{"id":100585,"date":"2019-08-05T16:40:01","date_gmt":"2019-08-05T14:40:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=100585"},"modified":"2019-08-05T16:40:01","modified_gmt":"2019-08-05T14:40:01","slug":"meta-dekreton-ligjin-per-statusin-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/meta-dekreton-ligjin-per-statusin-e-gjyqtareve-dhe-prokuroreve\/","title":{"rendered":"Meta dekreton ligjin p\u00ebr statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e dy ligjeve t\u00eb miratuara nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ligjin \u201cP\u00ebr statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe ligjin \u201cP\u00ebr nism\u00ebn ligjv\u00ebn\u00ebse t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Presidenti Meta i konsideron t\u00eb drejta argumentet e Kuvendit p\u00ebr ligjin \u201cP\u00ebr statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Njoftimi i Presidenc\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti Meta dekreton shpalljen e dy ligjeve t\u00eb miratuara nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs b\u00ebn me dije se, Presidenti i Republik\u00ebs n\u00eb ushtrim t\u00eb kompetencave t\u00eb Tij, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 84 dhe 93 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, ka dekretuar me shpallje t\u00eb 2 (dy ) ligjeve t\u00eb miratuara nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, dhe konkretisht:<\/p>\n<p>Me Dekretin nr.11249, dat\u00eb 05.08.2019, Presidenti i Republik\u00ebs ka miratuar; \u201cShpalljen e ligjit nr. 48\/2019 \u201cP\u00ebr disa shtesa dhe ndryshime n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 \u201cP\u00ebr statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/p>\n<p>Realizimi i shtesave dhe ndryshimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj jan\u00eb argumentuar nga Kuvendi si t\u00eb nevojshme n\u00eb plot\u00ebsim t\u00eb vakumit t\u00eb krijuar p\u00ebr shkak t\u00eb Vendimit nr. 34, dat\u00eb 10.04.2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, q\u00eb ka shfuqizuar si t\u00eb papajtueshme me Kushtetut\u00ebn disa dispozita t\u00eb k\u00ebtij ligji, dhe q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me :<\/p>\n<p>Papajtueshm\u00ebrin\u00eb ambientale;<\/p>\n<p>Veprimtarit\u00eb e jashtme;<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimin;<\/p>\n<p>Kategorizimet e disa prej shkeljeve disiplinore;<\/p>\n<p>Masat disiplinore plot\u00ebsuese;<\/p>\n<p>Aksesin n\u00eb dokumentacion gjat\u00eb procesit disiplinor;<\/p>\n<p>Pezullimi nga detyra;<\/p>\n<p>Veprimtari k\u00ebto t\u00eb lidhura me funksionin apo procesin disiplinor q\u00eb zhvillohet ndaj gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebtyre plot\u00ebsimeve ligjore, Presidenti i Republik\u00ebs, konstatoi se ligjv\u00ebn\u00ebsi me ligjin nr. 48\/2019 ka realizuar gjithashtu m\u00eb shum\u00eb se 14 nd\u00ebrhyrje t\u00eb tjera n\u00eb ligjin nr. 96\/2016, me q\u00ebllim riparimin, p\u00ebrmir\u00ebsimin, qart\u00ebsimin dhe harmonizimin e dispozitave t\u00eb ligjit nr.96\/2016, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij.<\/p>\n<p>Kjo tregon se, n\u00eb momentin e miratimit t\u00eb ligjit nr.96\/2016, ky akt p\u00ebrve\u00e7 se ka patur probleme antikushtetushm\u00ebrie p\u00ebr t\u00eb cilat ka folur Gjykata Kushtetuese, gjithashtu ka patur edhe mang\u00ebsi t\u00eb tjera t\u00eb karakterit t\u00eb teknik\u00ebs legjislative, shprehje t\u00eb pasakta, gabime n\u00eb referime etj, q\u00eb n\u00ebse do t\u00eb ishte gjykuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb thelluar dhe jo t\u00eb nxituar nga ekspert\u00ebt vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb n\u00eb momentin e hartimit t\u00eb ligjit nr.96\/2016 dhe miratimit nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, nuk do t\u00eb ekzistonin.<\/p>\n<p>Edhe pse Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka realizuar ndryshimet e domosdoshme n\u00eb ligjin nr. 96\/2016 n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb vonuar, konkretisht pas m\u00eb shum\u00eb se 2-vjet nga momenti i vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese (prill 2017), s\u00ebrish Presidenti i Republik\u00ebs i mir\u00ebpret k\u00ebto ndryshime ligjore dhe p\u00ebr k\u00ebto arsye me Dekretin nr.11249, dat\u00eb 05.08.2019, ka vendosur shpalljen dhe miratimin e k\u00ebtij ligji.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, nxit dhe inkurajon K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, apo organet e tjera t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb sipas p\u00ebrcaktimeve t\u00eb ligjit nr.96\/2016, dat\u00eb 06.10.2016 \u201cP\u00ebr statusin e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, tashm\u00eb t\u00eb ndryshuar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7mos q\u00eb i gjith\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor dhe ai i prokuroris\u00eb t\u00eb funksionojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur.<\/p>\n<p>Pas plot\u00ebsimit dhe p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb ligjit, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi e organeve respektive t\u00eb zbatojn\u00eb me rigorozitet, jo vet\u00ebm ligjin nr. 96\/2016, por gjith\u00eb kuadrin kushtetues dhe ligjor t\u00eb paket\u00ebs n\u00eb reform\u00ebn e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb ket\u00eb gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, t\u00eb aft\u00eb profesionalisht, t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb pranohen, em\u00ebrohen, dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb karrier\u00ebn e tyre brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, bazuar mbi nj\u00eb sistem vler\u00ebsimi dhe promovimi q\u00eb bazohet n\u00eb merit\u00eb, profesionaliz\u00ebm dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Organet respektive nuk duhet t\u00eb tolerojn\u00eb asnj\u00eb sjellje apo fenomen negativ brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe duhet t\u00eb marrin sa m\u00eb shpejt t\u00eb gjitha masat e nevojshme q\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb jet\u00eb funksional dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do veprim i magjistratit q\u00eb cenon figur\u00ebn e gjyqtarit dhe prokurorit n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb shqiptare, duhet t\u00eb verifikohet, hetohet dhe gjykohet n\u00eb p\u00ebrputhje me standartet kushtetuese dhe sipas k\u00ebrkesave rigoroze t\u00eb ligjit.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs gjithshtu me Dekretin nr. 11250, dat\u00eb 05.08.2019, ka miratuar \u201cShpalljen e ligjit nr. 54\/2019 \u201cP\u00ebr nism\u00ebn ligjv\u00ebn\u00ebse t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky ligj u krijon mund\u00ebsi qytetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Kuvend propozime t\u00eb ligjeve p\u00ebr miratim.<\/p>\n<p>Ky ligj ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb rregulloj\u00eb procedur\u00ebn e detajuar mbi nd\u00ebrmarrjen e nismave ligjv\u00ebn\u00ebse popullore nga 20 mij\u00eb shtetas me t\u00eb drejt\u00eb vote, duke filluar nga momenti i regjistrimit t\u00eb nism\u00ebs, deri n\u00eb paraqitjen e tyre n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shqyrtim dhe miratim.<\/p>\n<p>Ky rregullim me ligj \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve p\u00ebr rritjen e t\u00eb drejtave t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb qeverisjen e vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte, promovimi i nism\u00ebs ligjv\u00ebn\u00ebse popullore, si pjes\u00eb e institucioneve kushtetuese t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb, \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar si nj\u00eb nevoj\u00eb e domosdoshme nga Presidenti i Republik\u00ebs, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebrsye me Dekretin nr. 11250, dat\u00eb 05.08.2019, ai ka miratuar shpalljen e ligjit nr. 54\/2019.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e dy ligjeve t\u00eb miratuara nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ligjin \u201cP\u00ebr statusin e Gjyqtar\u00ebve dhe Prokuror\u00ebve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d dhe ligjin \u201cP\u00ebr nism\u00ebn ligjv\u00ebn\u00ebse t\u00eb zgjedh\u00ebsve n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d. Presidenti Meta i konsideron t\u00eb drejta argumentet e Kuvendit p\u00ebr ligjin \u201cP\u00ebr statusin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":99906,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100585","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100585","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100585"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100585\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99906"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100585"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100585"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100585"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}