{"id":103888,"date":"2019-08-29T12:00:30","date_gmt":"2019-08-29T10:00:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103888"},"modified":"2019-08-29T12:00:30","modified_gmt":"2019-08-29T10:00:30","slug":"pd-nxjerr-dokumentet-e-reja-nga-sistemi-tims-per-agim-kajmakun-cfare-faktojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/pd-nxjerr-dokumentet-e-reja-nga-sistemi-tims-per-agim-kajmakun-cfare-faktojne\/","title":{"rendered":"PD nxjerr dokumentet e reja nga sistemi TIMS p\u00ebr Agim Kajmakun: \u00c7far\u00eb faktojn\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka publikuar sot dy dokumente t\u00eb reja, q\u00eb tregojn\u00eb se kryebashkiaku i Vor\u00ebs, Agim Kajmaku, \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Greqi, me emrin Jorgo Toto.<\/p>\n<p>Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, publikoi nga selia e PD dy dokumentet e marra nga sistemi TIMS p\u00ebr Kajmakun, duke u shprehur se \u201cKrahasimi i dy fotove q\u00eb jan\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebtit person, verteton se personi i k\u00ebrkuar n\u00ebn emrin Jorgo Toto, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb Agim Kajmaku. Provat jan\u00eb t\u00eb pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet t\u00eb largohet dhe t\u00eb merret i pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn e tij penale t\u00eb kryer n\u00eb shtetin grek dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mashtrimit me deklarimet e formularit t\u00eb dekriminalizimit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMadje Edi Rama duke qen\u00eb se i ka t\u00eb preferuar t\u00eb inkriminuarit n\u00eb pushtetin e tij, vendosi ta mbroj\u00eb Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish q\u00eb Partia Demokratike i ka rr\u00ebzuar me prova t\u00eb pakontestueshme. Prej disa dit\u00ebsh, PD ka publikuar vendimin e drejt\u00ebsis\u00eb greke p\u00ebr arrestimin e Jorgo Totos, em\u00ebr ky i p\u00ebrdorur nga Agim Kajmaku gjat\u00eb aktivitetit t\u00eb tij t\u00eb biznesit n\u00eb vitet 2000 n\u00eb Greqi\u201d, tha Strazimiri.<\/p>\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb E PARTIS\u00cb DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI<\/strong><\/p>\n<p>Partia Demokratike, bazuar n\u00eb prova t\u00eb pakontestueshme, ka provuar se Jorgo Toto ose ndryshe Agim Kajmaku i Edi Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Greqi duke b\u00ebr\u00eb biznes me para t\u00eb falsifikuara dhe se me emrin e ndryshuar n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit, \u00ebsht\u00eb person n\u00eb k\u00ebrkim n\u00eb shtetin fqinj.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se si Jorgo Toto, Agim Kajmaku k\u00ebrkohet prej vitesh nga drejt\u00ebsia greke, Edi Rama e vendosi p\u00ebrmes votimeve moniste n\u00eb krye t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Vor\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje Edi Rama duke qen\u00eb se i ka t\u00eb preferuar t\u00eb inkriminuarit n\u00eb pushtetin e tij, vendosi ta mbroj\u00eb Jorgo Kajmakun, duke sajuar lloj-lloj alibish q\u00eb Partia Demokratike i ka rr\u00ebzuar me prova t\u00eb pakontestueshme. Prej disa dit\u00ebsh, PD ka publikuar vendimin e drejt\u00ebsis\u00eb greke p\u00ebr arrestimin e Jorgo Totos, em\u00ebr ky i p\u00ebrdorur nga Agim Kajmaku gjat\u00eb aktivitetit t\u00eb tij t\u00eb biznesit n\u00eb vitet 2000 n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Kajmaku fshihet pas alibive t\u00eb rr\u00ebzuara duke iu afruar gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb burgut, nd\u00ebrsa Edi Rama hesht, duke mbrojtur zgjedhjen e tij kriminale p\u00ebr qytetar\u00ebt e Vor\u00ebs.<\/p>\n<p>Sot do t\u00eb paraqesim nj\u00eb tjet\u00ebr fakt q\u00eb rr\u00ebzon \u00e7do mashtrim t\u00eb Agim Kajmakut se nuk \u00ebsht\u00eb Jorgo Totoja i arrestuar n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>Ky dokument, i marr\u00eb nga sistemi TIMS (dokumenti 1) \u00ebsht\u00eb me foton e Jorgo Totos n\u00eb pasaport\u00ebn me nr. Z 0148497, me t\u00eb cil\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb arrestuar.<br \/>\nDokumenti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu i nxjerr\u00eb nga sistemi TIMS tregon pasaport\u00ebn me emrin Agim Kajmaku, por me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn foto si edhe Jorgo Toto n\u00eb pasaport\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb arrestuar. Krahasimi i dy fotove q\u00eb jan\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebtit person, verteton se personi i k\u00ebrkuar n\u00ebn emrin Jorgo Toto, n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb Agim Kajmaku.<br \/>\nProvat jan\u00eb t\u00eb pakontestueshme dhe Agim Kajmaku apo Jorgo Toto duhet t\u00eb largohet dhe t\u00eb merret i pandehur p\u00ebr vepr\u00ebn e tij penale t\u00eb kryer n\u00eb shtetin grek dhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb mashtrimit me deklarimet e formularit t\u00eb dekriminalizimit.<\/p>\n<p>Por ai nuk largohet sepse e mbron Edi Rama. Edi Rama e mbron sepse ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ideal i modelit kriminal t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij. Edi Rama hesht, nj\u00ebsoj si mafia me kodin e \u201cOmerta\u201d sepse Agim Kajmaku alias Jorgo Toto \u00ebsht\u00eb simboli i kriminalizimit t\u00eb qeverisjes nga organizata kriminale e Rilindjes.<\/p>\n<p>Edi Rama e mbron sepse si\u00e7 provuam dhe nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, me Kajmakun dhe kajmak\u00ebt e tjer\u00eb ai ndan parat\u00eb publike t\u00eb grabitura shqiptar\u00ebve me tendera me miliona euro. Prandaj Edi Rama, si njeriu q\u00eb ka zgjedhur t\u00eb qeveris\u00eb me krimin duhet larguar nj\u00eb or\u00eb e m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pushteti i krimit duhet zhdukur nga rr\u00ebnj\u00ebt dhe zgjedhje e lira, p\u00ebrgatitur nga nj\u00eb qeveri pa Edi Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb e vetmja rrug\u00eb p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb shqiptar\u00ebve drejtimin q\u00eb meritojn\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike ka publikuar sot dy dokumente t\u00eb reja, q\u00eb tregojn\u00eb se kryebashkiaku i Vor\u00ebs, Agim Kajmaku, \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Greqi, me emrin Jorgo Toto. Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, publikoi nga selia e PD dy dokumentet e marra nga sistemi TIMS p\u00ebr Kajmakun, duke u shprehur se \u201cKrahasimi i dy fotove q\u00eb jan\u00eb t\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":52454,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103888","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103888","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103888"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103888\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/52454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103888"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103888"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103888"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}