{"id":100622,"date":"2019-08-06T11:34:29","date_gmt":"2019-08-06T09:34:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=100622"},"modified":"2019-08-06T11:34:29","modified_gmt":"2019-08-06T09:34:29","slug":"basha-1-3-e-socialisteve-refuzuan-ramen-ne-kemi-planin-per-ndryshim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/basha-1-3-e-socialisteve-refuzuan-ramen-ne-kemi-planin-per-ndryshim\/","title":{"rendered":"Basha: 1\/3 e socialist\u00ebve refuzuan Ram\u00ebn! Ne kemi planin p\u00ebr ndryshim"},"content":{"rendered":"<p>Nga Patosi, n\u00eb nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e zon\u00ebs, kreu i opozit\u00ebs Lulzim Basha deklaroi se 1\/3 e socialist\u00ebve refuzuan m\u00eb 30 qershor qeverisjen hajdute dhe kriminale t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Kryedemokrati iu referua shembullit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Patosit, ku tha se pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime ishte e ul\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket pjes\u00ebmarrjes reale, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb detyruar me forc\u00eb, n\u00eb bashkin\u00eb e Patosit, refuzimi masiv ka arritur nj\u00eb tjet\u00ebr rekord me 13 p\u00ebr qind. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb Patos vet\u00ebm nj\u00eb n\u00eb tre socialist\u00eb ka shkuar t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb procesin fars\u00eb t\u00eb 30 qershorit, nd\u00ebrsa dy n\u00eb tre kan\u00eb vendosur ta bojkotojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fars\u00eb dhe t\u00eb rreshtohen n\u00eb krahun krahun e v\u00ebllez\u00ebrve dhe motrave t\u00eb tyre demokrat\u00eb, kund\u00ebr junt\u00ebs kriminale, kund\u00ebr hajdut\u00ebris\u00eb, barbaris\u00eb dhe grabitjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d, u shpreh Basha.<\/p>\n<p>Kryetari i PD vuri n\u00eb dukje se ky nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i arritur brenda nj\u00eb jave, por i protestave dhe i q\u00ebndrimeve politike t\u00eb PD.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb pik\u00ebrisht protestat popullore, \u00ebsht\u00eb q\u00ebndresa juaj, kurajo juaj, vendosm\u00ebria juaj q\u00eb ka zgjuar kurajon dhe ka vet\u00ebdij\u00ebsuar gjith\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrfshir\u00eb zgjedh\u00ebsit e ndersh\u00ebm socialist\u00eb, se 30 qershori nuk b\u00ebhej p\u00ebr ta, por p\u00ebr nj\u00eb klik\u00eb hajdut\u00ebsh, q\u00eb ka thyer \u00e7do rekord bab\u00ebzie dhe hajdut\u00ebrie n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb Ballkan, tha Basha, i cili u kujtoi qytetar\u00ebve t\u00eb Patosit disa nga mashtrimet dhe vendimet e qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs p\u00ebr vjedhjen e tyre.<\/p>\n<p>\u201cA nuk \u00ebsht\u00eb kjo klik\u00eb hajdute q\u00eb e zvarriti statusin e minatorit sa mund\u00ebn?! Kaluan ligjin n\u00eb momentin e fundit dhe kan\u00eb kaluar 2 vjet dhe ligji \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi, por nuk zbatohet! A nuk jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb mashtruan banor\u00ebt e Zharr\u00ebzes?! A nuk jan\u00eb k\u00ebta p\u00ebrfituesit e drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb vjedhjes kolosale q\u00eb i b\u00ebhet nj\u00eb prej pasurive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pellgu naft\u00ebmbajt\u00ebs i Patos-Marinz\u00ebs?! A nuk jan\u00eb k\u00ebta q\u00eb p\u00ebrzun\u00eb investitor\u00ebt e huaj per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr ta grabitur m\u00eb kollaj naft\u00ebn dhe nxitur kontraband\u00ebn dhe evazionin?!\u201d, deklaroi kreu i PD.<\/p>\n<p>Lideri i opozit\u00ebs tha se n\u00eb vend t\u00eb qeverisjes, Edi Rama ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb sistem banditesk grabitjeje.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do vendim, \u00e7do akt qeverie, \u00e7do ligj parlamenti, \u00e7do rregullore, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjedhur dhe p\u00ebr t\u00eb grabitur.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm me vjedhjen e buxhetit, vjedhjen n\u00eb dogana, q\u00eb ka kapur nivele t\u00eb pad\u00ebgjuara q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza t\u00eb qeverisjes s\u00eb Fatos Nanos, vjedhjen me tatimet, vjedhjen me tenderat. Tani po vjedhin me koncensionet dhe PPP-t\u00eb. Ka shkuar \u00e7mimi p\u00ebr kilomet\u00ebr rruge n\u00eb Shqip\u00ebri 5 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se sa n\u00eb Japonin\u00eb e t\u00ebrmeteve, 10 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se sa \u00e7mimi mesatar europian, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vjedhja n\u00eb rrug\u00ebn Milot-Balldren, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vjedhja n\u00eb rrug\u00ebn Vlor\u00eb-Orikum\u201d, u shpreh lideri i opozit\u00ebs n\u00eb takimin me strukturat e PD n\u00eb Patos.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb treguar se Kryeministri Edi Rama nuk do t\u00eb ndalet n\u00eb vjedhjet e tij deri n\u00eb momentet e fundit si kryeminist\u00ebr, Lulzim Basha renditi edhe disa afera t\u00eb tjera korruptive t\u00eb k\u00ebtyre jav\u00ebve t\u00eb fundit, si\u00e7 i cil\u00ebsoi ai.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb ver\u00eb kan\u00eb planifikuar edhe vjedhje t\u00eb tjera, vjedhjen me uniformat e policis\u00eb ku kan\u00eb dyfishuar \u00e7mimin. Po b\u00ebjn\u00eb gati koncensionin 100 euro tarif\u00eb shtes\u00eb \u00e7do biznesi p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr truk me gjoja nj\u00eb kompani kroate, p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb 100 euro nga \u00e7do biznes, a thua nuk e kan\u00eb k\u00ebputur me taksa, gjoba, me \u00e7mimin e naft\u00ebs, me \u00e7mimin e energjis\u00eb. Teatri, vjedhje e past\u00ebr nj\u00ebsoj si Unaza e Re, nj\u00ebsoj si stadiumi e k\u00ebshtu me radh\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kreu i opozit\u00ebs tha se kjo kup\u00eb t\u00eb mbushur dhe e derdhur hajdut\u00ebrie qeveritare dhe varf\u00ebrimi t\u00eb shqiptar\u00ebve solli reagimin popullor t\u00eb 30 qershorit.<\/p>\n<p>\u201cProtestat dhe vendimet p\u00ebr djegien e mandateve q\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsuan shqiptar\u00ebt se kjo luft\u00eb nuk b\u00ebhej p\u00ebr karriget dhe mandatet tona, nuk b\u00ebhej p\u00ebr privilegjet e pushtetit, por b\u00ebhej p\u00ebr qytetar\u00ebt. Ndaj dhe protestat nuk u shuan, por u b\u00ebn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb vendosura, gjithmon\u00eb e m\u00eb t\u00eb fuqishme, p\u00ebr t\u00eb kulmuar me 30 qershorin. Kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk kemi pasur nj\u00eb bashkim t\u00eb till\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve. 85 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve iu p\u00ebrgjigjen thirrjes ton\u00eb dhe refuzuan fars\u00ebn, refuzuan regjimin e Edi Ram\u00ebs. U b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e shumic\u00ebs \u201cRama ik\u201d, deklaroi Basha n\u00eb Patos, duke shprehur mir\u00ebnjohjen p\u00ebr besimin q\u00eb qytetar\u00ebt treguan tek PD dhe opozita.<\/p>\n<p>\u201cBrenda k\u00ebtij refuzimi popullor, ka edhe nj\u00eb lajm tjet\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh. 30 qershori nuk \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb dhe vet\u00ebm refuzimi i Edi Ram\u00ebs dhe regjimit t\u00eb tij, nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb kryengritje masive popullore kund\u00ebr mjerimit ekonomik q\u00eb ai ka mbjell\u00eb, papun\u00ebsis\u00eb, varf\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb edhe nj\u00eb thirrje popullore p\u00ebr ndryshim. Dhe kjo thirrje i drejtohet t\u00eb vetmit faktor politik q\u00eb ka kapacitetet, burimet njer\u00ebzore, vizionin, planin p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb ndryshim t\u00eb mundur, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Partia Demokratike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Opozita e Bashkuar\u201d, deklaroi Lulzim Basha.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Patosi, n\u00eb nj\u00eb takim me demokrat\u00ebt e zon\u00ebs, kreu i opozit\u00ebs Lulzim Basha deklaroi se 1\/3 e socialist\u00ebve refuzuan m\u00eb 30 qershor qeverisjen hajdute dhe kriminale t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Kryedemokrati iu referua shembullit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Patosit, ku tha se pjes\u00ebmarrja n\u00eb votime ishte e ul\u00ebt. \u201cSa i p\u00ebrket pjes\u00ebmarrjes reale, p\u00ebrfshir\u00eb ata q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":100623,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100622","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100622","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100622"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100622\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100623"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100622"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100622"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100622"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}