{"id":104633,"date":"2019-09-02T16:37:15","date_gmt":"2019-09-02T14:37:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=104633"},"modified":"2019-09-02T16:37:15","modified_gmt":"2019-09-02T14:37:15","slug":"rudina-hajdari-kunder-pd-ps-ja-celesi-per-daljen-nga-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/rudina-hajdari-kunder-pd-ps-ja-celesi-per-daljen-nga-kriza\/","title":{"rendered":"Rudina Hajdari kund\u00ebr PD-PS: Ja \u00e7el\u00ebsi p\u00ebr daljen nga kriza"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka dal\u00eb kund\u00ebr dy forcave t\u00eb m\u00ebdha politike n\u00eb vend, PD dhe PS, teksa \u00ebsht\u00eb shprehur se socialist\u00ebt po tregojn\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb zaptuar nga d\u00ebliri i arroganc\u00ebs, nd\u00ebrsa opozita n\u00eb bojkot po forcon pozitat e mazhoran\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, deputetja Hajdari ka treguar prioritetet ku do t\u00eb fokusohet opozita e re me fillimin e punimeve t\u00eb Kuvendit, nga dita e sotme, duke u shprehur se v\u00ebmendje t\u00eb posa\u00e7me do t\u00eb ken\u00eb ndryshimet n\u00eb sistemin zgjedhor dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Sipas Rudina Hajdarit, Reforma Zgjedhore dhe Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi jan\u00eb \u201cThembra e Akilit\u201d, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb dilet nga kriza e thell\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cReforma Elektorale nuk do te\u0308 ndalet, sepse ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi, qe\u0308 zgjidh kriz\u00ebn politike ne\u0308 vend. Kushdo n\u00ebp\u00ebrmjet pushtetit te\u0308 tij\/saj mund te\u0308 shantazhoje\u0308 k\u00ebt\u00eb Reforme\u0308, por ky proces do te\u0308 jete\u0308 \u201cthembra e Akilit\u201d, i cili do gjunj\u00ebzoj\u00eb\u0308 te\u0308 gjith\u00eb\u0308 ata qe\u0308 mendojn\u00eb\u0308 se mund te\u0308 marrin peng zgjedhjet. Do ket\u00eb ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb arritur standardet e duhura\u201d, ka deklaruar nd\u00ebr t\u00eb tjera deputetja Hajdari.<\/p>\n<p>Intervista e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Znj. Hajdari, cilat jan\u00eb prioritetet e opozit\u00ebs parlamentare p\u00ebr sezonin e ri politik?<\/p>\n<p>Rruga m\u00eb e shkurt\u00ebr nuk t\u00eb \u00e7on detyrimisht drejt fitores, ndonj\u00ebher\u00eb ajo kthehet n\u00eb rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. V\u00ebrtet kemi akoma institucione te\u0308 gjymtuara, por nj\u00eb gj\u00eb do mbahet mend, q\u00eb opozita parlamentare demokrate zgjodhi rrug\u00ebn e drejte\u0308, e cila p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb dha shembullin e nj\u00eb opozite q\u00eb i tha jo vendimit p\u00ebr thellim t\u00eb kriz\u00ebs dhe bojkotit total parlamentar. Shqiptar\u00ebt kan\u00eb duruar mjaft me opozita q\u00eb sillen nj\u00ebsoj dhe k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me bojkote t\u00eb vazhdueshme. \u00c7do kriz\u00eb politike por edhe qeveri tranzitore ndihet n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve, q\u00eb nga bllokimi i biznesit dhe krijimi i situatave t\u00eb pasigurta, q\u00eb kan\u00eb ndikim tek \u00e7do qytetar. Nj\u00eb opozite\u0308 qe\u0308 nuk merr pjese\u0308 ne\u0308 Parlament dhe ne\u0308 zgjedhje, n\u00eb proceset demokratike p\u00ebr \u2018hir t\u00eb popullit\u2019 nuk ka sens logjik. Nuk \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb n\u00eb historin\u00eb e shum\u00eb vendeve, dhe nuk kishim pse t\u00eb merrnim k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb pa mb\u00ebshtetjen e aleat\u00ebve tan\u00eb kryesor dhe tanim\u00eb, duket qart\u00eb, edhe pa mb\u00ebshtetjen e demokrat\u00ebve t\u00eb shumt\u00eb. Jemi p\u00ebrballe\u0308 nj\u00eb qeverisje skandaloze, q\u00eb prej 6 vitesh nuk ka prodhuar asgj\u00eb t\u00eb prekshme p\u00ebr Shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, por p\u00ebrkundrazi ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr qeverit\u00eb m\u00eb me shum\u00eb pushtet q\u00eb prej 90\u2019s dhe p\u00ebrs\u00ebri ka zgjedhur t\u00eb pasuroje\u0308 vetveten dhe jo Shqip\u00ebrin\u00eb. Nj\u00eb opozite\u0308 qe\u0308 bojkoton vazhdimisht, nuk b\u00ebn gj\u00eb\u0308 tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7\u0327 se e forcon akoma dhe me\u0308 shume\u0308 pozicionin e Partis\u00eb Socialiste. Ndaj, ne zgjodh\u00ebm rrug\u00ebn e duhur, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrballjes dhe jo braktisjes s\u00eb mandateve q\u00eb i p\u00ebrkasin popullit dhe jo tekave politike. Opozita duhet t\u00eb punoj\u00eb drejt maturimit politik dhe t\u00eb zot\u00ebroj\u00eb intelektin e duhur p\u00ebr t\u00eb paraprir\u00eb shpres\u00ebn dhe vizionin e asaj q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, duke ushqyer mb\u00ebshtetjen e aleat\u00ebve dhe duke treguar besueshm\u00ebri p\u00ebr vizionin q\u00eb ka. Ne\u0308 funksion te\u0308 k\u00ebsaj, ne jemi pro krijimit te\u0308 institucioneve te\u0308 pavarura, Reform\u00ebs ne\u0308 Drejt\u00ebsi, si dhe zgjidhjeve pa presione partiake dhe pa kontestime, por me platforma dhe ide te\u0308 reja.<\/p>\n<p>Si e shikoni ecurin\u00eb e Reform\u00ebs ne\u0308 Drejt\u00ebsi dhe sjelljen e partive opozitare ne\u0308 lidhje me te\u0308?<\/p>\n<p>Reforma ne\u0308 Drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr reformat me\u0308 te\u0308 r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, reforme\u0308 kjo, e cila p\u00ebr here\u0308 te\u0308 pare\u0308 nuk \u00ebsht\u00eb\u0308 me\u0308 ne\u0308 dor\u00ebn e Partive Politike. Qe\u0308 nga \u201890 e me\u0308 tutje, \u00e7do reforme\u0308 qe\u0308 \u00ebsht\u00eb sjelle\u0308 nga qeverit\u00eb\u0308 e nj\u00ebpasnj\u00ebshme \u00ebsht\u00eb politizuar dhe ka sjelle\u0308 n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb rezultate t\u00eb ngadalta. Depolitizimi ne\u0308 Shqip\u00ebri, si proces, duket gati i pamundur, por ne\u0308 fakt nuk \u00ebsht\u00eb\u0308 ashtu. N\u00ebse kjo gjenerat\u00eb post-komuniste n\u00eb bashk\u00ebpunim me ata q\u00eb e kan\u00eb ndjere\u0308 n\u00eb kurriz dor\u00ebn e fort\u00eb t\u00eb partive do luftojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrparimin e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00e7do gj\u00eb mund te\u0308 arrihet p\u00ebr sa koh\u00eb ka vazhdim\u00ebsi epokash t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsuara p\u00ebr historin\u00eb e vendit. Kam bindjen se Institucionet e Pavarura mund te\u0308 formohen n\u00ebse k\u00ebta individ\u00eb\u0308 kane\u0308 integritetin e duhur dhe, n\u00ebse pavar\u00ebsia e tyre do te\u0308 mbrohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara te\u0308 Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket qasjes suaj ndaj kriz\u00ebs politike ne\u0308 vend, mendoni se zgjedhjet e 13 tetorit do te\u0308 mund te\u0308 zgjidhin di\u00e7ka?<\/p>\n<p>Partia Socialiste vazhdimisht po tregon an\u00ebn e saj t\u00eb err\u00ebt sepse \u00ebsht\u00eb zaptuar nga deliri i arroganc\u00ebs dhe ka humbur ndjeshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt, duke u shk\u00ebputur komplet nga ata. Nuk arrin dot te\u0308 marre\u0308 p\u00ebrsip\u00ebr as t\u00eb kandidoje\u0308 njer\u00ebz t\u00eb denj\u00eb sepse nuk u intereson opinioni publik dhe as si jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt, por b\u00ebjn\u00eb propagand\u00eb duke u kujdesur p\u00ebr gj\u00ebra sip\u00ebrfaq\u00ebsore dhe k\u00ebshtu ata mbajn\u00eb pushtetin. Rrethi vicioz q\u00eb ndodhet Shqip\u00ebria, e ka zanafill\u00ebn te Kryeministri paranojak dhe perandorist, q\u00eb nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr asnj\u00eb d\u00ebshtim, por ja l\u00eb fajin gjithmon\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Partia Socialiste ka shkat\u00ebrruar biznesin e vog\u00ebl e t\u00eb mes\u00ebm, ka braktisur familjet n\u00eb nevoj\u00eb, si dhe ka l\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb pa asnj\u00eb lloj prodhimi apo investimi t\u00eb huaj. Me pak fjal\u00eb, ajo q\u00eb ka mbetur \u00ebsht\u00eb t\u00eb formohet nj\u00eb opozit\u00eb e besueshme p\u00ebr t\u00eb qeverisur, si pushtetin qendror ashtu dhe at\u00eb vendor, n\u00eb funksion t\u00eb qytetar\u00ebve. Ajo qe\u0308 dua te\u0308 ve\u0308 ne\u0308 dukje \u00ebsht\u00eb Reforma Zgjedhore. Kjo Reforme\u0308 do jete\u0308 prioritet mbi prioritetet. Gjithashtu, pa l\u00ebne\u0308 pas organet e Reform\u00ebs ne\u0308 Drejt\u00ebsi, si Gjykata Kushtetuese. Jan\u00eb dy procese t\u00eb nd\u00ebrlidhura q\u00eb do i japin drejtim kriz\u00ebs p\u00ebr t\u2019u mos p\u00ebrs\u00ebritur m\u00eb.<\/p>\n<p>Ku q\u00ebndron problemi me\u0308 i re\u0308nde\u0308sishe\u0308m, sipas jush ne\u0308 lidhje me Reform\u00ebn Elektorale?<\/p>\n<p>Problemi kryesor q\u00ebndron te sistemi zgjedhor. Duhet te\u0308 ndryshojm\u00eb\u0308 sistemin aktual, sepse e ka helmuar demokracin\u00eb e k\u00ebrkuar p\u00ebr vite me radh\u00eb\u0308. Ky sistem \u00ebsht\u00eb\u0308 marr\u00eb peng nga kryetar\u00ebt e partive duke cunguar dita dit\u00ebs maturimin politik. T\u00eb jeni t\u00eb sigurte q\u00eb me k\u00ebt\u00eb sistem asnj\u00eb nuk do njer\u00ebz t\u00eb denj\u00eb rreth vetes, sepse mbizot\u00ebron kontrolli i vazhduesh\u00ebm politike\u0308be\u0308re\u0308s dhe biznesb\u00ebr\u00ebs q\u00eb ushqejn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Ky sistem nuk \u00ebsht\u00eb i orientuar drejt popullit, drejt p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb denj\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb flasin p\u00ebr problematikat e \u00e7do qyteti e fshati n\u00eb Shqip\u00ebri. Nga mungesa e demokracis\u00eb brenda partive, buron dhe mungesa e nj\u00eb qeverisje demokratike. \u00c7do qeveri ka ndikuar ndjesh\u00ebm ne\u0308 shoq\u00ebrin\u00eb\u0308, biznesin, kultur\u00ebn shqiptare dhe kjo mungese\u0308 kontrolli ka krijuar ne\u0308 \u00e7do institucion a organ shtet\u00ebror var\u00ebsi politike t\u00eb padrejt\u00eb. Sot, demokracia ne\u0308 Shqip\u00ebri ekziston vet\u00ebm ne\u0308 let\u00ebr. P\u00ebr vite me radh\u00eb\u0308, ne\u0308 historin\u00eb\u0308 post komuniste kemi pasur shume\u0308 pak politikane\u0308 qe\u0308 v\u00ebrtet kane\u0308 luftuar p\u00ebr k\u00ebto vlera demokratike. Dua te\u0308 theksoj gjithashtu se: depolitizimi i strukturave administrative n\u00eb zgjedhje \u00ebsht\u00eb\u0308 po ashtu nj\u00eb\u0308 proces qe\u0308 nuk \u00ebsht\u00eb\u0308 p\u00ebrshtatur ashtu si\u00e7\u0327 duhej, sepse p\u00ebr hir te\u0308 se\u0308 v\u00ebrtet\u00ebs, sot p\u00ebrballemi me nj\u00eb\u0308 situate\u0308 ku asnj\u00eb\u0308 individ nuk preferon te\u0308 heq\u00eb dore\u0308 nga pushteti i tij p\u00ebr te\u0308 \u00e7uar me\u0308 tej k\u00ebto parime. Reformat nuk jan\u00eb procese qe\u0308 b\u00ebhen vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb gjenerate\u0308. Ato jan\u00eb\u0308 procese afatgjata, dhe ne\u0308 funksion te\u0308 k\u00ebsaj, te\u0308 zbatosh nj\u00eb\u0308 reforme\u0308 ashtu si\u00e7\u0327 duhet, ne\u0308 radh\u00eb\u0308 te\u0308 pare\u0308, te\u0308 sakrifikosh pushtetin t\u00ebnd, dhe ndonj\u00ebher\u00eb dhe reputacionin politik qe\u0308 ke krijuar, vet\u00ebm p\u00ebr te\u0308 mir\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u0308. Vota e Diaspor\u00ebs \u00ebsht\u00eb po ashtu shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, kur m\u00eb shum\u00eb se gjysma e popullsis\u00eb jeton jasht\u00eb\u0308 vendit. Ata duhet dhe do p\u00ebrfaq\u00ebsohen n\u00eb Parlamentin Shqiptar shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>A mundet qe\u0308 Parlamenti i Shqip\u00ebris\u00eb te\u0308 p\u00ebrgatis\u00eb nj\u00eb Reforme\u0308 Elektorale p\u00ebrpara afatit te\u0308 zgjedhjeve?<\/p>\n<p>Reforma Elektorale nuk do te\u0308 ndalet, sepse ajo \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi, qe\u0308 zgjidh kriz\u00ebn politike ne\u0308 vend. Kushdo n\u00ebp\u00ebrmjet pushtetit te\u0308 tij\/saj mund te\u0308 shantazhoje\u0308 k\u00ebt\u00eb Reforme\u0308, por ky proces do te\u0308 jete\u0308 \u201cthembra e Akilit\u201d, i cili do gjunj\u00ebzoj\u00eb\u0308 te\u0308 gjith\u00eb\u0308 ata qe\u0308 mendojn\u00eb\u0308 se mund te\u0308 marrin peng zgjedhjet. Do ket\u00eb ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore kushtetuese dhe ligjore p\u00ebr t\u00eb arritur standardet e duhura. Reforma zgjedhore \u00ebsht\u00eb detyrim ndaj shqiptar\u00ebve dhe ka mb\u00ebshtetjen nga aleat\u00ebt tan\u00eb kryesor\u00eb. \u00c7do takim brenda dhe jashte\u0308 vendit e\u0308shte\u0308 n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe kriz\u00ebs politike. Nuk do e kisha zgjedhur kurr\u00eb ke\u0308te\u0308 rruge\u0308 n\u00ebse do mendoja p\u00ebr p\u00ebrfitime personale. Jam gati t\u00eb b\u00ebj \u00e7do sakrifice\u0308 dhe nuk kam nd\u00ebrmend t\u00eb ndalem n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr sepse e di q\u00eb kam shum\u00eb njer\u00ebz nga mbrapa. Ne\u0308 \u00e7do takim kam pe\u0308r detyre\u0308 te\u0308 shpalos prioritetet e opozite\u0308s aktuale parlamentare, sa shqiptare aq dhe demokratike, \u201cme k\u00ebmb\u00eb ne\u0308 toke\u0308\u201d, qe\u0308 e\u0308shte\u0308 e lodhur nga nje\u0308 politike\u0308 e mbetur ne\u0308 tranzit.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja demokrate, Rudina Hajdari, ka dal\u00eb kund\u00ebr dy forcave t\u00eb m\u00ebdha politike n\u00eb vend, PD dhe PS, teksa \u00ebsht\u00eb shprehur se socialist\u00ebt po tregojn\u00eb an\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb zaptuar nga d\u00ebliri i arroganc\u00ebs, nd\u00ebrsa opozita n\u00eb bojkot po forcon pozitat e mazhoran\u00ebs. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cShekulli\u201d, deputetja Hajdari ka treguar prioritetet ku do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":77012,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104633","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104633","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104633"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104633\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104633"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104633"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104633"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}