{"id":103825,"date":"2019-08-28T18:30:10","date_gmt":"2019-08-28T16:30:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103825"},"modified":"2019-08-28T17:11:17","modified_gmt":"2019-08-28T15:11:17","slug":"a-ka-paguar-dacic-per-terheqjen-e-njohjes-se-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/a-ka-paguar-dacic-per-terheqjen-e-njohjes-se-kosoves\/","title":{"rendered":"A ka paguar Da\u00e7i\u00e7 p\u00ebr t\u00ebrheqjen e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs?"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Jashtme e Kosov\u00ebs e ka akuzuar Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb se ka ofruar ryshfet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, pas nj\u00eb shkrimi n\u00eb nj\u00eb portal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Afrik\u00ebs Qendrore, q\u00eb p\u00ebrfshinte ministren e Jashtme, Sylvie Baipo Temon, dhe nj\u00eb \u201cK\u00ebshilltar t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb ministrit t\u00eb jasht\u00ebm serb Ivica Da\u00e7iq\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi thell\u00ebsisht t\u00eb shqet\u00ebsuar q\u00eb Qeveria serbe ka instaluar korrupsionin dhe ryshfetin si mjete diplomatike p\u00ebr t\u00eb pranuar dokumente t\u00eb falsifikuara q\u00eb nuk sh\u00ebrbejn\u00eb asgj\u00eb, por vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, tha ministria e Jashtme e Kosov\u00ebs n\u00eb deklarat\u00eb.<\/p>\n<p>Aty thuhet se Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb tre vitet e fundit, me nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb paprecedent diplomatike dhe propagandistike nga Serbia, me mb\u00ebshtetjen e Rusis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera, p\u00ebr t\u00eb penguar integrimin e Kosov\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebsin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>\u201c350.000 euro n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb nj\u00eb note diplomatike\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb shkrimin e portalit \u201eCorbeau Ne\u00ebs Centrafrique\u201d t\u00eb dat\u00ebs 25 gusht, thuhet se nj\u00eb \u201ek\u00ebshilltar i posa\u00e7\u00ebm i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm serb\u201c, u takua me ministren e Jashtme t\u00eb Afrik\u00ebs Qendrore, Sylvie Baipo Temon, n\u00eb Paris gjat\u00eb muajit korrik t\u00eb vitit 2019, dhe i ka ofruar asaj \u201c200 milion franga t\u00eb Afrik\u00ebs Q\u00ebndrore (rreth 350.000 euro) n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb not\u00ebs s\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u201ck\u00ebshilltar\u201d q\u00eb dyshohet se ofroi ryshfet, sipas Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs, \u00ebsht\u00eb Vladimir Cizelj, k\u00ebshilltar i posa\u00e7\u00ebm i ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7i\u00e7. Autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb dyshime n\u00eb origjinalitetin \u2013 jo vet\u00ebm t\u00eb not\u00ebs p\u00ebr t\u00ebrheqjen e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Republika e Afrik\u00ebs Qendrore \u2013 por edhe t\u00eb gjitha t\u00ebrheqjeve t\u00eb m\u00ebparshme, dhe pretendojn\u00eb se ishin dokumente t\u00eb falsifikuara, n\u00eb t\u00eb cilat, sipas tyre, ka qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb Vladimir Cizelj.<\/p>\n<p>\u201cAskush nuk mund t\u00eb injoroj\u00eb faktin q\u00eb k\u00ebto nota jan\u00eb shkruar dhe p\u00ebrgatitur n\u00eb Beograd. T\u00eb gjitha dokumentet q\u00eb jan\u00eb paraqitur nga Da\u00e7iq dhe jan\u00eb dor\u00ebzuar nga Cizelj, jan\u00eb i nj\u00ebjti tekst\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit t\u00eb ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 27 korrik, ministri i Jasht\u00ebm serb, Ivica Da\u00e7i\u00e7, gjat\u00eb nj\u00eb interviste p\u00ebr transmetuesin publik t\u00eb Serbis\u00eb, tregoi nj\u00eb dokument q\u00eb pretendohej se ishte n\u00ebnshkruar nga ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Afrik\u00ebs Qendore, Sylvie Baipo Temon, p\u00ebrmes t\u00eb cilit t\u00ebrhiqej njohja e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rel i \u00ebsht\u00eb drejtuar me pyetje, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje deri n\u00eb momentin e publikimit t\u00eb k\u00ebtij raporti.<\/p>\n<p><strong>Kush \u00ebsht\u00eb Vladimir Cizelj?<\/strong><\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshilltari i ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb (Ivica Da\u00e7i\u00e7) \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr historin\u00eb e tij kriminale dhe lidhjet me rrjetet kriminale jasht\u00eb Evrop\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e ministris\u00eb s\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Rel ka d\u00ebrguar pyetje n\u00eb Institutin \u201cVlatacom\u201d me qend\u00ebr n\u00eb Beograd, n\u00eb lidhje me rolin e Cizelj n\u00eb fushat\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e njohjeve p\u00ebr Kosov\u00ebn, por nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga ana e k\u00ebtij Instituti.<\/p>\n<p><strong>Cizelj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themeluesit dhe drejtor\u00ebt e k\u00ebtij Instituti.<\/strong><\/p>\n<p>Faktin se Vladimir Cizelj ishte pun\u00ebsuar si K\u00ebshilltar i Posa\u00e7\u00ebm n\u00eb ministrin\u00eb e Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb, e d\u00ebshmon edhe nj\u00eb dokument i Kombeve t\u00eb Bashkuara, ku emri i tij \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e delegat\u00ebve t\u00eb Ministris\u00eb serbe, si pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr migracionin t\u00eb organizuar nga Kombet e Bashkuara, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<p>Vladimir Cizelj, \u00ebsht\u00eb shtetas slloven, dhe emri i tij nd\u00ebrlidhet me disa \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Serbi. Ai p\u00ebrmendet n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn afer\u00ebn \u201cValixhe\u201d t\u00eb vitit 2006, kur z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsguvernatori i at\u00ebhersh\u00ebm i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Serbis\u00eb, Dejan Simiq, dhe nj\u00eb zyrtar i Partis\u00eb Socialiste, Vladimir Zagradanin, u arrestuan me akuz\u00ebn e ryshfetit, p\u00ebr gjoja kthimin e licenc\u00ebs s\u00eb pun\u00ebs q\u00eb Banka Komb\u00ebtare e Serbis\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb Bank\u00ebs Kredituese t\u00eb Eksportit (KEB).<\/p>\n<p>Ky arrestim dyshohet se ndodhi 15 minuta pasi Ivica Da\u00e7i\u00e7 doli nga banesa e Simi\u00e7. Vladimir Cizelj ishte nj\u00eb aksionar i Grupit \u201cTBI\u201d q\u00eb e kishte n\u00eb pron\u00ebsi Bank\u00ebn Kredituese t\u00eb Eksportit. T\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt e k\u00ebsaj afere u liruan n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2012, mediat raportuan se kompania e Vladimir Cizeljit \u201cVlatacom\u201d, kishte dor\u00ebzuar pajisje p\u00ebr takimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb sportit \u201cUniversiada\u201d n\u00eb Beograd, nj\u00eb vit e gjysm\u00eb pasi u mbajt\u00ebn aktivitetet e k\u00ebtij organizimi. Kontrata p\u00ebr blerjen e pajisjeve me kompanin\u00eb \u201cVlatacom\u201d ishte n\u00ebnshkruar nga Ministria e Brendshme, e cila n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Ivica Da\u00e7i\u00e7.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Ministria e Jashtme e Kosov\u00ebs, n\u00eb deklarat\u00ebn e saj thot\u00eb se Cizelj ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb njohur n\u00eb Botsvan\u00eb t\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb Jugut, p\u00ebr shitjen e sistemeve t\u00eb enkriptimit, n\u00ebp\u00ebrmjet marrjes s\u00eb ryshfetit nga zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Por, ky vend e kishte mohuar q\u00eb ka kontraktuar kompanin\u00eb \u201cVlatacom\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb interesant fakti se \u201cVlatacom\u201d me qend\u00ebr n\u00eb Beograd, inicioi nj\u00eb takim t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Serbis\u00eb dhe atyre t\u00eb Botsvan\u00ebs m\u00eb 2017-t\u00eb n\u00eb Beograd. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u deklarua, mes tjerash, se \u201cmb\u00ebshtetja e Botsvan\u00ebs n\u00eb p\u00ebrpjekjet e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial n\u00eb Kosov\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb nj\u00eb baz\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm nd\u00ebrmjet t\u00eb dyja ministrive.<\/p>\n<p>Kompania \u201cInstituti Vlatacom\u201d zhvillon produkte kompjuterike, si\u00e7 jan\u00eb sistemet p\u00ebr l\u00ebshimin e dokumenteve biometrike personale dhe t\u00eb udh\u00ebtimit, sistemet p\u00ebr v\u00ebrtetimin e identitetit, kontrollin e trafikut, e t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave nga raporti financiar i vitit 2018, Vlatacom \u00ebsht\u00eb pronar i \u201cQendr\u00ebs VT\u201d n\u00eb Beograd, dhe i firm\u00ebs Vlatacom n\u00eb Botsvan\u00eb, dhe se prodhimet e saja p\u00ebr kontroll automatik t\u00eb dokumenteve t\u00eb udh\u00ebtimit, dhe regjistrave t\u00eb pasagjer\u00ebve p\u00ebrdoren n\u00eb vendkalimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Serbi, Nigeri dhe Moldavi.<\/p>\n<p>Disa institucione shtet\u00ebrore n\u00eb Angol\u00eb, Botsvan\u00eb, Nigeri, Irak dhe Sllovaki, raportohet se gjithashtu se p\u00ebrdorin pajisjet e zhvilluara nga \u201cVlatacom\u201d.<\/p>\n<p><strong>Lidhjet e Rusis\u00eb me Republik\u00ebn e Afrik\u00ebs Q\u00ebndrore<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitet e fundit, Rusia e ka forcuar ndikimin e saj n\u00eb Republik\u00ebn e Afrik\u00ebs Qendrore. N\u00eb muajin gusht t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, ajo n\u00ebnshkroi marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi ushtarak me at\u00eb vend.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 prill t\u00eb vitit 2019, n\u00ebnshkroi nj\u00eb marr\u00ebveshje tjet\u00ebr, p\u00ebr krijimin e nj\u00eb zyre p\u00ebrfaq\u00ebsimi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes ruse n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Afrik\u00ebs Qendrore, me q\u00ebllim t\u00eb forcimit t\u00eb bashk\u00ebpunimit midis ushtrive t\u00eb dy vendeve.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor t\u00eb vitit 2018, gazeta franceze \u201cLe Monde\u201d publikoi nj\u00eb tekst n\u00eb lidhje me shkuarjen e oficer\u00ebve t\u00eb inteligjenc\u00ebs ruse n\u00eb Republik\u00ebn e Afrik\u00ebs Qendrore, p\u00ebr t\u00eb trajnuar ushtrin\u00eb lokale. Sidoqoft\u00eb, bashk\u00ebbiseduesit e k\u00ebsaj gazete franceze than\u00eb se ata ishin \u201cmercenar\u00eb\u201d t\u00eb kompanis\u00eb ushtarake private ruse \u201cWagner\u201d, t\u00eb cil\u00ebn mediat e nd\u00ebrlidhin me Yevgeny Prigozhin, nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i ngusht\u00eb i presidentit t\u00eb Rusis\u00eb, Vladimir Putin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 30 korrik t\u00eb vitit 2018, tre gazetar\u00eb rus\u00eb u vran\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Afrik\u00ebs Qendrore. Ata p\u00ebrgatiten nj\u00eb dokumentar n\u00eb lidhje me aktivitetet e nj\u00ebsis\u00eb paramilitare t\u00eb diskutueshme ruse \u201cWagner\u201d, dhe p\u00ebr pjes\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs, gjoja se kan\u00eb luftuar n\u00eb Ukrain\u00eb dhe Siri.<\/p>\n<p>Ministrja e Jashtme e Afrik\u00ebs Qendrore, Sylvie Baipo Temon, mori detyr\u00ebn n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2018.<\/p>\n<p>N\u00eb tekstin e portalit \u201cCorbeau News Centrafrique\u201d thuhet se vendimin p\u00ebr t\u00ebrhiqjen e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs ajo e mori krye n\u00eb vete, pa u konsultuar fillimisht me zyrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb shtetit \u2013 para s\u00eb gjithash me presidentin e vendit, dhe se mb\u00ebshtetet n\u00eb p\u00ebrkrahjen e ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm rus, Sergei Lavrov.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimi p\u00ebr Ballkanin i Radios Evropa e Lir\u00eb, n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, ka shkruar p\u00ebr rolin e Rusis\u00eb, n\u00eb fushat\u00ebn e Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e njohjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Shkrimi bazohej n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje bashk\u00ebpunimi, q\u00eb kishte n\u00ebnshkruar Rusia me vende t\u00eb ndryshme, para se ato t\u00eb u d\u00ebrgonin autoriteteve serbe not\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb njohjes p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 2017, Serbia ka b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e njohjeve t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. Ministria e Jashtme e Serbis\u00eb thot\u00eb se 15 vende e kan\u00eb t\u00ebrhequr njohjen e Kosov\u00ebs deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Kreu i diplomacis\u00eb serbe, Ivica Da\u00e7i\u00e7, deklaron se q\u00ebllimi i tij \u00ebsht\u00eb t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb numrin e vendeve q\u00eb e njohin Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur n\u00eb 96, num\u00ebr ky q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn gjysm\u00ebn e vendeve an\u00ebtare t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb parandaloj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb organizata dhe institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>\u201cKur ai num\u00ebr bie n\u00eb 96 dhe m\u00eb posht\u00eb, un\u00eb mund t\u00eb konsideroj se kam p\u00ebrfunduar at\u00eb q\u00eb kam premtuar\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Da\u00e7i\u00e7. Zyrtar\u00ebt e Kosov\u00ebs, nga ana tjet\u00ebr, vazhdojn\u00eb t\u00eb akuzojn\u00eb Serbin\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin praktikave korruptive, shitjes s\u00eb arm\u00ebve dhe marr\u00ebveshjeve p\u00ebr heqjen e vizave me vende t\u00eb ndryshme, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar Kosov\u00ebn. Institucionet e Kosov\u00ebs thon\u00eb se me k\u00ebto fakte i kan\u00eb njoftuar edhe zyrtar\u00ebt n\u00eb Bruksel. \/Rel\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Jashtme e Kosov\u00ebs e ka akuzuar Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb se ka ofruar ryshfet n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb t\u00ebrheqjes s\u00eb njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs, pas nj\u00eb shkrimi n\u00eb nj\u00eb portal t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Afrik\u00ebs Qendrore, q\u00eb p\u00ebrfshinte ministren e Jashtme, Sylvie Baipo Temon, dhe nj\u00eb \u201cK\u00ebshilltar t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb ministrit t\u00eb jasht\u00ebm serb Ivica Da\u00e7iq\u201d. \u201cNe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69954,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103825","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103825","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103825"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103825\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69954"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103825"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103825"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103825"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}