur n\u00eb KPK dhe \u00e7far\u00eb kishte k\u00ebrkuar subjekti n\u00eb shkresat d\u00ebrguar Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim, KPA b\u00ebn me dije se ajo vet\u00eb refuzoi t\u00eb merrte prova t\u00eb reja nga Gashi, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se nj\u00eb pjes\u00eb e tyre ishin shqyrtuar nga KPK dhe ishin cituar publikisht prej Komisionit. \u201cJan\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb si prova t\u00eb reja, akte q\u00eb rezultojn\u00eb t\u00eb administruara n\u00eb dosjen e p\u00ebrcjell\u00eb nga Komisioni dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e k\u00ebtyre akteve rezultojn\u00eb t\u00eb cituara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb tekstin e vendimit nr. 48, dat\u00eb 25.07.2018, t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, t\u00eb shpallur publikisht\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPA thekson se aktet e k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb si prova \u201cedhe po t\u00eb konsiderohen t\u00eb v\u00ebrteta, nuk ndikojn\u00eb n\u00eb marrjen e vendimit\u201d, nd\u00ebrsa v\u00eb n\u00eb dukje se ato kishin p\u00ebr q\u00ebllim \u201czvarritjen e gjykimit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimi mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb subjektesh t\u00eb tjera, Gashi nuk \u00ebsht\u00eb fokusuar t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni. N\u00eb ankimin e cituar nga KPA, \u00e7\u00ebshtjet e pasuris\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Gashi pretendoi q\u00eb babai i saj t\u00eb mos konsiderohej person i lidhur, por Kolegji e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim me faktin se ai i kishte dhuruar asaj sht\u00ebpin\u00eb dhe kishte kontribuar n\u00eb shkollimin e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb pas Kolegji doli n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat p\u00ebrfundime si ato t\u00eb KPK-s\u00eb. N\u00eb vendim arsyetohet se p\u00ebr dy pasurit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ishte ankuar ndaj vendimit t\u00eb KPK, Gashi kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb. Ngjash\u00ebm me KPK, Kolegji iu referua si prov\u00eb kryesore akteve noteriale duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se ato ishin bind\u00ebse dhe nuk ishin kund\u00ebrshtuar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kushtet kur nuk ka as kund\u00ebrshtim, sipas ligjit, t\u00eb akteve dhe veprimeve noteriale, as rregullim t\u00eb pasojave q\u00eb ato kan\u00eb sjell\u00eb, k\u00ebto akte\/veprime noteriale jan\u00eb fuqiplota p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka d\u00ebshmojn\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Kolegji arsyetoi po ashtu edhe mbi fitimin e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb apartamentin q\u00eb i ishte dhuruar Gashit nga babai. N\u00eb p\u00ebrfundim, KPA gjeti se ish-prokurorja rezultonte me bilanc negativ prej 7.8 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cDokumentacioni i paraqitur nga subjekti i rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb analizuar dhe vler\u00ebsuar se nuk ka pasur as p\u00ebrmbajtje dhe as forc\u00eb provuese t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kahun e rezultateve t\u00eb pasqyruara n\u00eb tabelat e m\u00ebsip\u00ebrme,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, KPA vendosi t\u00eb l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit, duke b\u00ebr\u00eb me dije se shkarkimi i Gashit merrte form\u00eb t\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Vendimi i zbardhur i Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit tregon se ish-prokurorja Rovena Gashi pretendoi nj\u00eb mori shkeljesh t\u00eb procedurave dhe u ankua p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb institucionesh, edhe pse nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve nuk kishin lidhje me vendimin ndaj saj. Kolegji i rr\u00ebzoi t\u00eb gjitha ankesat si t\u00eb pabazuara. Rovena Gashi p\u00ebrdori nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":100017,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100016","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100016\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100017"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}