{"id":104375,"date":"2019-09-01T13:04:13","date_gmt":"2019-09-01T11:04:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=104375"},"modified":"2019-09-01T13:04:13","modified_gmt":"2019-09-01T11:04:13","slug":"isuf-kalo-zbulon-mesazhet-e-mjekut-francez-per-nexhmije-hoxhen-cfshihet-pas-eliminimit-te-mehmet-shehut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/isuf-kalo-zbulon-mesazhet-e-mjekut-francez-per-nexhmije-hoxhen-cfshihet-pas-eliminimit-te-mehmet-shehut\/","title":{"rendered":"Isuf Kalo zbulon mesazhet e mjekut francez p\u00ebr Nexhmije Hoxh\u00ebn: \u00c7\u2019fshihet pas eliminimit t\u00eb Mehmet Shehut?"},"content":{"rendered":"<p><em>Kush ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Mehmet Shehu? Ishte njeriu m\u00eb i besuar i Enver Hoxh\u00ebs, vras\u00ebsi gjakftoht\u00eb, apo njeriu q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebhiqte hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Per\u00ebndimit? N\u00eb librin e tij \u201cBlloku\u201d, botim i \u201cUET Press\u201d, ish-mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo, tregon jo vet\u00ebm njohjen me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, por edhe me banor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb lagjes m\u00eb t\u00eb famshme n\u00eb Shqip\u00ebri. Nj\u00eb nd\u00ebr personazhet m\u00eb misterioze dhe m\u00eb interesante n\u00eb librin e Kalos \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht Mehmet Shehu, Kryeministri m\u00eb jet\u00ebgjat\u00eb i shtetit shqiptar. Mes t\u00eb tjerash, Kalo tregon miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb Shehu kishte me mjekun francez, Pol Miliez, me t\u00eb cilin koleg\u00ebt shqiptar\u00eb ishin konsultuar p\u00ebr sh\u00ebndetin e diktatorit. Po ashtu, Kalo tregon \u201crivalitetin\u201d e fsheht\u00eb t\u00eb Mehmetit me Enverin, armiq\u00ebsin\u00eb e hershme me Ramiz Alin\u00eb dhe librin mbi ekonomin\u00eb q\u00eb po shkruante p\u00ebrpara se t\u00eb vet\u00ebvritej.<\/em><\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/ins><\/p>\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>HISTORIA E NJ\u00cb SIMPATIE RECIPROKE<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb besoj se Mehmet Shehu e d\u00ebshironte ndryshimin e regjimit si n\u00eb parime, ashtu dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e qeverisjes s\u00eb vendit. At\u00eb e shqet\u00ebsonte ve\u00e7an\u00ebrisht ekonomia, e cila ishte n\u00eb keq\u00ebsim e varf\u00ebrim progresiv. Ndryshe nga e gjith\u00eb nomenklatura tjet\u00ebr e sovjetizuar dhe e burokratizuar, Mehmeti kishte nj\u00eb stil racional e pragmatik mendimi, komunikimi e veprimi t\u00eb tipit anglosakson. Besoj se ai kishte koh\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonte hap\u00ebsira dhe ura t\u00eb reja p\u00ebr t\u2019u lidhur me bot\u00ebn per\u00ebndimore. K\u00ebto ura i duhej ndoshta q\u00eb t\u2019i vendoste fshehtas, q\u00eb kur Enveri t\u00eb ishte ende n\u00eb fuqi, p\u00ebr t\u00eb demonstruar k\u00ebshtu m\u00eb pas diferenc\u00ebn dhe pozicionimin e tij personal, origjinal, t\u00eb ndrysh\u00ebm nga regjimi dhe lideri i tij i m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, pas ndarjes son\u00eb me ish-kampin socialist revizionist, atij i duheshin miq me influenc\u00eb n\u00eb vendet europiane per\u00ebndimore. Ai vet\u00eb, n\u00eb rini pat qen\u00eb s\u00eb pari p\u00ebr studime n\u00eb Itali, pastaj si luft\u00ebtar n\u00eb Spanj\u00eb dhe i burgosur a i internuar n\u00eb Franc\u00eb dhe i fliste rrjedhsh\u00ebm gjuh\u00ebt e tyre s\u00eb bashku dhe me anglishten e rusishten. Hapin e par\u00eb p\u00ebr krijimin e nj\u00eb lidhjeje t\u00eb till\u00eb e hodhi n\u00eb fillimin e viteve 1960 e shoqja, Fiqiretja. E ndodhur n\u00eb Paris p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb mjek\u00ebsore, ajo i k\u00ebrkoi takim konfidencial prof. Pol Miliezit, nj\u00eb mjek i shquar ky, i njohur p\u00ebr mendje t\u00eb hapur, nj\u00ebkoh\u00ebsisht konservator dhe katolik praktikant, mik personal, por dhe kritik i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i De Golit.<\/p>\n<p>Ajo i shprehu profesorit d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb ai t\u00eb pranonte t\u00eb konsultonte pacient\u00eb shqiptar\u00eb nga nomenklatura e lart\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt tash e tutje, pas prishjes me kampin socialist revizionist, nuk kishin m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb konsultoheshin nga mjek\u00ebt e klinik\u00ebs s\u00eb Kremlinit. Prof. Miliezi e ka p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb papritur prej tij n\u00eb nj\u00eb prej librave me kujtime, i botuar n\u00eb vitin 1980, me titull \u201cMjek\u00ebsia e liris\u00eb\u201d (Medicine de la liberte).<\/p>\n<p>Nuk dihet n\u00ebse Fiqiretja vajti te profesor Miliezi me iniciativ\u00ebn e vet apo ishte e autorizuar nga i shoqi, Kryeminist\u00ebr i vendit, apo nga dikush tjet\u00ebr m\u00eb lart? M\u00eb e mundshme ka qen\u00eb ta ket\u00eb marr\u00eb diku m\u00eb lart miratimin. Miliezi ishte profesor i d\u00ebgjuar dhe mjek i madh. Ai konsultonte udh\u00ebheq\u00ebs, mbret\u00ebr apo president\u00eb t\u00eb disa vendeve t\u00eb bot\u00ebs. Pavar\u00ebsisht nga kjo, si xhentil e pranoi me k\u00ebnaq\u00ebsi k\u00ebrkes\u00ebn e komunistes shqiptare dhe m\u00eb pas u b\u00eb edhe kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb Franc\u00eb-Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Edhe pse m\u00eb von\u00eb ai konsultoi, n\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta, dosjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs dhe e takoi disa her\u00eb at\u00eb miq\u00ebsisht gjat\u00eb vizitave n\u00eb Shqip\u00ebri, \u00e7udit\u00ebrisht u t\u00ebrhoq m\u00eb s\u00eb tep\u00ebrmi nga personaliteti dhe origjinaliteti i Mehmet Shehut dhe pati konsiderata t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb vitin 1972, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Mehmeti ishte i shtruar n\u00eb klinik\u00ebn private Passy t\u00eb Parisit p\u00ebr t\u2019u operuar, u ndodha aty edhe un\u00eb, asokohe p\u00ebr specializim dhe her\u00eb pas here shkoja, me p\u00eblqimin e pacientit dhe t\u00eb Fiqiretes ta shihja ose t\u00eb rrija me dr. Llambi Zi\u00e7ishtin, Llambi Pe\u00e7inin dhe Gani Kodr\u00ebn q\u00eb e shoq\u00ebronin. Miliezi erdhi disa her\u00eb personalisht aty p\u00ebr ta takuar. Bisedat e tyre ishin t\u00eb gjata dhe b\u00ebheshin vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm, n\u00eb dhom\u00ebn e t\u00eb s\u00ebmurit. Ka mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ishin me tem\u00eb jo p\u00ebr s\u00ebmundjen, sepse Miliezi ishte internist, jo kirurg specialist.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1116417\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Libri-Isuf-Kalo-Enveri-525x350.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1116417\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Libri-Isuf-Kalo-Enveri-525x350.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 525px) 100vw, 525px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Libri-Isuf-Kalo-Enveri-525x350.jpg 525w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Libri-Isuf-Kalo-Enveri-400x267.jpg 400w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Libri-Isuf-Kalo-Enveri-370x247.jpg 370w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Libri-Isuf-Kalo-Enveri-113x75.jpg 113w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Libri-Isuf-Kalo-Enveri.jpg 600w\" alt=\"Libri Isuf Kalo Enveri\" width=\"525\" height=\"350\" \/><\/a><\/figure>\n<p>Pas nj\u00eb vizite t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb pasdite von\u00eb Mehmeti m\u00eb thirri n\u00eb dhom\u00ebn e tij p\u00ebr nj\u00eb porosi. Sapo hyra m\u00eb ra n\u00eb sy se atij i shk\u00eblqente e gjith\u00eb fytyra nga lumturia e g\u00ebzimi dhe, si rrall\u00ebher\u00eb, ishte me humor. Efekti Miliez ishte i duksh\u00ebm. Pas daljes nga klinika, Mehmeti i b\u00ebri nj\u00eb takim joprotokollar me Kryeministrin e at\u00ebhersh\u00ebm golist t\u00eb Franc\u00ebs, Shaban Delmaz. Ky ishte nj\u00eb eveniment i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm p\u00ebr vendin ton\u00eb, krejt\u00ebsisht t\u00eb izoluar e t\u00eb braktisur nga Europa. Takimi u paraqit si gjest mir\u00ebsjelljeje nga ana franceze, meq\u00eb Kryeministri shqiptar gjendej privatisht n\u00eb Paris, por nj\u00eb person i ambasad\u00ebs son\u00eb q\u00eb u mor me organizimin e tij, pretendonte se pas protokollit kishte pasur mes tyre edhe nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr konfidenciale kok\u00eb m\u00eb kok\u00eb. N\u00eb kthimin e tij n\u00eb apartamentin e vog\u00ebl, t\u00eb marr\u00eb me qira nga ambasada jon\u00eb n\u00eb \u201cAveny Suffren\u201d, ajo q\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje qe se edhe at\u00eb dit\u00eb, fytyra e syt\u00eb i rrezatonin drit\u00eb jo t\u00eb zakont\u00eb.<\/p>\n<p>Miliezin e pata takuar dhe kisha biseduar me t\u00eb disa her\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pune dhe opinionesh n\u00eb Paris, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb vitin 1980, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndodhesha n\u00eb Paris, ai m\u00eb dha nj\u00eb kopje me autograf t\u00eb librit t\u00eb tij t\u00eb sapobotuar me kujtime personale, \u201cMjek\u00ebsia e liris\u00eb\u201d, p\u00ebr t\u2019ia dor\u00ebzuar Nexhmijes si dhurat\u00eb nga ana e tij, me subjekt konsultat e tij mjek\u00ebsore p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kopje t\u00eb atij libri e kam edhe un\u00eb. N\u00eb t\u00eb flitet edhe p\u00ebr vizitat e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrgjith\u00ebsisht me dashamir\u00ebsi, polites\u00eb dhe diplomaci (me disa komplimente p\u00ebr ne, mjek\u00ebt shqiptar\u00eb), por duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej mes rreshtash mosmiratimin e tij p\u00ebr mbylljen e vendit dhe munges\u00ebn e demokracis\u00eb. N\u00eb faqet e tij haset befas edhe nj\u00eb fraz\u00eb q\u00eb evokonte shpres\u00ebn e tij p\u00ebr hapjen dhe demokratizimin n\u00eb t\u00eb ardhmen, t\u00eb cil\u00ebn e bazonte n\u00eb kontaktet konfidenciale q\u00eb kish pasur me personalitete t\u00eb udh\u00ebheqjes politike k\u00ebtu.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, ka n\u00eb at\u00eb vend ndonj\u00eb person nga udh\u00ebheqja e lart\u00eb, q\u00eb me siguri n\u00eb t\u00eb ardhmen jo t\u00eb larg\u00ebt do t\u00eb din\u00eb t\u2019i hapin atij vendi shtigje t\u00eb reja drejt liris\u00eb\u201d, shkruante ai. Vetvetiu kuptohej q\u00eb personi nuk mund t\u00eb ishte Enver Hoxha, p\u00ebrderisa fjala qe p\u00ebr shtigje lirie, q\u00eb do t\u00eb hapeshin n\u00eb t\u00eb ardhmen. At\u00ebher\u00eb fjala duhet t\u00eb ish p\u00ebr nj\u00ebrin nga pasardh\u00ebsit e tij. Q\u00eb fjal\u00ebn Miliezi e kishte konkretisht p\u00ebr Mehmet Shehun, u kuptua qartas m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Fill pasi Mehmeti u eliminua dhe familja e tij u persekutua, n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb botoi n\u00eb vitin 1983 me titull \u201cMir\u00ebp\u00ebrdorimi i jet\u00ebs dhe i vdekjes\u201d (Du bone usage de la vie et de la mort), ndon\u00ebse ishte kryetar i Shoqat\u00ebs s\u00eb Miq\u00ebsis\u00eb Franc\u00eb-Shqip\u00ebri dhe ende zyrtarisht mik i ambasad\u00ebs son\u00eb atje, ai mbante haptas q\u00ebndrim t\u00eb kund\u00ebrt dhe mosmiratues me q\u00ebndrimin zyrtar t\u00eb shtetit ton\u00eb ndaj \u201crastit tragjik Shehu\u201d.<\/p>\n<p>Ai denonconte publikisht me shum\u00eb dhembje k\u00ebt\u00eb akt tragjik \u201cp\u00ebr nj\u00eb mik t\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d dhe k\u00ebrkonte t\u00eb dinte p\u00ebr fatin e s\u00eb shoqes dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij. Me \u00e7far\u00eb vall\u00eb e kishte impresionuar Mehmet Shehu k\u00ebt\u00eb konsulent liberal t\u00eb madh? Me origjinalitetin, racionalitetin, energjin\u00eb, vizionin largpam\u00ebs, apo me premtimet dhe planet ende t\u00eb fshehta t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb ndryshuar, kur t\u2019i vinte dita, fatet dhe orientimin e vendit? Miliezi nuk e fshihte se n\u00eb misionet e tij mjek\u00ebsore, ai kryente sipas rastit edhe misione politike dhe t\u00eb mesazherit mes t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb vendeve t\u00eb ndryshme, ku konsultonte dhe t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb tij.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1567335819430\"><\/div>\n<p>Disa mesazhe dhe k\u00ebrkesa t\u00eb udh\u00ebheqjes son\u00eb, mes tyre nj\u00eb e pasuksesshme p\u00ebr t\u00eb pranuar student\u00eb e stazhier\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb arsimoheshin dhe t\u00eb specializoheshin me trajnime afatgjata n\u00eb Franc\u00eb, e kund\u00ebrshtuar nga qeveritar\u00ebt e Franc\u00ebs, ai e p\u00ebrmend edhe n\u00eb librin e tij t\u00eb par\u00eb, \u201cMjek\u00ebsi e liris\u00eb\u201d. Ministri i Jasht\u00ebm francez, fillimisht e miratoi n\u00eb parim k\u00ebrkes\u00ebn e Miliezit, por pas pak dit\u00ebsh u t\u00ebrhoq dhe e anuloi at\u00eb, sepse e kishte kund\u00ebrshtuar ministri i Brendsh\u00ebm, me frik\u00ebn se \u201cstudent\u00ebt shqiptar\u00eb do t\u00eb na indoktrinonin ideologjikisht student\u00ebt tan\u00eb!\u201d Profesori i madh, q\u00eb e kish par\u00eb e njohur thell\u00eb nga af\u00ebr realitetin shqiptar t\u00eb asaj kohe, shkruan n\u00eb lib\u00ebr pas k\u00ebsaj me shpoti: \u201cE ku ta dij\u00eb ministri yn\u00eb se, n\u00ebse do t\u00eb kishte student\u00eb q\u00eb do t\u00eb indoktrinoheshin n\u00eb Franc\u00eb, \u00ebsht\u00eb e sigurt se ata nuk do t\u00eb jen\u00eb student\u00ebt tan\u00eb shqiptar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>A p\u00ebrjashtohet q\u00eb t\u00eb ket\u00eb pasur mesazhe t\u00eb konfidencialitetit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nga ana e Mehmetit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebr\u00e7uar n\u00ebp\u00ebrmjet Miliezit diku tep\u00ebr lart n\u00eb Franc\u00eb? Hipoteza q\u00eb Mehmeti e miratoi \u201cfejes\u00ebn e ndaluar\u201d si nj\u00eb balon\u00eb prove p\u00ebr t\u2019i lajm\u00ebruar e sinjalizuar simbolikisht Per\u00ebndimit, ve\u00e7an\u00ebrisht Shteteve t\u00eb Bashkuara ku kishte krushqit e nuses, heqjen dor\u00eb prej tij nga ortodoksia komuniste e deriat\u00ebhershme, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb provohet dhe po aq v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb mohohet.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb kjo provohet, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb shpjegohet pse ai nuk e pa t\u00eb arsyeshme t\u00eb mos e pyeste ose konsultonte at\u00eb me Enverin. N\u00ebse do ta kishte konsultuar dhe miratuar me t\u00eb, at\u00ebher\u00eb kjo hapje dhe zbutje do t\u2019i njihej merit\u00eb Enverit, sepse ai ishte i pari absolut i vendit. Si nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs amerikane teknike t\u00eb \u201cHarry Fultz\u201d-it, Mehmet Shehu ishte i vetmi nga udh\u00ebheq\u00ebsit shqiptar\u00eb q\u00eb fliste e lexonte, madje edhe mendonte anglisht.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr mua ta imagjinoj q\u00eb ai ta ket\u00eb urryer e trajtuar sinqerisht Amerik\u00ebn dhe Anglin\u00eb si armike t\u00eb vendit t\u00eb tij, si\u00e7 ishte i detyruar t\u00eb shprehej n\u00eb retorik\u00ebn e fjalimeve publike. Magnetizimi i tyre, i mbajtur me shum\u00eb mund n\u00ebn kontroll fshehtas brenda vetes p\u00ebr dekada me radh\u00eb, ndoshta me apo pa vet\u00ebdije, b\u00ebri q\u00eb ai t\u2019i thoshte at\u00eb \u2018po\u2019-n\u00eb e gabuar, aq fatale, t\u00eb birit p\u00ebr fejes\u00ebn.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1116416\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo-293x350.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1116416\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo-293x350.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 293px) 100vw, 293px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo-293x350.jpg 293w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo-234x280.jpg 234w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo-220x263.jpg 220w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo-67x80.jpg 67w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo-377x450.jpg 377w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-dhe-Hysni-Kapo.jpg 502w\" alt=\"Enver Hoxha Dhe Hysni Kapo\" width=\"293\" height=\"350\" \/><\/a><\/figure>\n<p><strong>ENIGMA E NJ\u00cb LIBRI DHE E SJELLJES S\u00cb VRAZHD\u00cb<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga k\u00ebto, un\u00eb, dhe besoj t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb at\u00eb epok\u00eb, nuk kan\u00eb pasur dyshim se Enver Hoxha e kish paracaktuar pa m\u00ebdyshje Mehmetin si pasardh\u00ebs s\u00eb tij. Enveri nuk kish as arsye, as koh\u00eb, q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrronte mendim p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar at\u00eb me dik\u00eb tjet\u00ebr. Qeverisja, Ekonomia, Ushtria, Sigurimi, si dhe Bujq\u00ebsia ishin fusha t\u00eb kompetenc\u00ebs absolute t\u00eb Mehmetit. Ato ishin t\u00eb njohura vet\u00ebm p\u00ebrciptas, ose n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fragmentare e propagandistike nga Enveri. Madje, p\u00ebr ta njohur dhe p\u00ebr ta m\u00ebsuar dhe siguruar paraprakisht popullat\u00ebn me imazhin dhe meritat e pasardh\u00ebsit t\u00eb tij, Enveri b\u00ebri nj\u00eb l\u00ebshim substancial: fotografia e Mehmet Shehut u lejua t\u00eb afishohej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb detyrueshme n\u00eb muret e institucioneve, krahas asaj t\u00eb Enverit. Dukej sikur Enveri kishte miratuar dhe zyrtarizuar di\u00e7ka q\u00eb kishte qen\u00eb deri at\u00ebher\u00eb tabu: dualitetin e pushtetit. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, kur Enveri filloi t\u00eb botonte nj\u00ebri pas tjetrit veprat e tij, mesazhi i tyre ishte q\u00eb ato do t\u2019i sh\u00ebrbenin pasardh\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb e t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr t\u2019i zbatuar rigorozisht dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar me to \u201cvepr\u00ebn e nisur nga Enveri n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi\u201d, pra edhe kur ai t\u00eb mos ishte gjall\u00eb. Mir\u00ebpo, \u00e7udit\u00ebrisht, pak vite m\u00eb von\u00eb, kur Enveri ende jetonte, dol\u00ebn n\u00eb shtyp paralelisht edhe vepra t\u00eb zgjedhura t\u00eb Mehmet Shehut. Duke njohur inteligjenc\u00ebn e tij, ky akt m\u00eb pat habitur.<\/p>\n<p>Ai po hynte me nj\u00eb vet\u00ebsiguri t\u00eb tepruar n\u00eb loj\u00ebn e rrezikshme t\u00eb barazitizmit dhe t\u00eb konkurrimit ndaj Enverit, i cili ishte ende i gjall\u00eb. Redaktuesja dhe botuesja e veprave t\u00eb Enverit dihej q\u00eb ishte Nexhmija, n\u00eb institutin e ngritur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Po ato t\u00eb shokut Mehmet, kush do t\u2019i redaktonte dhe botonte? A p\u00ebrmbanin ato ide origjinale, m\u00ebsime t\u00eb reja q\u00eb pask\u00ebshin shp\u00ebtuar t\u00eb path\u00ebna dhe t\u00eb pashkruara n\u00eb \u201cveprat gjeniale t\u00eb shokut Enver\u201d? Apo donin t\u00eb b\u00ebnin konkurrenc\u00eb me t\u00eb? Sikur t\u00eb mos mjaftonin k\u00ebto, n\u00eb vitet 1980-1981, si ta kishte parandier fundin e vet, Mehmeti iu vu t\u00eb shkruante me shum\u00eb pasion nj\u00eb lib\u00ebr apo monografi me subjekt ekonomin\u00eb.<\/p>\n<p>Ky lib\u00ebr, me sa u kuptua m\u00eb von\u00eb, \u201cnuk i ishte k\u00ebrkuar nga Partia\u201d, as nga Enveri, por ishte thjesht iniciativ\u00eb e tij. Askush nuk e dinte pse, cili ishte q\u00ebllimi dhe subjekti dhe kush do ta p\u00ebrdorte at\u00eb! M\u00eb pas, kur Mehmeti po rr\u00ebzohej, Enveri ia p\u00ebrmendi me shpoti at\u00eb lib\u00ebr t\u00eb mbetur p\u00ebrgjysm\u00eb, pa u mbaruar, sepse ai, sipas tij, \u201ce pengoi t\u00eb b\u00ebnte n\u00eb koh\u00ebn e duhur raportin e qeveris\u00eb\u201d n\u00eb Kongresin VIII t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs. Nuk di n\u00ebse u botua apo jo ai lib\u00ebr. As n\u00ebse ekziston apo jo ndonj\u00eb ekzemplar i tij. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, n\u00eb universitetin ton\u00eb m\u00ebsohej ekonomia politike dhe ajo e socializmit.<\/p>\n<p>N\u00eb Institutin e Studimeve MarksisteLeniniste, q\u00eb drejtonte Nexhmija, b\u00ebheshin studime t\u00eb karakterit njoh\u00ebs dhe shkencor edhe p\u00ebr ekonomin\u00eb kapitaliste t\u00eb tregut, por me q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb peshkonin n\u00eb to elemente e argumente p\u00ebr t\u2019i kritikuar dhe kund\u00ebrshtuar. Kishte edhe nj\u00eb institut t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb studimeve ekonomike. Por, \u00e7udit\u00ebrisht, Kryeministri dhe pasardh\u00ebsi i deklaruar i Enverit nuk u referohej ose ndoshta nuk i besonte ato. Ai, me sa u tha, donte t\u00eb p\u00ebrvijonte nj\u00eb vij\u00eb ekonomike personale, si ideologu dhe implementuesi i saj. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo mbeti e panjohur dhe u varros bashk\u00eb me t\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1116413\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-600x338.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1116413\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-600x338.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 600px) 100vw, 600px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-600x338.jpg 600w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-400x225.jpg 400w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-768x432.jpg 768w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-370x208.jpg 370w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-113x64.jpg 113w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439-770x433.jpg 770w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Enver-Hoxha-me-mjekun-francez-471x360-780x439.jpg 780w\" alt=\"Enver Hoxha Me Mjekun Francez 471x360 780x439\" width=\"600\" height=\"338\" \/><\/a><\/figure>\n<p>Ajo q\u00eb m\u00eb \u00e7uditi aso kohe n\u00eb k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb re pasionante t\u00eb Mehmetit, ishte se pati ndodhur t\u00eb d\u00ebgjoja nga goja e tij se p\u00ebrve\u00e7 ekonomis\u00eb politike dhe asaj t\u00eb socializmit \u201cnuk kish \u00e7\u2019t\u00eb merrej, madje as na duhej ndonj\u00eb element i ekonomis\u00eb s\u00eb vendeve kapitaliste\u201d. Kjo ndodhi n\u00eb vitin 1972, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb Mehmeti ishte n\u00eb Paris, kur ai pati dal nga klinika Passy dhe qe strehuar n\u00eb nj\u00eb nga apartamentet e stafit t\u00eb ambasad\u00ebs son\u00eb n\u00eb Aveny Suffren. Nd\u00ebrkoh\u00eb, si\u00e7 thash\u00eb m\u00eb lart, un\u00eb isha asokohe p\u00ebr specializim disamujor\u00eb n\u00eb diabetologji, por bashk\u00eb me mua qen\u00eb edhe nj\u00eb grup i madh profesionist\u00ebsh e profesor\u00ebsh shqiptar\u00eb nga fusha t\u00eb ndryshme p\u00ebr specializim.<\/p>\n<p>Ata k\u00ebrkuan t\u2019i b\u00ebnin Kryeministrit nj\u00eb vizit\u00eb kortezie, si\u00e7 e kemi ne shqiptar\u00ebt. \u201cM\u00eb ngarkuan mua t\u00eb bisedoja paraprakisht me Fiqireten. Ajo, por dhe Mehmeti vet\u00eb, e prit\u00ebn k\u00ebt\u00eb propozim me bezdi \u201csepse apartamenti qe i vog\u00ebl\u201d dhe i s\u00ebmuri ende i lodhur (\u00e7ka ishte e v\u00ebrtet\u00eb). Fiqiretja m\u00eb tha q\u00eb grupi t\u00eb mos ishte m\u00eb shum\u00eb se 6-7 vet\u00eb nga rreth 15 q\u00eb kishin shprehur d\u00ebshir\u00ebn, por deshi t\u00eb dinte se cil\u00ebt do t\u00eb ishin konkretisht. Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb zgjidhje. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb sugjerova profesor Pleurat Xhuvanin, Bashkim Bahollin dhe Alfred Palok\u00ebn (k\u00ebta dy t\u00eb fundit inxhinier\u00eb), dr. P\u00ebllumb Bitrin, dr. Muzhak Kosturin mjek koleg\u00eb t\u00eb mi etj. Ve\u00e7 atyre, propozova edhe inxhinieren kimiste L. P., pedagoge n\u00eb Fakultetin e Shkencave t\u00eb Natyr\u00ebs, e vetmja grua n\u00eb at\u00eb grup \u201cmaskilist\u201d. Ajo njihej edhe si nj\u00eb nga bukuroshet e rralla e t\u00eb famshme t\u00eb asaj kohe dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht e mrekullueshme si njeri. Vajz\u00eb e p\u00ebrsosur, shum\u00eb korrekte n\u00eb sjellje dhe e shk\u00eblqyer n\u00eb m\u00ebsime. Un\u00eb me t\u00eb isha bashk\u00ebmoshatar dhe e njihja si shoqe t\u00eb mir\u00eb shkolle, sepse ishim bashk\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat vite n\u00eb gjimnazin \u201cQemal Stafa\u201d t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ajo pa dyshim meritonte t\u00eb ishte e para n\u00eb list\u00eb. Mir\u00ebpo, p\u00ebr habi, Fiqiretja reagoi si e pickuar, sapo d\u00ebgjoi emrin e saj. \u201cAjo, jo\u201d, tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb, kategorike dhe nervoze. Nuk dha shpjegim. Un\u00eb mbeta pa fjal\u00eb. Pata pritur q\u00eb ajo t\u00eb g\u00ebzohej se do t\u00eb takohej me nj\u00eb grua pedagoge dhe intelektuale. T\u00eb kishte vall\u00eb arsye xhelozie p\u00ebr bukurin\u00eb e asaj? As q\u00eb m\u00eb kishte vajtur mendja p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, sepse n\u00eb asnj\u00eb aspekt, ato nuk mund t\u00eb ishin rivale dhe Mehmeti thuajse kishte mosh\u00ebn e babait t\u00eb saj. Apo mos vall\u00eb, Mehmeti ishte i \u201cfiksuar pas s\u00eb bukur\u00ebs\u201d dhe Fiqiretja druhej mos do t\u00eb kontrastonte me t\u00eb, e i shoqi do t\u00eb magjepsej pas shoqes son\u00eb? Mister. N\u00eb fakt, asnj\u00ebher\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punova n\u00eb Bllok nuk pata d\u00ebgjuar t\u00eb p\u00ebrgojohej Mehmeti si i till\u00eb. P\u00ebrkundrazi, thuhej se ai nuk sillej xhentil dhe delikat me grat\u00eb.<\/p>\n<p>Fizikisht dhe n\u00eb temperament, Mehmeti dukej viril, por askush nuk kishte d\u00ebgjuar n\u00eb Bllok, dhe as jasht\u00eb tij, histori apo legjenda roz\u00eb apo erotike p\u00ebr t\u00eb. Mir\u00ebpo, shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb pas, kur Mehmeti u vet\u00ebvra, Haxhi Kroi, sekretari personal i Enverit, ka shkruar n\u00eb ditarin e tij t\u00eb botuar n\u00eb shtypin ton\u00eb di\u00e7ka befasuese: se n\u00eb kasafort\u00ebn personale sekrete t\u00eb Mehmetit, n\u00eb sht\u00ebpi iu gjet\u00ebn bashk\u00eb me dokumente t\u00eb tjera dhe revista me gra dhe disqe t\u00eb tipit pornografik, t\u00eb cilat u sekuestruan p\u00ebr hetim.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb subjekt, i l\u00ebn\u00eb deri m\u00eb tash i mbuluar me nj\u00eb tis dyshimi. Sidoqoft\u00eb, at\u00eb dit\u00eb, ne vajt\u00ebm p\u00ebr vizit\u00eb vet\u00ebm 7-8 vet\u00eb, pa L. Me ne ishte edhe profesor Pleurat Xhuvani, v\u00ebllai i madh i gruas s\u00eb Ramiz Alis\u00eb dhe i heroit Ptoleme Xhuvani, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht asokohe dekan i Fakultetit Ekonomik n\u00eb Tiran\u00eb. Madje, si m\u00eb i moshuari nd\u00ebr ne, ai hyri i pari. Kur hym\u00eb n\u00eb dhom\u00eb, Mehmeti ishte dhe mbeti gjith\u00eb koh\u00ebn i ngrysur. Na p\u00ebrsh\u00ebndeti me kok\u00eb, si\u00e7 ishte i ulur mbi kanape, pa luajtur nga vendi. U b\u00eb nj\u00eb cop\u00eb her\u00eb heshtje. T\u00eb gjith\u00eb rrinim t\u00eb sikletosur. Nj\u00eb nga personeli q\u00eb i sh\u00ebrbente, na gostiti me bonbone p\u00ebr urim. Pas ca fjal\u00eb urimesh t\u00eb belb\u00ebzuara me droje nga ne, Mehmeti ngriti syt\u00eb dhe iu drejtua Pleuratit, si m\u00eb i moshuari dhe i ulur n\u00eb krye nesh: \u201cTi p\u00ebrse ke ardhur n\u00eb Franc\u00eb?\u201d \u201cJam n\u00eb nj\u00eb kurs tremujor p\u00ebr ekonomin\u00eb\u201d, u p\u00ebrgjigj profesori me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb mbytur. (N\u00eb fakt ai kishte ardhur nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe p\u00ebr t\u2019u mjekuar lidhur me nj\u00eb problem q\u00eb kishte me d\u00ebgjimin.) \u201cP\u00ebr ekonomin\u00eb? \u00c7\u2019thua mo? \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto dokrra?\u201d, shp\u00ebrtheu befas nga vendi vrazhd\u00eb, Mehmeti.<\/p>\n<p>\u201cPse k\u00ebtu nga k\u00ebta kapitalist\u00ebt do ta m\u00ebsojm\u00eb ekonomin\u00eb ne? K\u00ebta t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb te ne dhe jo ne k\u00ebtu\u201d, vazhdoi ai i nxehur. \u201cPo pse s\u2019na thua q\u00eb zotrote paske ardhur k\u00ebtu me mik sa p\u00ebr turiz\u00ebm!\u201d, p\u00ebrfundoi ai. Kuptohej e kishte fjal\u00ebn p\u00ebr Ramiz Alin\u00eb, q\u00eb ishte kunati i profesorit! Pati nj\u00eb \u00e7ast heshtjeje. M\u00eb pas, ai vazhdoi t\u2019i pyeste edhe t\u00eb tjer\u00ebt nj\u00eb nga nj\u00eb, por m\u00eb qet\u00ebsisht, pa agresivitet. Mua nuk m\u00eb ngau, sepse e dinte\u2026 Ra p\u00ebrs\u00ebri heshtje. Pas pak, u ngrit\u00ebm dhe ik\u00ebm si n\u00eb faj. Kur dol\u00ebm jasht\u00eb, un\u00eb isha ende i habitur nga m\u00ebnyra aq brutale se si Kryeministri e ofendoi profesor Xhuvanin, djalin e gjuh\u00ebtarit t\u00eb shquar Aleksand\u00ebr Xhuvani dhe v\u00eblla i Semiramit, gruas s\u00eb Ramiz Alis\u00eb. Armiq\u00ebsia mes Mehmetit dhe Ramiz Alis\u00eb dukej se ishte e thell\u00eb dhe e hershme. Ajo mund t\u00eb kishte filluar q\u00eb pa ndodhur krushqia e mbes\u00ebs s\u00eb Ramizit, Teut\u00ebs me djalin e madh t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, m\u2019u kujtua edhe q\u00eb L. na kishte treguar se ajo kishte miq\u00ebsi t\u00eb ngusht\u00eb me Semiramin, me t\u00eb cil\u00ebn ishin t\u00eb dyja kolege, pedagoge n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fakultet. Ajo, madje, e kishte ftuar L. n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj n\u00eb Bllok dhe e kishin pritur me p\u00ebrzem\u00ebrsi familjarisht. Aty, L. kishte pasur rast t\u00eb takonte edhe Ramizin.<\/p>\n<p>Madje, edhe p\u00ebr burs\u00ebn e specializimit t\u00eb saj n\u00eb Franc\u00eb, L. na kishte treguar se i ishte mir\u00ebnjoh\u00ebse ndihm\u00ebs dhe nd\u00ebrhyrjes s\u00eb Semiramit. Mos vall\u00eb kjo miq\u00ebsi e L. me familjen Alia ishte e njohur paraprakisht nga Fiqiretja (me an\u00eb t\u00eb \u201cgazet\u00ebs s\u00eb pashkruar\u201d t\u00eb Bllokut) dhe mund t\u00eb ishte ky shkaku i v\u00ebrtet\u00eb dhe jo xhelozia fem\u00ebrore p\u00ebr refuzimin dhe q\u00ebndrimin jo miq\u00ebsor ndaj saj, bazuar n\u00eb parimin maoist \u201cmikja e armikes sime, \u00ebsht\u00eb armikja ime\u201d? Nga ana tjet\u00ebr, duke kujtuar n\u00eb episodin e asaj dite agresivitetin e Mehmetit ndaj profesor Xhuvanit p\u00ebr padobishm\u00ebrin\u00eb e trajnimit dhe t\u00eb njohjes s\u00eb ekonomis\u00eb kapitaliste nga ekonomist\u00ebt tan\u00eb, pat\u00ebn lindur m\u00eb pas pyetjet: P\u00ebrse pas kaq shum\u00eb vitesh, vet\u00eb Mehmeti nisi t\u00eb shkruante me aq p\u00ebrkushtim, vullnetarisht dhe fshehurazi nga Enveri nj\u00eb lib\u00ebr me subjekt ekonomin\u00eb? P\u00ebrse duhej ky trajtim origjinal dhe personal p\u00ebr ekonomin\u00eb ton\u00eb, kur dihej q\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb, te ne duhej ta propozonte dhe ta vendoste vet\u00ebm Partia, sipas \u201cideve dhe m\u00ebsimeve t\u00eb fjalimeve dhe librave t\u00eb shokut Enver\u201d? Mos vall\u00eb, Mehmeti dhe Fiqiretja po nxitonin t\u00eb ligj\u00ebronin me zell dhe padurim paritetin vendimmarr\u00ebs me Enverin, pavar\u00ebsisht se ky ishte ende i gjall\u00eb? Djalli, thon\u00eb, fshihet te detajet.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kush ishte n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Mehmet Shehu? Ishte njeriu m\u00eb i besuar i Enver Hoxh\u00ebs, vras\u00ebsi gjakftoht\u00eb, apo njeriu q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebhiqte hapjen e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Per\u00ebndimit? N\u00eb librin e tij \u201cBlloku\u201d, botim i \u201cUET Press\u201d, ish-mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha, Isuf Kalo, tregon jo vet\u00ebm njohjen me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, por edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":104377,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,334,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104375","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-histori","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104375"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104375\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}