{"id":101565,"date":"2019-08-15T10:27:19","date_gmt":"2019-08-15T08:27:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=101565"},"modified":"2019-08-15T10:27:19","modified_gmt":"2019-08-15T08:27:19","slug":"drafti-per-shpifjen-gazetaret-dhe-osbe-kunder-ama-s-si-gjykate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/drafti-per-shpifjen-gazetaret-dhe-osbe-kunder-ama-s-si-gjykate\/","title":{"rendered":"\u201cDrafti p\u00ebr shpifjen\u201d, gazetar\u00ebt dhe OSBE kund\u00ebr AMA-s si gjykat\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri komuniteti i gazetar\u00ebve, shoqatat q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre dhe Organizata p\u00ebr siguri dhe bashk\u00ebpunim n\u00eb Europe po kund\u00ebrshtojn\u00eb me forc\u00eb projektin e qeveris\u00eb p\u00ebr shpifjen.<\/p>\n<p>Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja t\u00eb Autoritetit t\u00eb mediave audiovizive, q\u00eb merr rolin e gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojn\u00eb q\u00eb mediat online n\u00eb rast shkelje mund t\u2019i drejtohen gjykat\u00ebs, vet\u00ebm pasi t\u00eb ken\u00eb paguar gjob\u00ebn e vendosur nga K\u00ebshilli i ankesave n\u00eb AMA.<\/p>\n<p>P\u00ebr portalet me burime t\u00eb kufizuara financiare kjo do t\u00eb thot\u00eb mbyllje e tyre pasi edhe ankimimi n\u00eb gjykat\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb tyre, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb e gjat\u00eb, nisur nga mbingarkesa e Gjykatave administrative.<\/p>\n<p>Autoritetet thon\u00eb se drafti p\u00ebr shpifjen synon t\u00eb rregulloj\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn online, dhe se gjat\u00eb diskutimeve n\u00eb komisione parlamentare n\u00eb vjesht\u00eb ai mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Qeveria pas shum\u00eb debatesh ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend draftin antishpifje q\u00eb parashikon nd\u00ebrhyrje n\u00eb tre ligje dhe n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb ministrave. Q\u00eb prej dhjetorit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb bisedime jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb disa organizata mediatike, Autoriteti i mediave audiovizive, ai i komunikimeve elektronike, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb OSBE. Qeveria \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr disa her\u00eb nga draftet e saj duke i ripunuar, por edhe drafti final e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb pak\u00ebnaqur p\u00ebrfaq\u00ebsin\u00eb mediatike. Autoritetet thon\u00eb se kjo nis\u00ebm synon t\u00eb vendos\u00eb rregull n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn online dhe nuk nd\u00ebrhyn n\u00eb median tradicionale.<\/p>\n<p>\u201cKjo vjen edhe si tendenc\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrgjith\u00ebsisht hap\u00ebsira online po konsumon shum\u00eb nga jeta e qytetar\u00ebve dhe \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb si\u00e7 ata mbrohen n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb mbrohen dhe nga hap\u00ebsira online\u201d- shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDrafti antishpfije krijon at\u00eb q\u00eb un\u00eb e quaj AMA gjykat\u00ebn, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ngre nj\u00eb institucion q\u00eb t\u00eb d\u00ebnon pa gjyq\u201d-thot\u00eb Elvin Luku, drejtues i Medialook.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb akt i till\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb e provokon t\u00eb drejt\u00ebn dhe parimet themelore t\u00eb gazetaris\u00eb n\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e vet, por n\u00eb nj\u00eb pikpamje ekskludon dhe t\u00eb drejt\u00ebn e \u00e7do personi q\u00eb penalizohet sipas k\u00ebtij projektligji, p\u00ebr ta d\u00ebrguar at\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb\u201d- pohon Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, Kryetar i Unionit t\u00eb gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Zv.Ministrja e drejt\u00ebsis\u00eb shpjegon rolin e AMA n\u00eb draftligj, duke vecuar disa element\u00eb q\u00eb sipas ekspert\u00ebve t\u00eb fush\u00ebs jan\u00eb atribute t\u00eb gjyq\u00ebsorit.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm n\u00ebse portali refuzon ta heq\u00eb mat\u00ebrialin q\u00eb bazohet n\u00eb fakte t\u00eb paqena, at\u00ebher\u00eb individi ka t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb tek AMA. Dhe AMA s\u00ebrish e fton portalin ose subjektin tjet\u00ebr mediatik, q\u00eb t\u00eb paraqes\u00eb argumentat e kund\u00ebrta duke i l\u00ebn\u00eb 48 or\u00eb koh\u00eb. \u00cbsht\u00eb munduar ligji t\u00eb krijoj\u00eb at\u00eb q\u00eb konsiderohet kontradiktoritet mbi faktet\u201d- shpjegon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta mbrojn\u00eb dinjitetin, por kjo duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb pro\u00e7esi gjyq\u00ebsor. Nj\u00eb trup\u00eb administrative si AMA nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjykat\u00ebn\u201d- argumenton Besar Likmeta, gazetar i BIRN.<\/p>\n<p>Qeveria ka hartuar disa variante t\u00eb draftit antishpifje dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka marr\u00eb miratimin final t\u00eb komunitetit t\u00eb gazetar\u00ebve t\u00eb BE, dhe OSBE. Edhe variant i ripunuar i saj q\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb Kuvend ka ngjallur s\u00ebrish shqet\u00ebsime. OSBE shprehu rezerva q\u00eb projektligji i jep rolin e gjykatave agjensive rregulluese AMA dhe AKEP.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpara se OSBE t\u00eb p\u00ebrgatiste raportin final, qeveria me nj\u00eb VKM, e injoroi opinionin e OSBE dhe e d\u00ebrgoi draftin n\u00eb Kuvend p\u00ebr shqyrtim dhe miratim\u201d- thot\u00eb Elvin Luku, drejtues i Qendr\u00ebs Medialook.<\/p>\n<p>\u201cProjektligji u jep shum\u00eb kompetenca agjenesive rregullese AMA dhe AKEP, q\u00eb jan\u00eb mbikqyr\u00ebs t\u00eb sistemit t\u00eb transmetimeve. Ato nuk duhet t\u00eb marrin rolin e gjykat\u00ebsit p\u00ebr rastet e shpifjes p\u00ebrshembull, ose p\u00ebr raste t\u00eb tjera q\u00eb u takojn\u00eb gjykatave t\u2019i zgjidhin\u201d- u shpreh p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs Harlem Desir, p\u00ebrfaq\u00ebsues i OSBE p\u00ebr lirin\u00eb e shtypit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj se qeveria nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me kok\u00ebfort\u00ebsi t\u00eb mbroj\u00eb draftet n\u00eb gjendjen aktuale\u201d- shprehu bindjen Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, kryetar i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cA mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet ligji? Patjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb kuvend deputetet mund t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00ebse v\u00ebn\u00eb re se ky propozim mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet diku. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ftes\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb gazetar\u00ebt, dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb mund t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar dhe p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb rregullim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb fush\u00ebs\u201d- sqaron Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb k\u00ebt\u00eb nj\u00eb asistenc\u00eb dhe monitorim m\u00eb t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrhyrjet e mundshme n\u00eb projektligjin aktual, por dhe interesim p\u00ebr rregullime specifike q\u00eb jan\u00eb propozuar nga grupet e interest\u201d- thot\u00eb Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, kryetar i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej shqet\u00ebsimeve t\u00eb shoqatave q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e gazetar\u00ebve, lidhet me aplikimin e gjobave t\u00eb nj\u00ebjta si p\u00ebr subjekte mediatike t\u00eb m\u00ebdha ashtu dhe p\u00ebr portalet me burime financiare t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>\u201cPenalitetet q\u00eb parashikohen q\u00eb fillojn\u00eb nga 100 mij\u00eb deri n\u00eb 1 milion lek\u00eb t\u00eb reja, jan\u00eb penalitete q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve nuk mund t\u00eb p\u00ebrballohen financiarisht nga gazetar\u00ebt\u201d- thot\u00eb Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, kryetar i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjobat jo vet\u00ebm jan\u00eb t\u00eb larta, por dhe joproporcionale.Nuk mund t\u00eb d\u00ebnosh n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn form\u00eb si nje televizion q\u00eb ka audienc\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe buxhet t\u00eb konsoliduar dhe nj\u00eb portal t\u00eb ri q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb ose dy vjet ekperienc\u00eb\u201d- argumenton Elvin Luku, drejtues i Qendr\u00ebs Medialook.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga aspektet ishte pik\u00ebrisht diferencimi i sanksioneve n\u00eb baz\u00eb t\u00eb shkeljeve. Ne k\u00ebt\u00eb e kemi pasqyruar dhe n\u00eb ligj duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb sanskioneve. Bllokimi b\u00ebhet vet\u00ebm p\u00ebr ato q\u00eb konsiderohen raste t\u00eb r\u00ebnda, si\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrhapja e materialave pornografike p\u00ebr t\u00eb mitur ose publikimi i materialeve terroriste, apo nxitje t\u00eb rasteve terroriste\u201d- thot\u00eb Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoqatave t\u00eb mediave v\u00ebrejn\u00eb me shqet\u00ebsim n\u00eb draftin e qeveris\u00eb faktin se gjoba paguhet pas vendimit t\u00eb k\u00ebshillit t\u00eb ankesave n\u00eb AMA dhe m\u00eb pas mund ta ankimosh at\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb. P\u00ebr ta kjo do t\u00eb thot\u00eb mbyllje e portalit, kur dihet tashm\u00eb se dhe rruga drejt vendimit final n\u00eb gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. E megjthat\u00eb autoritetet mendojn\u00eb se reforma n\u00eb drejt\u00ebsi do t\u00eb shmang\u00eb zvarritjen e procesve n\u00eb Gjykat\u00ebn administrative. Por AMA vihet n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave t\u00eb gazetar\u00ebve edhe p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>\u201cDhe kontenstimi b\u00ebhet pik\u00ebrisht dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar AMA dhe si zgjidhen an\u00ebtar\u00ebt e bordit, ku 3 propozohen nga opozita 3 nga mazhoranca dhe kryetari zgjidhet me shumic\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, pra praktikisht mazhoranca ka shumic\u00ebn dhe n\u00eb bordin e AMA\u201d- pohon Elvin Luku, drejtues i Qendr\u00ebs Medialook.<\/p>\n<p>\u201cE nj\u00ebjta gj\u00eb vlen dhe p\u00ebr median tradicionale aktualisht, e kontrollon po AMA. I nj\u00ebjti merak mund t\u00eb ishte ngritur shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndryshimet tek k\u00ebshilli i ankesave\u201d- thot\u00eb Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ne i japim t\u00eb drejt\u00ebn nj\u00eb trup\u00eb administrative t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb gjykat\u00ebn kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb lirin\u00eb e medias n\u00eb Shqip\u00ebri, do detyroj\u00eb gazetar\u00ebt t\u00eb vet\u00eb\u00e7ensurohen\u201d- pohon Besar Likmeta, gazetar i BIRN.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri veprojn\u00eb mbi 800 portale online, dhe deri tani jan\u00eb regjistruar mbi 270. Qeveria e sheh si domosdoshm\u00ebri formalizimin e ketij tregu p\u00ebr disa arsye.<\/p>\n<p>\u201cKonkretisht nj\u00eb nga problemet jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri por dhe jasht\u00eb vendit me portalet, \u00ebsht\u00eb q\u00eb portale anonime mund t\u00eb c\u00ebnojn\u00eb dinjitetin, jet\u00ebn dhe privacin\u00eb e personave t\u00eb caktuar. Dhe n\u00ebse k\u00ebto protale nuk jan\u00eb t\u00eb regjistruar \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u2019i drejtohesh gjykat\u00ebs\u201d \u2013 pohon Fjoralba Caka, Zv Ministre e Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cProjektligji n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vecant\u00eb, nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb dhe injoron aspektet vet\u00ebrregulluese dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr ekzekutime vet\u00ebrregulluese nga vet\u00eb komuniteti I gazetar\u00ebve profesionist\u00eb\u201d- thot\u00eb Aleksand\u00ebr \u00c7ipa, kryetar i Unionit t\u00eb Gazetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Pas 5 vitesh q\u00eb kur propozoi rikthimin e kriminalizimit t\u00eb shpifjes qeveria ja doli t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb n\u00eb kuvend mes kritikash t\u00eb shumta nj\u00eb draft antishpifje p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn online. E megjith\u00ebse ai p\u00ebrmban si penalizim vet\u00ebm gjob\u00eb dhe jo burg, kund\u00ebrshtar\u00ebt shohin mjaft probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj q\u00eb n\u00ebse miratohet pa ndryshime sic thon\u00eb ata mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr lirin\u00eb e shprehjes. \/VOA\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri komuniteti i gazetar\u00ebve, shoqatat q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre dhe Organizata p\u00ebr siguri dhe bashk\u00ebpunim n\u00eb Europe po kund\u00ebrshtojn\u00eb me forc\u00eb projektin e qeveris\u00eb p\u00ebr shpifjen. Kritikat kryesore lidhen me atributet e reja t\u00eb Autoritetit t\u00eb mediave audiovizive, q\u00eb merr rolin e gjykat\u00ebs. Ndryshimet e propozuara nga qeveria parashikojn\u00eb q\u00eb mediat online [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":101566,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-101565","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101565","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101565"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101565\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101566"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101565"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101565"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101565"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}