{"id":103570,"date":"2019-08-26T13:13:32","date_gmt":"2019-08-26T11:13:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103570"},"modified":"2019-08-26T13:13:32","modified_gmt":"2019-08-26T11:13:32","slug":"hekurudha-ne-kolaps-ekonomik-i-kushton-buxhetit-miliona-euro-per-paga","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/hekurudha-ne-kolaps-ekonomik-i-kushton-buxhetit-miliona-euro-per-paga\/","title":{"rendered":"Hekurudha n\u00eb kolaps ekonomik i kushton buxhetit miliona euro p\u00ebr paga"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb gushtit, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb prezantoi nj\u00eb paket\u00eb ligjore si pjes\u00eb t\u00eb ambicies p\u00ebr transformimin e sistemit hekurudhor n\u00eb vend; sektor i zhytur prej dekadash n\u00eb amortizim dhe humbje ekonomike.<\/p>\n<p>Propozimet plot\u00ebsojn\u00eb kuadrin n\u00ebnligjor t\u00eb Kodit Hekurudhor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i miratuar n\u00eb vitin 2016 si detyrim i Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit Europian dhe p\u00ebrafrimit t\u00eb legjislacionit shqiptar me at\u00eb t\u00eb Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebrin prej 5 drafteve, Ministria propozon ndarjen e Hekurudh\u00ebs Shqiptare dhe ngritjen nga hiri i saj i kat\u00ebr shoq\u00ebrive aksionere, t\u00eb cilat do t\u00eb menaxhojn\u00eb m\u00eb vete infrastruktur\u00ebn, transportin e udh\u00ebtar\u00ebve, at\u00eb t\u00eb mallrave si dhe mjetet l\u00ebviz\u00ebse aktuale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, paketa ligjore e qeveris\u00eb nuk i jep zgjidhje dilem\u00ebs shum\u00ebvje\u00e7are n\u00ebse Shqip\u00ebria duhet apo jo t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjigandin e ndryshkur hekurudhor, i cili zvarritet prej dekadash me humbje dhe i kushton taksapaguesve shqiptar\u00eb miliona euro p\u00ebr paga.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN p\u00ebrmes nj\u00eb auditi t\u00eb Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit, nj\u00eb hetimi t\u00eb Prokuroris\u00eb si dhe dy vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs tregojn\u00eb se shoq\u00ebria Hekurudha Shqiptare, HSH mbijeton prej vitit 2007 fal\u00eb subvencionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga buxheti i shtetit \u2013 i devijuar n\u00eb shkelje t\u00eb dyshuar t\u00eb ligjit si fond pagash p\u00ebr qindra punonj\u00ebsit e vet.<\/p>\n<p>\u00c7do vit, qeveria shqiptare i akordon shoq\u00ebris\u00eb HSH rreth 400 milion\u00eb lek\u00eb subvencion p\u00ebr rimbursimin e biletave t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve dhe p\u00ebrgjat\u00eb 10 viteve llogaritet nj\u00eb vler\u00eb prej m\u00eb shum\u00eb se 36 milion\u00eb eurosh n\u00eb total.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn 2014-2017, KLSH evidenton se Hekurudha ka marr\u00eb 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb\u00a0 [rreth 10 milion\u00eb euro] dhe i ka shpenzuar p\u00ebr paga dhe sigurime shoq\u00ebrore n\u00eb kund\u00ebrshtim me disiplin\u00ebn buxhetore dhe legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Auditi i KLSH-s\u00eb zbuloi gjithashtu se nd\u00ebrsa pretendon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb kolaps ekonomik, Hekurudha kishte tejkalim t\u00eb numrit t\u00eb punonj\u00ebsve, nd\u00ebrsa akuzohet se ka shp\u00ebrdorur para p\u00ebr pagesa t\u00eb faturave \u201cfantazm\u00eb\u201d si dhe ka shmangur procedurat tenderuese n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Gjendja aktuale e Hekurudh\u00ebs dhe perspektiva e saj gjejn\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb paket\u00ebn ligjore t\u00eb propozuar nga ekzekutivi. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb planeve p\u00ebr zhvillim, Ministria e Infrastruktur\u00ebs duket megjithat\u00eb e prirur t\u00eb ruaj\u00eb status quo-n\u00eb, duke legjitimuar edhe \u201cde jure\u201d p\u00ebrdorimin e subvencionit si fond pagash.<\/p>\n<p>\u201c N\u00eb programin Buxhetor Afatmes\u00ebm 2020-2022 \u00ebsht\u00eb parashikuar fondi 400,000,000 lek\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e Sektorit t\u00eb Hekurudh\u00ebs HSH. Aktualisht me k\u00ebt\u00eb fond mbulohen shpenzimet p\u00ebr paga\/sigurime shoq\u00ebrore p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr punonj\u00ebsit ekzistues t\u00eb administrat\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shp\u00ebrndahen n\u00eb kat\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb e reja q\u00eb dalin nga ristrukturimi,\u201d thuhet n\u00eb projektligjin \u201cP\u00ebr ndarjen e Hekurudh\u00ebs Shqiptare\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kompanit\u00eb e reja aksionere pritet t\u00eb trash\u00ebgojn\u00eb asetet dhe punonj\u00ebsit e shoq\u00ebris\u00eb e HSH, Ministria e Infrastruktur\u00ebs nuk parashikon t\u00eb shpenzoj\u00eb asnj\u00eb lek shtes\u00eb nga buxheti i shtetit p\u00ebr projektin e saj t\u00eb transforimit t\u00eb transportit hekurudhor.<\/p>\n<p><strong>\u201cHekurudha do t\u00eb mbyllej\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Sistemi hekurudhor n\u00eb Shqip\u00ebri, simbol i l\u00ebvizjes s\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve gjat\u00eb sistemit komunist, menaxhohet prej vitit 2000 nga nj\u00eb shoq\u00ebri aksionere e quajtur Hekurudha Shqiptare n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb inventarin e saj num\u00ebrohen 25 lokomotiva, 66 vagona udh\u00ebtar\u00ebsh dhe 225 vagona mallrash, por sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga Instituti i Transportit ka nj\u00eb r\u00ebnie drastike t\u00eb transportit n\u00eb t\u00eb dyja kategorit\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2018 udh\u00ebtuan me tren n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri rreth 76 mij\u00eb pasagjer\u00eb dhe 199 mij\u00eb ton mallra; shifra k\u00ebto m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb p\u00ebrgjysmuara nga viti 2014. Linjat hekurudhore jan\u00eb tejet t\u00eb amortizuara dhe gjendja \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb edhe p\u00ebr trenat e vjet\u00ebr, gj\u00eb q\u00eb tregon munges\u00ebn e theksuar t\u00eb investimeve n\u00eb 25 vitet e fundit.<\/p>\n<p>Me 1 milion dollar\u00eb humbje n\u00eb vit, Hekurudha \u2013 e cila \u00ebsht\u00eb shigjetuar n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn si \u201cfabrik\u00eb pun\u00ebsimesh politike\u201d num\u00ebron megjithat\u00eb 999 punonj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga viti 2010, shoq\u00ebria ka shkurtuar 678 punonj\u00ebs dhe ndon\u00ebse planet p\u00ebr ristrukturim kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb shpeshta, ato kan\u00eb mbetur n\u00eb vendnum\u00ebro.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2018, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit kall\u00ebzoi n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit problemet e konstatuara gjat\u00eb nj\u00eb raporti auditi mbi shkeljet ligjore n\u00eb p\u00ebrdorimin e subvencionit, mang\u00ebsit\u00eb e konstatuara n\u00eb procedurat e prokurimeve si dhe n\u00eb likujdimin e pagesave p\u00ebr kompanit\u00eb e ruajtjes fizike.<\/p>\n<p>Sipas KLSH-s\u00eb, HSH nuk ka zbatuar procedurat ligjore p\u00ebr subvencionin prej 1.2 miliard\u00eb lek\u00ebsh dhe e ka devijuar at\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbuluar fondin e pagave dhe sigurimeve shoq\u00ebrore, n\u00eb shkelje t\u00eb tre ligjeve, nj\u00eb VKM-je dhe dy vendimeve t\u00eb Komisionit t\u00eb Ndihm\u00ebs Shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb hetimin e saj, Prokuroria e Durr\u00ebsit bie dakord me KLSH-n\u00eb p\u00ebr shkeljen e disiplin\u00ebs buxhetore p\u00ebr subvencionin me vler\u00eb 1.2 miliard\u00eb lek\u00eb, por k\u00ebrkoi pushimin e hetimeve me argumentin se nuk gjendej p\u00ebrball\u00eb vepr\u00ebs penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimi faj\u00ebson institucionet kontrolluese q\u00eb e kan\u00eb miratuar n\u00eb heshtje devijimin e fondit, por q\u00eb edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk jan\u00eb konstatuar persona p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1566817959510\"><\/div>\n<p>\u201cNga ana e Hekurudh\u00ebs p\u00ebr vitet 2015 deri 2017 jan\u00eb d\u00ebrguar zyrtarisht kontratat p\u00ebr marrjen e subvencionit n\u00eb Ministrin\u00eb e Transporteve dhe Infrastruktur\u00ebs, ku konstatohet se ministrat p\u00ebrkat\u00ebs nuk i kan\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebto kontrata, por sidoqoft\u00eb subvencioni \u00ebsht\u00eb miratuar me ligjet e buxhetit t\u00eb shtetit nd\u00ebr vite dhe \u00ebsht\u00eb l\u00ebvruar dhe ka vazhduar t\u00eb jepet n\u00eb vazhdim\u00ebsi nga Ministria e Financave dhe Thesari,\u201d konstaton prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Edmond Koloshi.<\/p>\n<p>Drejtues t\u00eb Hekurudh\u00ebs, t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga Prokuroria jan\u00eb justifikuar me faktin se p\u00ebrdorimi i subvencionit p\u00ebr paga dhe sigurime shoq\u00ebrore i ka zgjatur jet\u00ebn sistemit, pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt ndodheshin p\u00ebrball\u00eb dy opsioneve; ose t\u00eb rrisnin \u00e7mimin e biletave ose t\u00eb nd\u00ebrprisnin p\u00ebr fare sh\u00ebrbimin publik.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dyja k\u00ebto opsione nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e vendimarrjes s\u00eb Hekurudh\u00ebs, por kan\u00eb qen\u00eb mund\u00ebsi dhe zgjedhje p\u00ebr Qeverin\u00eb shqiptare dhe organeve q\u00eb ajo ka caktuar p\u00ebr mbikqyrjen e hekurudh\u00ebs,\u201d citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb juristi i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim ka mbajtur edhe ish-administratori i shoq\u00ebris\u00eb, Ilir Dashi, i cili ka pohuar se kjo m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb pranuar edhe nga Ministria e Transporteve dhe ajo e Financave, p\u00ebr shkak se vet\u00eb Hekurudha nuk arrinte t\u00eb mbulonte fondin e pagave p\u00ebr punonj\u00ebsit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse nuk do t\u00eb veprohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, at\u00ebher\u00eb Hekurudha Shqiptare do t\u00eb mbyllej si shoq\u00ebri dhe aktivitet prej koh\u00ebsh, por ka qen\u00eb interes i shtetit shqiptar q\u00eb ta mbaj\u00eb aktiv sh\u00ebrbimin hekurudhor, kjo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb perspektiv\u00ebs s\u00eb saj,\u201d citohet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Dashi n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>Rreth 8 muaj pas nisjeve t\u00eb hetimeve, Prokuroria e Durr\u00ebsit i k\u00ebrkoi gjykat\u00ebs pushimin e hetimeve t\u00eb procedimit penal. Por argumentet e parashtruara nuk e bind\u00ebn gjyqtarin Paulin \u00c7era, q\u00eb e vler\u00ebsoi k\u00ebrkes\u00ebn t\u00eb pabazuar dhe vendosi q\u00eb aktet t\u00eb rikthehet n\u00eb Prokurori p\u00ebr hetime t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjykata arriti n\u00eb k\u00ebt\u00eb konkluzion pasi konstatoi se nuk \u00ebsht\u00eb kryer akti i ekspertimit kontab\u00ebl p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se cila ka qen\u00eb gjendja financiare e shoq\u00ebris\u00eb HSH, krediti dhe debiti i saj si dhe destinacioni i subvencionit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga shteti p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb audituar e t\u00eb kall\u00ebzuar nga ana e Kontrollit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Prokuroria zgjodhi q\u00eb t\u00eb mos e rihapte hetimin, por t\u2019i drejtohej Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit me nj\u00eb ankes\u00eb kund\u00ebr vendimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb. M\u00eb 15 maj 2019, trupa gjyq\u00ebsore e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Izet Dushaj, Anita Mici dhe Arben Vrioni vler\u00ebsoi se vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Durr\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb prova dhe n\u00eb ligj.<\/p>\n<p>Sipas Apelit, akti i ekspertimit ishte i panevojsh\u00ebm pasi \u201cp\u00ebrcaktimi i t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve t\u00eb hekurudh\u00ebs\u201d nuk ka lidhje me hetimin e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cObjekti hetimi ka qen\u00eb ndryshimi i destinacionit t\u00eb subvencioneve t\u00eb dh\u00ebna nga shteti n\u00eb vler\u00ebn 1,230,000,000 lek\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e Apelit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026\u00e7mojm\u00eb se n\u00eb rastin konkret rezulton e provuar se veprimet nuk jan\u00eb kryer p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebrfitimi apo abuzimi me detyr\u00ebn, por jan\u00eb kryer me q\u00ebllim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb shlyerjen e pagave dhe sigurimeve shoq\u00ebrore t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb H.SH. dhe q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm mbajtjen n\u00eb funksion t\u00eb sh\u00ebrbimit hekurudhor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, pasi prej dhjetra vitesh kjo shoq\u00ebri \u00ebsht\u00eb me bilanc negativ dhe punonj\u00ebsit e saj paguhen me pag\u00eb minimale,\u201d p\u00ebrfundon vendimi i Apelit.<\/p>\n<p><strong>\u00a0Kontrata \u201cfantazm\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p>KLSH e kall\u00ebzoi Hekurudh\u00ebn edhe p\u00ebr faktin se ish-drejtues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kan\u00eb likuiduar fatura p\u00ebr sh\u00ebrbim me roje private, t\u00eb cilat nuk jan\u00eb firmosur nga bler\u00ebsi, nuk ishte p\u00ebrcaktuar vendi i kryerjes s\u00eb sh\u00ebrbimit, nuk jan\u00eb shoq\u00ebruar me procesverbale dhe me d\u00ebm t\u00eb llogaritur n\u00eb vler\u00ebn e 115 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Kontratat lidheshin me ruajtjen e stacioneve t\u00eb hekurudh\u00ebs n\u00eb P\u00ebrrenjas dhe Durr\u00ebs nga kompanit\u00eb Madid dhe Therepeli, por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kall\u00ebzimit, Prokuroria e Durr\u00ebsit nuk ka gjetur persona p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, drejtuesit e Hekurudh\u00ebs u mbrojt\u00ebn para Prokuroris\u00eb me argumentin se kompanit\u00eb ishin paguar me vones\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes s\u00eb keqe financiare dhe se procedurat e tenderimit ishin shmangur p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb fondeve n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Ish-drejtuesi i Nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb Biznesit, E.D i tha Prokuroris\u00eb se shtesat e kontrat\u00ebs ishin b\u00ebr\u00eb me p\u00eblqimin e administratorit t\u00eb Hekurudh\u00ebs, pasi nuk disponoheshin fonde p\u00ebr t\u00eb hapur procedur\u00ebn e tenderimit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i jam drejtuar disa her\u00eb me shkres\u00eb administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb t\u00eb hap\u00eb procedurat e tenderimit, por nga ana e tij \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje q\u00eb t\u00eb b\u00ebnim shtesat e kontratave, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos liheshin n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit nj\u00eb num\u00ebr lokomotivash q\u00eb ishin n\u00eb konservim n\u00eb stacionin e P\u00ebrrenjasit,\u201d ka pretenduar ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr punonj\u00ebse e Hekurudh\u00ebs, e cila mbante postin e shefes s\u00eb financ\u00ebs ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb arsye tjet\u00ebr mbi pyetjen se pse jan\u00eb paguar fatura pa u firmosur nga administratori i shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrsa i p\u00ebrket mosfirmosjes s\u00eb fatur\u00ebs nga ana jon\u00eb theksoj se midis administratorit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb Therepeli dhe administratorit ton\u00eb kishte divergjenca p\u00ebr shkak t\u00eb mospages\u00ebs n\u00eb koh\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb kryer. Faturat vinin me post\u00eb dhe ktheheshin p\u00ebrs\u00ebri, p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme,\u201d ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e Hekurudh\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt u pyet\u00ebn nga Prokuroria u ankuan p\u00ebr andrallat e shumta p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve ekonomike, t\u00eb tilla si pagesat me vones\u00eb t\u00eb faturave, bllokimin e t\u00eb gjitha llogarive n\u00eb banka p\u00ebr shkak t\u00eb detyrimeve t\u00eb papaguara si dhe munges\u00ebs s\u00eb vazhdueshme t\u00eb fondeve p\u00ebr t\u00eb kryer procedura t\u00eb rregullta prokurimi.<\/p>\n<p>Prokuroria e Durr\u00ebsit n\u00eb hetim nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb dal\u00eb me konkluzion p\u00ebr k\u00ebto raste, megjith\u00ebse ishin referuar si indicie p\u00ebr shkelje penale nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit duke proceduar p\u00ebrfundimisht me mbylljen e hetimit.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fillim t\u00eb gushtit, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb prezantoi nj\u00eb paket\u00eb ligjore si pjes\u00eb t\u00eb ambicies p\u00ebr transformimin e sistemit hekurudhor n\u00eb vend; sektor i zhytur prej dekadash n\u00eb amortizim dhe humbje ekonomike. Propozimet plot\u00ebsojn\u00eb kuadrin n\u00ebnligjor t\u00eb Kodit Hekurudhor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, i miratuar n\u00eb vitin 2016 si detyrim i Planit Komb\u00ebtar t\u00eb Integrimit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":103571,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103570","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103570","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103570"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103570\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103570"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103570"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103570"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}