{"id":102728,"date":"2019-08-22T11:33:47","date_gmt":"2019-08-22T09:33:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=102728"},"modified":"2019-08-22T11:33:47","modified_gmt":"2019-08-22T09:33:47","slug":"prokuroria-e-pergjithshme-tregon-pse-hoqi-dore-nga-dosja-184","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/prokuroria-e-pergjithshme-tregon-pse-hoqi-dore-nga-dosja-184\/","title":{"rendered":"Prokuroria e Pergjithshme tregon pse hoqi dore nga dosja 184"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate, pas lajmeve t\u00eb publikuara n\u00eb media p\u00ebr transferimin e Dosjes 184 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Dibr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga ana e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb, pas kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb transkriptimit t\u00eb p\u00ebrgjimeve, m\u00eb dat\u00eb 12.07.2019 \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale nga forma e ve\u00e7ant\u00eb e bashk\u00ebpunimit \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201d n\u00eb \u201cbashk\u00ebpunim t\u00eb thjesht\u00eb\u201d , veprim ky q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb mos ket\u00eb kompetenc\u00ebn l\u00ebndore p\u00ebr vazhdimin e hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale.<\/p>\n<p>Ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik, si dhe \u00e7do veprim tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete \u00ebsht\u00eb atribut i prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe \u00e7do prokuror, n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).\u201d thuhet n\u00eb deklarat\u00eb, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera theksohet se Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nuk e ka kompetenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb shfuqizoj\u00eb aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes (neni 148\/b i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe neni 38, i ligjit nr.97\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e prokuroris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d).<\/p>\n<p><strong>Deklarata e plot\u00eb:<\/strong><br \/>\nDuke marr\u00eb shkas nga publikimet e fundit n\u00eb media lidhur me shpalljen e moskompetenc\u00ebs nga Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, p\u00ebr procedimin penal nr.184\/2016, regjistruar p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, \u201cDh\u00ebnia e shp\u00ebrblimeve dhe premtimeve\u201d, \u201cKanosja apo dhunimi ndaj pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb zgjedhje\u201d, si dhe \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuar nga nenet 248, 328, 329 dhe 333\/a t\u00eb K. Penal, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme b\u00ebn me dije se:<\/p>\n<p>Me vendimin e dat\u00ebs 15.07.2019, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, bazuar n\u00eb nenet 28\/1, 74, 75\/a, 76 dhe 84 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale ka shpallur moskompetenc\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, duke kaluar aktet n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Ky vendim \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Klodian Braho, menj\u00ebher\u00eb pas ndryshimit t\u00eb cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale me urdhrin e dat\u00ebs 12.07.2019. Me k\u00ebt\u00eb akt, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 287\/2 dhe 315\/3 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale nga forma e ve\u00e7ant\u00eb e bashk\u00ebpunimit \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201d n\u00eb \u201cbashk\u00ebpunim t\u00eb thjesht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me aktin e dat\u00ebs 21.07.2019, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr, ka paraqitur n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme Tiran\u00eb, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zgjidhjen e mosmarr\u00ebveshjes p\u00ebr kompetencat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb procedim penal, duke i k\u00ebrkuar Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm caktimin e Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb, si prokurori kompetente p\u00ebr ushtrimin e ndjekjes penale n\u00eb procedimin penal nr. 184\/2016.<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr e ka bazuar k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb disa arsye:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, veprat penale jan\u00eb kryer nga grupi i strukturuar kriminal dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb kompetente Prokuroria p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<br \/>\nS\u00eb dyti, prokurori duhet t\u2019i ishte drejtuar gjykat\u00ebs p\u00ebr pushimin e akuzave dhe jo t\u00eb procedonte me ndryshim t\u00eb cil\u00ebsimit juridik.<br \/>\nS\u00eb treti, prokuror\u00ebt e Prokuroris\u00eb Dib\u00ebr jan\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe nuk mund ta hetojn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, Prokuroria Dib\u00ebr nuk ka staf t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pasi shqyrtoi aktet e procedimit penal nr.184\/2016, si dhe pasi vler\u00ebsoi arsyet e paraqitura n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr parashtrim t\u00eb mosmarr\u00ebveshjes p\u00ebr kompetenc\u00eb l\u00ebndore, vler\u00ebsoi se:<\/p>\n<p>Nga ana e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb, pas kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb transkriptimit t\u00eb p\u00ebrgjimeve, m\u00eb dat\u00eb 12.07.2019 \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale nga forma e ve\u00e7ant\u00eb e bashk\u00ebpunimit \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201d n\u00eb \u201cbashk\u00ebpunim t\u00eb thjesht\u00eb\u201d , veprim ky q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Prokurorin\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda t\u00eb mos ket\u00eb kompetenc\u00ebn l\u00ebndore p\u00ebr vazhdimin e hetimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes penale.<\/p>\n<p>Ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik, si dhe \u00e7do veprim tjet\u00ebr q\u00eb lidhet me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje konkrete \u00ebsht\u00eb atribut i prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe \u00e7do prokuror, n\u00eb ushtrimin e funksioneve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb i pavarur (neni 25, pika 2 e K. Pr. Penale).<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsia e brendshme e prokuror\u00ebve p\u00ebr hetimin dhe ndjekjen penale \u00ebsht\u00eb e garantuar n\u00eb nenin 148, pika 2 e Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku parashikohet se \u201cProkuroria \u00ebsht\u00eb organ i pavarur q\u00eb garanton mbar\u00ebvajtjen, kontrollin e veprimeve t\u00eb saj dhe respekton pavar\u00ebsin\u00eb e brendshme t\u00eb prokuror\u00ebve p\u00ebr hetimin dhe ndjekjen penale, sipas ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht se, sipas nenit 89, pika 2 t\u00eb K. Pr. Penale, duke qen\u00eb prokurori m\u00eb i lart\u00eb, ka p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb zgjidh\u00eb mosmarr\u00ebveshjet n\u00eb faz\u00ebn e hetimit paraprak mes prokurorive t\u00eb juridiksionit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, nuk e ka kompetenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb shfuqizoj\u00eb aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes (neni 148\/b i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe neni 38, i ligjit nr.97\/2016 \u201cP\u00ebr organizimin dhe funksionimin e prokuroris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d). Por, duhet theksuar se \u00e7do vendimmarrje e prokurorit, qoft\u00eb edhe ajo p\u00ebr ndryshimin e cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale, kontrollohet nga gjykata, e cila p\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb shqyrtimin e k\u00ebrkesave t\u00eb prokurorit, verifikon n\u00ebse e ka kompetenc\u00ebn l\u00ebndore apo tok\u00ebsore p\u00ebr gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebtij ndryshimi t\u00eb cil\u00ebsimit juridik nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, disa prej personave n\u00ebn hetim dyshohet se kan\u00eb kryer veprat penale t\u00eb \u201cDh\u00ebnies s\u00eb shp\u00ebrblimeve dhe premtimeve\u201d, si dhe \u201cKanosjes apo dhunimit ndaj pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb zgjedhje\u201d, t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 328, 329 e 25 t\u00eb K. Penal.<br \/>\nPersona t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebn hetim, emrat e t\u00eb cil\u00ebve nuk mund t\u00eb b\u00ebhen publik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb sekretit hetimor, dyshohet se kan\u00eb kryer veprat penale t\u00eb \u201cShp\u00ebrdorimit te detyr\u00ebs\u201d, \u201cDh\u00ebnies s\u00eb shp\u00ebrblimeve dhe premtimeve\u201d, si dhe \u201cKanosjes apo dhunimit ndaj pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb zgjedhje\u201d, t\u00eb kryera n\u00eb bashk\u00ebpunim, t\u00eb parashikuara nga nenet 248, 328, 329 e 25 t\u00eb K. Penal.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto vepra penale jan\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb l\u00ebndore dhe tok\u00ebsore t\u00eb Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr.<\/p>\n<p>Ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale, nga neni \u201c333\/a i Kodit Penal\u201d n\u00eb nenin 25 t\u00eb Kodit Penal\u201d \u00ebsht\u00eb atribut i prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 287\/2 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. Arsyetimi i prokurorit q\u00eb ka parashtruar mosmarr\u00ebveshjen p\u00ebr kompetenc\u00eb se prokurori duhej q\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 329\/a t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale t\u2019i drejtohej gjykat\u00ebs p\u00ebr pushimin e akuz\u00ebs, si organi i vet\u00ebm kompetent p\u00ebr vler\u00ebsimin e ekzistenc\u00ebs ose jo t\u00eb nj\u00eb krimi, p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb procedim penal, \u00ebsht\u00eb i gabuar. Nj\u00eb procedur\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e detyrueshme n\u00eb rastet kur duhet pushuar akuza ose \u00e7\u00ebshtja, p\u00ebr krime. Nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton q\u00eb prokurori t\u00eb ket\u00eb ngritur akuza p\u00ebr ndonj\u00eb prej personave n\u00ebn hetim dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk ka qen\u00eb e nevojshme t\u2019i drejtohej gjykat\u00ebs me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pushimin e tyre. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht se ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga prokurori pa u shprehur gjykata n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, kontrolli i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm pasi \u00e7\u00ebshtja nuk mund t\u00eb zgjidhet pa kaluar n\u00ebp\u00ebrmjet filtrit t\u00eb gjykat\u00ebs, cilado qoft\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Argumentet e tjera t\u00eb paraqitura n\u00eb parashtrimin e mosmarr\u00ebveshjes p\u00ebr kompetenc\u00eb, nuk jan\u00eb t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb ken\u00eb ndikim n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kompetenc\u00ebs l\u00ebndore. Ato i p\u00ebrkasin nj\u00eb faze t\u00eb m\u00ebvonshme, pas regjistrimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe caktimit t\u00eb prokurorit q\u00eb do e hetoj\u00eb at\u00eb. Vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb moment nj\u00eb prokuror mund ta gjej\u00eb vet\u00ebn n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit apo t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt q\u00eb ushtrojn\u00eb funksionin n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr do e gjejn\u00eb veten n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit dhe t\u00eb papajtueshm\u00ebris\u00eb n\u00eb ushtrimin e detyr\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb do e shprehin me dor\u00ebheqje, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb i duhet njoftuar menj\u00ebher\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, i cili mund t\u00eb caktoj\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr p\u00ebr hetimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe argumenti tjet\u00ebr se Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr nuk ka kapacitetet njer\u00ebzore, prokuror\u00eb dhe oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore pran\u00eb prokuroris\u00eb, p\u00ebr hetimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, kjo e konfirmuar edhe me k\u00ebrkesat e vazhdueshme q\u00eb i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb KLP-s\u00eb p\u00ebr prokuror\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb i till\u00eb q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrcaktimin e kompetenc\u00ebs l\u00ebndore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem i burimeve njer\u00ebzore dhe m\u00ebnyra se si ato menaxhohen dhe shp\u00ebrndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb argument n\u00eb favor t\u00eb mosushtrimit t\u00eb ndjekjes penale apo t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb kompetenc\u00ebs l\u00ebndore.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm, referuar p\u00ebrcaktimeve p\u00ebr kompetenc\u00ebn l\u00ebndore dhe tok\u00ebsore, me Vendimin e dat\u00ebs 31.07.2019, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se kompetenca l\u00ebndore dhe tok\u00ebsore p\u00ebr ushtrimin e ndjekjes penale p\u00ebr procedimin penal nr.184\/2016, nuk i p\u00ebrket Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, pasi ajo i ka dh\u00ebn\u00eb faktit nj\u00eb cil\u00ebsim t\u00eb ndrysh\u00ebm juridik, p\u00ebr vepra penale q\u00eb nuk hyjn\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e saj, por i p\u00ebrket Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr. Kjo prokurori duhet t\u00eb pranoj\u00eb aktet dhe t\u00eb regjistroj\u00eb procedimin penal.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate, pas lajmeve t\u00eb publikuara n\u00eb media p\u00ebr transferimin e Dosjes 184 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Dibr\u00ebs. \u201cNga ana e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb, pas kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb transkriptimit t\u00eb p\u00ebrgjimeve, m\u00eb dat\u00eb 12.07.2019 \u00ebsht\u00eb urdh\u00ebruar ndryshimi i cil\u00ebsimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102729,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-102728","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102728","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102728"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102728\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102729"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102728"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102728"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102728"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}