{"id":103140,"date":"2019-08-24T11:59:33","date_gmt":"2019-08-24T09:59:33","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103140"},"modified":"2019-08-24T11:59:33","modified_gmt":"2019-08-24T09:59:33","slug":"avokati-sqaron-procedurat-si-te-perfitoni-green-card-ne-shba","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/avokati-sqaron-procedurat-si-te-perfitoni-green-card-ne-shba\/","title":{"rendered":"Avokati sqaron procedurat: Si t\u00eb p\u00ebrfitoni Green Card n\u00eb SHBA"},"content":{"rendered":"<p>Sh\u00ebrbimi i Emigracionit dhe i N\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara (USCIS) shpalli nj\u00eb rregull p\u00ebrfundimtar i cili parashtron m\u00ebnyr\u00ebn sesi Departamenti i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (DHS) do t\u00eb vendos\u00eb se kush duhet lejuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe kush jo bazuar kjo n\u00eb gjasat q\u00eb nj\u00eb person t\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb publike.<\/p>\n<p>Avokati Kieran Both sqaton gjith\u00eb sa duhet t\u00eb dini p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij rregulli, jo-emigrant\u00ebt q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrfitime (benefite) publike t\u00eb cilat kalojn\u00eb nj\u00eb kufi t\u00eb caktuar nuk kualifikohen m\u00eb p\u00ebr shtyrje t\u00eb qendrimit apo p\u00ebr ndryshim t\u00eb statusit.<\/p>\n<p>Mos merrni benefite publike n\u00ebse doni green card. N\u00ebse keni marr\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, merruni seriozisht me gjetjen e nj\u00eb dokumenti q\u00eb v\u00ebrteton q\u00eb gj\u00ebndja juaj financiare \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa nuk keni m\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitime publike.<\/p>\n<p>Sipas Ligjeve t\u00eb Emigracionit (INA), nj\u00eb personi mund t\u00eb mos i lejohet t\u00eb futet n\u00eb Shtetet e Bashkuara ose mund t\u00eb mos i jepet statusi i residentit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm (green card-a) n\u00ebse personi n\u00eb fjal\u00eb \u201cka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb publike\u201d. Nj\u00eb person q\u00eb \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb futet [n\u00eb Shtetet e Bashkuara] mund t\u00eb b\u00ebhet gjithashtu subjekt largimi nga Shtetet e Bashkuara vendim ky i bazuar n\u00eb nj\u00eb arsye tjet\u00ebr deportimi t\u00eb parashikuar nga rregulli i sip\u00ebrp\u00ebrmendur i barr\u00ebs publike; kjo arsye p\u00ebrdoret rrall\u00eb. Kategori t\u00eb caktuara personash si\u00e7 jan\u00eb refugjat\u00ebt dhe azilant\u00ebt, p\u00ebr momentin jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga zbatimi i rregullit t\u00eb barr\u00ebs publike.<\/p>\n<p>DHS-ja dhe Departamenti i Shtetit (DOS) mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb jet\u00eb t\u00eb dispozitave t\u00eb rregullit t\u00eb barr\u00ebs publike t\u00eb parashikuara nga INA. USCIS-i mund t\u00eb vendos\u00eb lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb barr\u00ebs publike n\u00eb momentin kur nj\u00eb person b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr green card. Jasht\u00eb vendit, punonj\u00ebsit konsullor\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit mund t\u00eb marrin vendim lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e barr\u00ebs publike n\u00ebse personi b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr viz\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse INA nuk e p\u00ebrkufizon qart\u00eb termin \u201cbarr\u00eb publik\u00eb\u201d, q\u00eb prej vitit 1999, sipas dokumentave udh\u00ebzues ky term n\u00ebnkupton nj\u00eb individ q\u00eb \u00ebsht\u00eb ose ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb b\u00ebhet dikush q\u00eb \u201c\u00ebsht\u00eb kryesisht n\u00eb var\u00ebsi\u201d t\u00eb \u201cndihm\u00ebs publike n\u00eb t\u00eb holla si mjet sigurimi t\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d ose \u201cn\u00ebn kujdesin afatgjat\u00eb t\u00eb nj\u00eb institucioni t\u00eb specializuar, me shpenzimet e qeveris\u00eb\u201d. Rregulli i ri p\u00ebrpiqet ta ngushtoj\u00eb edhe m\u00eb tej k\u00ebt\u00eb p\u00ebrkufizim.<\/p>\n<p>Rregulli i barr\u00ebs publike i pengon emigrant\u00ebt t\u00eb marrin green card (residenc\u00ebn e p\u00ebrhershme) dhe t\u00eb rrin\u00eb pran\u00eb familjeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara, thjesht p\u00ebr arsyen q\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, kan\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore baz\u00eb, ndihm\u00eb ushqimore ose ndonj\u00eb sh\u00ebrbim tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi jetike. Miliona emigrant\u00eb t\u00eb dit\u00ebve tona q\u00eb aspirojn\u00eb p\u00ebr status, q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb t\u00eb keqe dhe thjesht kan\u00eb ndjekur rregullat, mund t\u00eb ndahen nga familjet e tyre dhe t\u00eb mos lejohen t\u00eb ndjekin \u00ebndrr\u00ebn amerikane.<\/p>\n<p>Sipas DHS-s\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb dhe n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb barra publike ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet m\u00eb t\u00eb zakonshme p\u00ebr t\u2019i refuzuar dikujt hyrjen n\u00eb Shtetet e Bashkuara. DHS-ja pohon gjithashtu q\u00eb rregulli i barr\u00ebs publike do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si shtys\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi ekonomike t\u00eb emigrant\u00ebve si dhe p\u00ebr mbrojtjen e burimeve ekonomike duke garantuar k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebta emigrant\u00eb nuk ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb barr\u00eb p\u00ebr taksapaguesin amerikan.<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1566640694255\"><\/div>\n<p><strong>Kriteret e P\u00ebrcaktuara nga Rregulli i Barr\u00ebs Publike<\/strong><\/p>\n<p>DHS vendos n\u00ebse nj\u00eb emigrant kualifikohet ose jo p\u00ebr t\u2019u futur n\u00eb Shtetet e Bashkuara bazuar n\u00eb gjasat q\u00eb ai ose ajo mund t\u00eb kthehen n\u00eb \u00e7do moment n\u00eb barr\u00eb publike. Sipas vendimit p\u00ebrfundimtar, me barr\u00eb publike n\u00ebnkuptohet nj\u00eb i huaj q\u00eb merr nj\u00eb ose m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb caktuara publike p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 12 muaj, n\u00eb total, brenda nj\u00eb periudhe 36 mujore.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfitimet e Caktuara Publike<\/strong><\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrkufizimit q\u00eb ofron rregulli m\u00eb lart, n\u00eb termin \u201cp\u00ebrfitim publik\u201d p\u00ebrfshihen p\u00ebrfitimet n\u00eb t\u00eb holla si mjet p\u00ebr sigurimin e t\u00eb ardhurave, e ardhura shtes\u00eb n\u00eb t\u00eb holla p\u00ebr t\u00eb moshuarit dhe t\u00eb paaft\u00ebt (SSI), ndihma e p\u00ebrkohshme p\u00ebr familjet n\u00eb nevoj\u00eb (TANF), programi p\u00ebr ndihm\u00eb me ushqime (SNAP), shumica e formave t\u00eb tjera t\u00eb ndihm\u00ebs si Medicaid, Seksioni 8 i ndihm\u00ebs p\u00ebr strehim, Seksioni 8 i ndihm\u00ebs p\u00ebr qiran\u00eb e banimit n\u00eb nd\u00ebrtesat p\u00ebr t\u00eb varfrit si dhe strehimi publik i subvencionuar nga qeveria. N\u00eb vendimin p\u00ebrfundimtar p\u00ebrfshihet nj\u00eb list\u00eb e plot\u00eb e p\u00ebrfitimeve publike q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb t\u00eb holla. Gjithsesi, p\u00ebrfitimet publike p\u00ebr sigurimin e t\u00eb ardhurave mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb larmi p\u00ebrfitimesh n\u00eb t\u00eb holla t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr arsye t\u00eb p\u00ebrgjithshme, pasi \u00ebsht\u00eb testuar m\u00eb par\u00eb legjitimiteti i nevoj\u00ebs p\u00ebr to, nga agjenci ndihmash t\u00eb pushtetit federal, t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebse, t\u00eb pushtetit lokal ose fisnor. Rregulli n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrfitimet publike t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb t\u00eb. P\u00ebrfitimet publike q\u00eb nuk citohen n\u00eb rregullore, nuk do t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00ebse dikush mund t\u00eb b\u00ebhet ose jo barr\u00eb publike. Nj\u00eb shembull p\u00ebrfitimi q\u00eb nuk p\u00ebrfshihet n\u00eb rregullin m\u00eb lart \u00ebsht\u00eb ndihma urgjente mjek\u00ebsore, ndihma n\u00eb rast fatkeq\u00ebsish natyrore, programet komb\u00ebtare q\u00eb ofrojn\u00eb drek\u00ebn n\u00eb shkolla, bir\u00ebsimet apo adoptimet, programet e ndihm\u00ebs p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb familjeve t\u00eb varfra, huat\u00eb p\u00ebr studim apo strehim.<\/p>\n<p>Sipas p\u00ebrkufizimit q\u00eb ofron rregullorja n\u00eb fjal\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn barr\u00eb publike ai person q\u00eb merr p\u00ebrfitime t\u00eb caktuara publike p\u00ebrtej nj\u00eb shume t\u00eb caktuar ose p\u00ebrtej nj\u00eb periudhe t\u00eb caktuar kohe. DHS e bazon vendimin e saj n\u00eb faktor\u00eb si mosha, sh\u00ebndeti, statusi familjar, pasuria, burimet e ndryshme t\u00eb t\u00eb ardhurave, gj\u00ebndja financiare, arsimimi dhe aft\u00ebsit\u00eb. DHS do q\u00eb ta konsideroj\u00eb p\u00ebrfitimin n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn dhe t\u00eb tashmen nga ndihmat e caktuara publike q\u00eb kalojn\u00eb nivele t\u00eb caktuara si faktor negativ me shum\u00eb pesh\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, rregulli n\u00eb fjal\u00eb i b\u00ebn t\u00eb pakualifikuesh\u00ebm p\u00ebr ndryshim statusi ose shtyrje t\u00eb qendrimit (viz\u00ebs) jo-emigrant\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ose ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb ndihma publike q\u00eb kalojn\u00eb mas\u00ebn.<\/p>\n<p>Rregulli i barr\u00ebs publike v\u00eb n\u00eb rrezik mund\u00ebsin\u00eb e imigrant\u00ebve q\u00eb jan\u00eb pun\u00ebtor\u00eb t\u00eb palodhur dhe q\u00eb hapin bizneset e tyre p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb green card. Ky rregull do ta dob\u00ebsonte ekonomin\u00eb n\u00eb vend duke krijuar barriera arbitrare n\u00eb marrjen e statusit atyre q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb n\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs drejt begatis\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Nga pik\u00ebpamje operacionale, v\u00ebnia n\u00eb jet\u00eb e k\u00ebtij rregulli do t\u00eb rris\u00eb m\u00eb tej vonesat n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve, vonesa q\u00eb aktualisht kan\u00eb kapur p\u00ebrpjestime krize. Vonesat shtes\u00eb n\u00eb shqyrtimin e aplikimeve t\u00eb imigrant\u00ebve l\u00ebn\u00eb pezull si jet\u00ebn e imigrant\u00ebve ashtu dhe at\u00eb t\u00eb shtetasve amerikan\u00eb. Ato \u00e7ojn\u00eb n\u00eb humbje t\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs, l\u00ebn\u00eb t\u00eb ndara familjet p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e bizneseve amerikane. Nj\u00eb rregull i till\u00eb do t\u2019i vinte nj\u00eb barr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb administrative USCIS-it q\u00eb vet\u00ebm sa do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsonte situat\u00ebn me vonesat.<\/p>\n<p><strong>Azilant\u00ebt dhe Refugjat\u00ebt nuk preken nga rregulli i barr\u00ebs publike<\/strong><\/p>\n<p>Me ligj, azilant\u00ebt, refugjat\u00ebt dhe kategorit\u00eb e tjera t\u00eb personave n\u00eb gjendje delikate nuk preken nga rregulli i barr\u00ebs publike. DHS-ja gjithashtu nuk do t\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfitim publik t\u00eb marr\u00eb nga imigrant\u00ebt q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb aktive ose rezervist\u00eb t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura t\u00eb SHBA-s\u00eb ose bashk\u00ebshort\u00ebve apo f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb atyre q\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb n\u00eb forcat e armatosura. Po ashtu, DHS nuk merr n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrfitimet e marra nga f\u00ebmij\u00ebt me n\u00ebnshtet\u00ebsi amerikane t\u00eb t\u00eb huajve si dhe p\u00ebrfitimet nga Medicaid t\u00eb marra nga f\u00ebmij\u00ebt e n\u00ebnshtetasve amerikan\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb n\u00eb adoptim e sip\u00ebr nga n\u00ebnshtetas amerikan\u00eb.<\/p>\n<p>Ky rregull \u00ebsht\u00eb, edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, tregues i p\u00ebrpjekjes s\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb presidentit Trump p\u00ebr t\u00eb ndryshuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb thelb\u00ebsore sistemin e emigracionit pa nd\u00ebrhyrjen e Kongresit amerikan. I b\u00ebjm\u00eb thirrje edhe nj\u00ebher\u00eb Kongresit q\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u00eb miratoj\u00eb legjislacionin e emigracionit q\u00eb njeh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebsis\u00eb familjare dhe q\u00eb b\u00ebn t\u00eb leht\u00eb zhvillimin e komuniteteve t\u00eb forta.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sh\u00ebrbimi i Emigracionit dhe i N\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara (USCIS) shpalli nj\u00eb rregull p\u00ebrfundimtar i cili parashtron m\u00ebnyr\u00ebn sesi Departamenti i Siguris\u00eb Komb\u00ebtare (DHS) do t\u00eb vendos\u00eb se kush duhet lejuar t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara dhe kush jo bazuar kjo n\u00eb gjasat q\u00eb nj\u00eb person t\u00eb mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb barr\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":103141,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103140","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103140","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103140"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103140\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103140"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103140"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103140"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}