{"id":104428,"date":"2019-09-01T20:20:29","date_gmt":"2019-09-01T18:20:29","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=104428"},"modified":"2019-09-01T15:37:13","modified_gmt":"2019-09-01T13:37:13","slug":"shtetet-e-bashkuara-kane-vendosur-sanksione-ndaj-cisternes-iraniane-adrian-darya-1-dhe-kapitenit-e-tij-permes-nje-urdhri-ekzekutiv-qe-ka-per-cak-terroristet-dhe-ata-qe-ofrojne-mbeshtetje-per","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/shtetet-e-bashkuara-kane-vendosur-sanksione-ndaj-cisternes-iraniane-adrian-darya-1-dhe-kapitenit-e-tij-permes-nje-urdhri-ekzekutiv-qe-ka-per-cak-terroristet-dhe-ata-qe-ofrojne-mbeshtetje-per\/","title":{"rendered":"Shtetet e Bashkuara kan\u00eb vendosur sanksione ndaj cistern\u00ebs iraniane Adrian Darya 1 dhe kapitenit e tij, p\u00ebrmes nj\u00eb urdhri ekzekutiv \u201cq\u00eb ka p\u00ebr cak terrorist\u00ebt dhe ata q\u00eb ofrojn\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr terrorizmin apo p\u00ebr aktet terroriste\u201d.    Departamenti amerikan i Thesarit m\u00eb 30 gusht e cil\u00ebsoi cistern\u00ebn \u2013 q\u00eb besohet q\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur drejt\u00eb Siris\u00eb \u2013 si \u201cpron\u00eb t\u00eb bllokuar\u201d sepse anija bart\u00eb 2,1 milion\u00eb fu\u00e7i t\u00eb naft\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrpunuar iraniane dhe se \u201cGarda Revolucionare e Iranit p\u00ebrfiton\u201d prej k\u00ebsaj nafte.  \u201cSi pjes\u00eb e veprimeve t\u00eb sotshme, kapiteni i Adrian Darya 1, Akhilesh Kumar, po ashtu sanksionet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij urdhri ekzekutiv\u201d.  \u201cAnijet si Adrian Darya 1 i mund\u00ebsojn\u00eb Gard\u00ebs q\u00eb t\u00eb transportoj\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb naft\u00ebs, t\u00eb cilat p\u00ebrpiqen t\u2019i maskojn\u00eb dhe t\u2019i shesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb financojn\u00eb aktivitete malinje t\u00eb regjimit dhe p\u00ebr t\u00eb propaganduar terrorizmin\u201d, deklaroi Sigan Mandelker, n\u00ebnsekretare p\u00ebr terroriz\u00ebm dhe financim t\u00eb inteligjenc\u00ebs, duke shtuar se kushdo q\u00eb i ndihmon k\u00ebsaj anijeje, rrezikon q\u00eb t\u00eb jet\u00eb subjekt i sanksioneve amerikane.  Veprimet e SHBA-s\u00eb vijn\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur vendndodhja e cistern\u00ebs \u2013 q\u00eb m\u00eb her\u00ebt njihej me emrin Grace 1- \u00ebsht\u00eb e panjohur p\u00ebrcjell rel.  Cisterna iraniane ishte kapur m\u00eb 4 korrik nga Marina Mbret\u00ebrore britanike, n\u00ebn dyshimin se po d\u00ebrgonte naft\u00eb n\u00eb Siri, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me sanksionet e Bashkimit Evropian. Por, m\u00eb 19 gusht, cisterna u lejua q\u00eb t\u00eb largohet nga territori britanik, pasi dha garanca se nuk do t\u00eb niset p\u00ebr n\u00eb Siri."},"content":{"rendered":"<p class=\"intro\"><strong>M\u00eb 1 shtator 1939\u00a0<em>avion\u00ebt<\/em>\u00a0ushtarak\u00eb gjerman\u00eb shkat\u00ebrruan qytetin e vog\u00ebl polak, Vielun. Bombardimi i Vielunit sh\u00ebnoi jo vet\u00ebm fillimin, por edhe krimin e par\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/strong><\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><\/div>\n<p>\u201cNga gjumi m\u00eb zgjuan sirenat e alarmit. N\u00eb fillim nuk e dija, se \u00e7far\u00eb po ndodhte. U ngrita nga shtrati dhe i pash\u00eb prind\u00ebrit n\u00eb ballkon. N\u00ebna i tha babait, se ndoshta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test alarmi. Edhe babai mendonte k\u00ebshtu dhe ishte i habitur, q\u00eb kjo b\u00ebhej n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit\u201d, rr\u00ebfen Jan Tyszler, lindur n\u00eb vitin 1933 n\u00eb bised\u00eb me Deutsche Wellen. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet ran\u00eb bombat n\u00eb Vielun \u2013 bombat e para t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb sulm i papritur<\/strong><\/p>\n<p>Jan Tyszler kujton, se q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb gushtit 1939 \u201clufta ndjehej n\u00eb aj\u00ebr\u201d dhe se gjithmon\u00eb flitej p\u00ebr t\u00eb. Por askush nuk e kishte menduar, se qyteti i tij Vielun do t\u00eb b\u00ebhej objekt sulmi i aviacionit ushtarak gjerman.<\/p>\n<p>Vielun, m\u00eb shum\u00eb se 200 kilometra n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Varshav\u00ebs \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb qytet i qarkut. N\u00eb vitin 1939 ai ndodhej vet\u00ebm 20 kilometra larg kufirit gjerman. Nga ana strategjike nuk kishte asnj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Ky qytet nuk ishte as pik\u00eblidhje rrug\u00ebsh, nuk kishte ur\u00eb, q\u00eb duhej mbrojtur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishin stacionuar shum\u00eb pak ushtar\u00eb polak\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Krimet e para t\u00eb luft\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u201cQ\u00eb me bombat e para ne shkuam shpejt n\u00eb ofi\u00e7in\u00ebn n\u00eb an\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, ku babai punonte si mekanik . Aty q\u00ebndruam n\u00eb grop\u00ebn, mbi t\u00eb cil\u00ebn kalonin makinat p\u00ebr kontroll. Dridheshim nga frika. Pasdite ishim t\u00eb vetmit me sht\u00ebpin\u00eb ende t\u00eb parr\u00ebnuar. T\u00eb gjitha nd\u00ebrtesat ishin shkat\u00ebrruar.\u201d<\/p>\n<p>Familja e Jan Tyszlerit, si shum\u00eb familje t\u00eb tjera e braktisi qytetin po at\u00eb dit\u00eb. kur Vehrmahti hyri n\u00eb qytet gjeti vet\u00ebm disa qindra banor\u00eb. Sulmi kund\u00ebr Vielinut me 87 bombardues u urdh\u00ebrua nga Wolfram von Richthofen. N\u00eb prill 1937 ai ishte kreu i shtabit t\u00eb Legjonit Condor, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e qytetit bask Guernica, ku mij\u00ebra civil\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn. Taktik\u00ebn e at\u00ebhershme t\u00eb luft\u00ebs me bombardime n\u00eb stil t\u00eb gjer\u00eb, nj\u00eb taktik\u00eb q\u00eb pranonte edhe \u00e7mimin e vrasjes s\u00eb civil\u00ebve si pjes\u00eb e luft\u00ebs, von Richthofen mund ta ritestonte n\u00eb Vielun. Pa humbje p\u00ebr vete, sepse nuk llogaritej me rezistenc\u00eb t\u00eb qytetit ende n\u00eb gjum\u00eb, e ku kishte shum\u00eb pak forca ushtarake.<\/p>\n<p>Bombardimi i Vielunit sh\u00ebnoi krimin e par\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. N\u00eb disa sulme ajrore nga ora 4:35 e m\u00ebngjesit deri n\u00eb or\u00ebn 14:00 pasdite qyteti u shkat\u00ebrrua 70%.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1567345005480\"><\/div>\n<p><strong>Provokime para luft\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Sulmit ndaj Polonis\u00eb i paraprin\u00eb disa aksione t\u00eb trilluara, me t\u00eb cil\u00ebn makineria e propagand\u00ebs s\u00eb Rajhut t\u00eb III k\u00ebrkonte t\u00eb justifikonte sulmin. Nj\u00eb nga provokimet m\u00eb t\u00eb njohura ishte sulmi kund\u00ebr transmentuesit gjerman, Glajvitc (Gleiwitz) n\u00eb af\u00ebri t\u00eb kufirit polak. N\u00eb pasditen e 31gushtit 1939 disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb SS-ve erdh\u00ebn n\u00eb civil, por t\u00eb armatosur p\u00ebr t\u00eb transmentuar prej aty thirrjen p\u00ebr gjoja kryengritjen e polak\u00ebve q\u00eb jetonin n\u00eb Rajhun e III. Disa media t\u00eb tjera gjermane raportuan p\u00ebr rebel\u00ebt polak\u00eb n\u00eb tok\u00ebn gjermane, q\u00eb me gjas\u00eb merrnin mb\u00ebshtetje edhe nga ushtria polake. K\u00ebshtu Hitleri duke inskenuar gjerman\u00ebt si viktima p\u00ebrpiqej t\u00eb mobilizonte ushtar\u00ebt e tij.<\/p>\n<p><strong>Sulmi n\u00eb Vesterplate<\/strong><\/p>\n<p>Dhjet\u00eb minuta pas sulmit n\u00eb Vielun pasoi bombardimi i Vesterplate, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Gdanskut. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet gjerman\u00ebt dhe polak\u00ebt kishin nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tensionuar. Gdansku i banuar kryesisht nga gjerman\u00eb, n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Versaj\u00ebs pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore u deklarua qytet i lir\u00eb, jo m\u00eb n\u00ebn kontrollin e Rajhut. Porti, dogana dhe hekurudha ndodheshin n\u00eb administrimin polak dhe pran\u00eb Balltikut, Polonia kishte stacionuar kazerma ushtarake dhe ushtrin\u00eb.\\<\/p>\n<p>M\u00eb 1 shtator 1939, gjerman\u00ebt sulmuan kazerm\u00ebn me municion. Sulmet kund\u00ebr Gdanskut zgjat\u00ebn af\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb viktimat nga pala gjermane llogariten af\u00ebr 3.400 vet\u00eb, nga pala polake flitet p\u00ebr 15 t\u00eb vrar\u00eb. N\u00eb Poloni mbrojtja e Vesterplate para fuqis\u00eb s\u00eb padiskutueshme ushtarake gjermane shihet si simboli i heroizmit polak. Prej dekadash f\u00ebmij\u00ebt polak\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, se oficer\u00ebt gjerman\u00eb kan\u00eb salutuar ushtar\u00ebt polak\u00eb n\u00eb nderim t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb guximshme, kur ata duhej t\u00eb largoheshin t\u00eb kapitulluar.<\/p>\n<p><strong>Kujtesa p\u00ebr Vielunin<\/strong><\/p>\n<p>Gdansk dhe Vesterplatte shihen ende sot si simbole t\u00eb fillimit t\u00eb luft\u00ebs. N\u00eb jubilet\u00eb p\u00ebrkujtimor\u00eb qeverisja e partis\u00eb PiS nuk harron t\u00eb zbatoj\u00eb politikat e saj aktuale. Q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit si presidenti polak ashtu edhe qeveria nuk udh\u00ebtojn\u00eb n\u00eb Gdansk n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit, por n\u00eb Vielun, ku p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb ftuar edhe presidenti gjerman, Steinmeier nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i ndonj\u00eb zbulimi t\u00eb ri historis\u00eb.<\/p>\n<p>Gdansk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga bastionet e fundit t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb Poloni, ceremonit\u00eb p\u00ebrkujtimore aty p\u00ebrcaktohen shum\u00eb nga z\u00ebrat e opozit\u00ebs polake. Vesterplate \u00ebsht\u00eb po ashtu nj\u00eb tem\u00eb grindjeje mes PiS dhe opozit\u00ebs liberale, q\u00eb kryeson bashkin\u00eb. Kjo sepse PiS pjes\u00ebn historike e ka integruar n\u00eb Musuen e Gdanskut p\u00ebr Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, e me k\u00ebt\u00eb e ka kthyer n\u00eb instrument t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen historike t\u00eb polak\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cMe siguri \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr ceremonit\u00eb p\u00ebrkujtimore me dik\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i hapur ndaj qendrave t\u00eb pushtetit n\u00eb Poloni, se me persona q\u00eb jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb afruar\u201d, tha z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i presidentit n\u00eb pranver\u00ebn e k\u00ebtij viti, kur u mor vendimi q\u00eb hapja e ceremonive p\u00ebrkujtimore t\u00eb zhvendosej n\u00eb Vielun. Me k\u00ebt\u00eb ai indirekt p\u00ebrmend edhe atmosfer\u00ebn n\u00eb qytetin Gdansk. Qytetar\u00ebt aty jan\u00eb ende n\u00ebn shok pas vrasjes s\u00eb kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb, Pavel Adamovicz.<\/p>\n<p>\u00c7do vit n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 1 shtatorit qytetar\u00ebt e Vielunit zgjohen nga sirenat e alarmit, q\u00eb kujtojn\u00eb sulmin e Gjermanis\u00eb naziste para 80 vjet\u00ebsh. Jan Tyszler q\u00eb ishte at\u00ebher\u00eb 6 vje\u00e7, vjen \u00e7do vit n\u00eb Vielun. \u201cD\u00ebshira ime \u00ebsht\u00eb q\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb sirenat simbolike dhe kurr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat\u201d, thot\u00eb 86 vje\u00e7ari. Vizit\u00ebn e presidentit gjerman, Steinmeier n\u00eb Vielun ai e sheh si nj\u00eb gjest q\u00eb duhej b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh.\/DW<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 1 shtator 1939\u00a0avion\u00ebt\u00a0ushtarak\u00eb gjerman\u00eb shkat\u00ebrruan qytetin e vog\u00ebl polak, Vielun. Bombardimi i Vielunit sh\u00ebnoi jo vet\u00ebm fillimin, por edhe krimin e par\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. \u201cNga gjumi m\u00eb zgjuan sirenat e alarmit. N\u00eb fillim nuk e dija, se \u00e7far\u00eb po ndodhte. U ngrita nga shtrati dhe i pash\u00eb prind\u00ebrit n\u00eb ballkon. N\u00ebna [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":104429,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,191],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104428","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-bota"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104428\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}