{"id":100445,"date":"2019-08-04T15:56:55","date_gmt":"2019-08-04T13:56:55","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=100445"},"modified":"2019-08-04T15:56:55","modified_gmt":"2019-08-04T13:56:55","slug":"vrau-babane-me-cekic-dhe-i-hodhi-trupin-ne-liqen-denohet-i-riu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vrau-babane-me-cekic-dhe-i-hodhi-trupin-ne-liqen-denohet-i-riu\/","title":{"rendered":"Vrau baban\u00eb me \u00e7eki\u00e7 dhe i hodhi trupin n\u00eb liqen, d\u00ebnohet i riu"},"content":{"rendered":"<p>Vrau baban\u00eb dhe i hodhi trupin n\u00eb liqenin e Fark\u00ebs, d\u00ebnohet me 21 vite burg Selman Alija.<\/p>\n<p>Gjykata p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda e ka gjetur fajtor 28- vje\u00e7arin p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes n\u00eb familje dhe rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb e ka d\u00ebnuar at\u00eb. Alija, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017, pas nj\u00eb debati t\u00eb momentit, goditi baban\u00eb e tij, Fejzi Alija, dhe m\u00eb pas trupin e tij e mbuloi me nj\u00eb batanije dhe e hodhi n\u00eb liqen, p\u00ebr t\u2019u larguar m\u00eb pas nga Tirana.<\/p>\n<p>\u201cDeklarimin fajtor t\u00eb t\u00eb pandehurit Selman Fejzi Alij\u00ebs, p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u2018Vrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u2019 dhe, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 79\/c t\u00eb Kodit Penal, e d\u00ebnon me nj\u00ebzet e nj\u00eb vjet burgim. Vuajtja e d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb pandehurin Selman Fejzi Alija fillon t\u2019i llogaritet nga data 23.12.2017, dita e arrestimit tij\u201d, shkruhet n\u00eb vendimin e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Prokuroria kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnimin me 22 vite burg p\u00ebr 28-vje\u00e7arin, nd\u00ebrsa mbrojtja n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare, k\u00ebrkoi ndryshimin e akuz\u00ebs, nga \u201cVrasje p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u201d n\u00eb \u201cVrasje e kryer n\u00eb kushte t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb psikologjike\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtja n\u00eb p\u00ebrfundim k\u00ebrkoi ndryshimin e cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale nga \u2018Vrasja p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve familjare\u2019, parashikuar nga neni 79\/c i K. Penal n\u00eb vepr\u00ebn penale \u2018Vrasja e kryer n\u00eb gjendje t\u00eb tronditjes s\u00eb fort\u00eb psikike\u2019, t\u00eb parashikuar nga neni 82 i Kodit Penal\u201d, shkruhet n\u00eb vendim, por k\u00ebrkesa nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga Gjykata, q\u00eb e ka shpallur fajtor p\u00ebr vrasje brenda familjes. Nga d\u00ebshmit\u00eb e dh\u00ebna nga t\u00eb af\u00ebrm, por edhe t\u00eb vet\u00eb 28- vje\u00e7arit, duket se dhuna dhe ofendimet e kan\u00eb shtyr\u00eb Selman Alij\u00ebn t\u00eb vriste baban\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Familjar\u00ebt e 28-vje\u00e7arit kan\u00eb pohuar n\u00eb Gjykat\u00eb se pas fejes\u00ebs, pa d\u00ebshir\u00ebn e tij, marr\u00ebdh\u00ebniet at\u00eb e bir ishin acaruar dhe shpesh kishin pasur debate. Nga d\u00ebshmia e mamas\u00eb s\u00eb t\u00eb riut dhe motr\u00ebs s\u00eb tij, flitej p\u00ebr nj\u00eb histori keqtrajtimesh psikologjike dhe fizike t\u00eb zgjatura n\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1564926990454\"><\/div>\n<p><strong>PRANIMI<\/strong><br \/>\nSelman Alija \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Kam\u00ebz, n\u00eb dhjetor t\u00eb 2017-\u00ebs, kur pas nj\u00eb udh\u00ebtimi deri n\u00eb Kuk\u00ebs pas vrasjes, ishte duke u kthyer n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. Menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit, Selman Alija e ka pranuar at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, duke treguar edhe detaje p\u00ebr ngjarjen. \u201cMbr\u00ebmjen e 22 dhjetorit, rreth or\u00ebs 17:00, kur ishte err\u00ebsuar, isha n\u00eb der\u00ebn e avllis\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00eb port\u00ebn kryesore, s\u00eb bashku me baban\u00eb, Fejzi Alija, ku po shkarkonim disa materiale p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb nga nj\u00eb zetor. K\u00ebto materiale i kishim marr\u00eb te motra e babit. N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po shkarkoja thas\u00ebt me materiale nga mjeti, babai m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u2018nusen t\u00ebnde e kemi p\u00ebrgjysm\u00eb s\u00eb bashku\u2019.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment e kam goditur nga pas koke me nj\u00eb \u00e7eki\u00e7 hekuri, e kam goditur 4 her\u00eb me \u00e7eki\u00e7 dhe pasi ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb tok\u00eb, e kam mb\u00ebshtjell\u00eb me nj\u00eb tapet t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cilin e p\u00ebrdornim p\u00ebr t\u00eb mbuluar makin\u00ebn. E kam hipur n\u00eb makin\u00ebn e v\u00ebllait, i cili jeton jasht\u00eb shtetit. Kam futur trupin e babait n\u00eb bagazh dhe m\u00eb pas jam nisur me makin\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb liqenit te varrezat. Kur kam arritur te liqeni, kam hapur bagazhin p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb trupin e babait, por ai po l\u00ebvizte dhe e kam goditur nj\u00eb her\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme t\u00eb ballit. Pastaj e kam nxjerr\u00eb trupin nga bagazhi i makin\u00ebs dhe e kam futur deri n\u00eb gjysm\u00eb t\u00eb trupit n\u00eb uj\u00eb dhe e kam l\u00ebshuar trupin n\u00eb liqen\u201d, ka d\u00ebshmuar i riu.<\/p>\n<p><strong>KALL\u00cbZIMI<\/strong><br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb disa gjurm\u00eb gjaku, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb familjar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb dyshonin se n\u00eb banes\u00ebn e tyre mund t\u00eb kishte ndodhur nj\u00eb krim. N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e saj, n\u00ebna e t\u00eb pandehurit tregon se n\u00eb oborr ka par\u00eb gjurm\u00eb gjaku dhe u ka treguar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb shkuar n\u00eb Polici dhe kan\u00eb b\u00ebr\u00eb denoncimin. \u201cPasi po kontrolloja rreth e rrotull n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi n\u00eb nj\u00eb tok\u00eb aty af\u00ebr, kam gjetur gjurm\u00eb gjaku dhe u thash\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. M\u00eb pas vendos\u00ebm t\u00eb njoftonim Policin\u00eb. Pas k\u00ebsaj djali dhe dh\u00ebndri telefonuan Policin\u00eb dhe m\u00eb pas shkuam n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb nr. 1. Aty kemi kall\u00ebzuar faktin q\u00eb nuk e dinim se ku ndodheshin Selmani dhe Fejziu dhe u treguam edhe q\u00eb kemi gjetur gjurm\u00eb gjaku te toka\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur ajo. \/Panorama\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vrau baban\u00eb dhe i hodhi trupin n\u00eb liqenin e Fark\u00ebs, d\u00ebnohet me 21 vite burg Selman Alija. Gjykata p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda e ka gjetur fajtor 28- vje\u00e7arin p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes n\u00eb familje dhe rreth nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb e ka d\u00ebnuar at\u00eb. Alija, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017, pas nj\u00eb debati t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100445","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-lajme","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100445","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100445"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100445\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100445"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100445"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100445"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}