{"id":105083,"date":"2019-09-05T17:25:21","date_gmt":"2019-09-05T15:25:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105083"},"modified":"2019-09-05T17:25:21","modified_gmt":"2019-09-05T15:25:21","slug":"zbulohen-kujtimet-sekrete-te-oficerit-gjerman-ja-pse-nuk-e-morem-mosken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/zbulohen-kujtimet-sekrete-te-oficerit-gjerman-ja-pse-nuk-e-morem-mosken\/","title":{"rendered":"Zbulohen kujtimet sekrete t\u00eb oficerit gjerman: Ja pse nuk e mor\u00ebm Mosk\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kujtimet e oficerit gjerman shpjegojn\u00eb se \u00e7far\u00eb e ka shkaktuar humbjen e Wehrmacht gjat\u00eb luft\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do pranver\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebrgatitore t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Fitores, televizioni fillon t\u00eb transmetoj\u00eb filma kushtuar Luft\u00ebs s\u00eb Madhe Patriotike. Ndershm\u00ebrisht: pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre filmave kufizohet thjesht n\u00eb shfryt\u00ebzimin e subjektit t\u00eb madh. Kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u2019i shesin di\u00e7ka \u201cinteresante\u201d spektatorit t\u00eb ulur me nj\u00eb birr\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebrpara televizorit, di\u00e7ka t\u00eb p\u00eblqyeshme p\u00ebr syt\u00eb e tij, q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb letargjik\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb qet\u00eb t\u00eb tij. Ky \u00ebsht\u00eb mjedisi ku shfaqen spektakle si \u201cLuft\u00ebtari\u201d, tema kryesore e t\u00eb cilit v\u00ebrtitet rreth asaj se kush do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb shtrat me piloten \u2013 funksionari politik i \u201ckeq\u201d apo djali i \u201cmir\u00eb\u201d i nj\u00eb aristokrati t\u00eb shtypur pararevolucionar, q\u00eb mban n\u00eb sqetull nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb G\u00ebtes n\u00eb gjermanisht dhe interpretohet mrekullisht nga aktori Xhushev? Ata q\u00eb nuk luftojn\u00eb dhe q\u00eb nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb as ushtrin\u00eb u thon\u00eb joluft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb se lufta \u00ebsht\u00eb magjeps\u00ebse dhe erotike.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb edhe koha \u2013 k\u00ebshtu thon\u00eb q\u00eb nj\u00eb ushtar rus t\u00eb lexoj\u00eb G\u00ebten. Ndershm\u00ebrisht, k\u00ebto filma ma shpifin. Jan\u00eb imoral\u00eb dhe fals\u00eb: aq false sa edhe filmi \u201cPearl Harbour\u201d. Sepse mb\u00ebshteten mbi t\u00eb nj\u00ebjtat klishe, q\u00eb jan\u00eb lufta dhe femrat. K\u00ebto filma nuk b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet kuptimi yn\u00eb p\u00ebr pyetjen: at\u00ebhere pse kan\u00eb fituar tan\u00ebt? N\u00eb fund t\u00eb fundit, gjerman\u00ebt qen\u00eb aq t\u00eb organizuar, aq t\u00eb mir\u00ebarmatosur dhe me nj\u00eb sistem t\u00eb till\u00eb komandues, sa q\u00eb nj\u00eb \u201crealist\u201d nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb dor\u00ebzohej. K\u00ebshtu, \u00c7ekosllovakia u dor\u00ebzua (pa luftuar), Polonia (thuajse pa luftuar), Franca (n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb bukur e t\u00eb leht\u00eb, ashtu si nj\u00eb prostitut\u00eb parisiane i \u201cdor\u00ebzohet\u201d nj\u00eb klienti), ashtu si Belgjika, Danimarka, Norvegjia, Jugosllavia, Greqia\u2026 Por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka funksionuar n\u00eb Lindje. Gjith\u00e7ka ka ecur keq dhe, p\u00ebr disa motive, nuk ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Mosk\u00eb, por n\u00eb Berlin. Aty ku gjith\u00e7ka kishte filluar.<\/p>\n<p>M\u00eb duket se kujtimet e Obersturmbannfuhrer t\u00eb SS-\u00ebve Otto Skorzeny, komandosi dhe supersabotatori m\u00eb i botuar i bot\u00ebs, mund t\u00eb ndihmojn\u00eb q\u00eb t\u00eb sqarohet \u00e7\u00ebshtja. Ky i fundit, \u00e7liruesi i Mussolini, kidnapuesi i Admiralit hungarez Miklos Horthy dhe gjuetari i Titos, ishte i nj\u00ebjti njeri q\u00eb pasi ka nuhatur er\u00ebn e barutit ka marr\u00eb pje\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn sulmuese t\u00eb vitit 1941 kund\u00ebr Bashkimit Sovjetik. Ka qen\u00eb pjes\u00eb e Divizionit SS \u201cDas Reich\u201d, q\u00eb i p\u00ebrkiste grupit Panzer t\u00eb Heinz Guderian.<\/p>\n<p><strong>Spastrimet e vitit 1937 e forcuan Ushtrin\u00eb e Kuqe<\/strong><\/p>\n<p>Otto Skorzeny ishte mu n\u00eb mes t\u00eb trupave t\u00eb Frontit Jugor n\u00eb Ukrain\u00eb, kishte avancuar n\u00ebp\u00ebrmjet Brestit e Lejnjas dhe admironte n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dylbie kupolat e larg\u00ebta t\u00eb Mosk\u00ebs. Por nuk arriti kurr\u00eb atje. Dhe pyetja \u2013 si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk e kan\u00eb marr\u00eb Mosk\u00ebn? \u2013 e ka \u201cngr\u00ebn\u00eb\u201d Obersturmbannf\u00fchrer-in n\u00eb pension gjat\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb fundit, ishte ajo q\u00eb donin dhe qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur, qen\u00eb djem shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitur: me nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb thell\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie, Skorzeny tregon sesi kishte kryer nj\u00eb marshim t\u00eb detyruar prej 12 kilometrash me pajime t\u00eb plota lufte dhe kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb q\u00ebllonte pa e \u00e7uar bosh as edhe nj\u00eb goditje. Por jeta e tij ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Spanj\u00ebn e larg\u00ebt \u2013 n\u00eb m\u00ebrgim, i k\u00ebrkuar nga drejt\u00ebsia gjermane e pasluft\u00ebs, q\u00eb hak\u00ebrrehej kund\u00ebr tij me \u201cdenazifikimin\u201d pedant dhe tipikisht gjerman me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpiake shtyp nj\u00eb buburrec!<\/p>\n<p>Kujtimet e Skorzeny nuk jan\u00eb p\u00ebrkthyer kurr\u00eb n\u00eb Ukrain\u00eb. N\u00eb Rusi, vet\u00ebm pjes\u00eb, sidomos ato episode q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb operacionet speciale. Versioni rus i kujtimeve fillon n\u00eb pik\u00ebn ku Skorzeny p\u00ebrfundon n\u00eb spital si pasoj\u00eb e aventurave t\u00eb tij af\u00ebr Mosk\u00ebs, por n\u00eb origjinal ka 150 faqe q\u00eb i paraprijn\u00eb k\u00ebsaj pike. Flasin p\u00ebr rrug\u00ebn drejt Mosk\u00ebs dhe se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyre, sipas mendimit t\u00eb autorit, \u00ebsht\u00eb arritur tek turpi.<\/p>\n<p>Sipas veteranit t\u00eb SS-\u00ebve, sabotimi i fshehur midis gjeneral\u00ebve gjerman\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb prej arsyeve t\u00eb humbjes s\u00eb gjerman\u00ebve: \u201cPik\u00ebrisht n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb sistemit t\u00eb vjet\u00ebr prusian \u2013 n\u00eb Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Ushtris\u00eb \u2013 nj\u00eb grup i vog\u00ebl gjeneral\u00ebsh ishte akoma i paqart\u00eb midis tradit\u00ebs dhe formave t\u00eb reja, disa fatkeq\u00ebsisht nuk ia pranuan benefitet\u2026 P\u00ebr shembull, ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr k\u00ebta njer\u00ebz, Beck dhe pasuesin e tij Halder, q\u00eb t\u2019i bindeshin nj\u00eb personi q\u00eb disa e quanin \u201ctetari bohem\u201d. Skorzeny i kushton shum\u00eb v\u00ebmendje konspiracionit ushtarak dhe mendon se ekzistonte si form\u00eb kund\u00ebrshtimi sekret ndaj F\u00fchrer shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara vitit 1944.<\/p>\n<p>Autori i kujtimeve e sheh Stalinin n\u00eb 1937 si nj\u00eb shembull p\u00ebr Hitlerin: \u201cSpastrimi masiv i ushtarak\u00ebve, i kryer pas ekzekutimesh t\u00eb shumta midis politikan\u00ebve, nuk e ka shtyr\u00eb n\u00eb gabim vet\u00ebm Heydrich dhe Schellenberg. Sh\u00ebrbimet tona sekrete politike qen\u00eb t\u00eb bindur se kishim siguruar nj\u00eb fitore vendimtare dhe vet\u00eb opinioni publik pranohej nga Hitleri. Por, n\u00eb kund\u00ebrshtim me besimin popullor, Ushtria e Kuqe nuk ishte dob\u00ebsuar, por forcuar\u2026 oficer\u00eb t\u00eb rinj \u2013 komunist\u00eb t\u00eb bindur \u2013 kishin marr\u00eb postet e komandant\u00ebve t\u00eb eliminuar nga ushtria, nga korparmatat, nga divizionet, nga brigadat, nga regjimentet e nga batalionet. Dhe konkluzioni: \u201cPas spastrimit n\u00eb total t\u00eb 1937 \u00ebsht\u00eb shfaqur nj\u00eb ushtri e re politike ruse, n\u00eb gjendje q\u00eb t\u2019u rezistonte betejave m\u00eb brutale. Gjeneral\u00ebt rus\u00eb u bindeshin urdhrave, por nuk merreshin me konspiracione dhe tradhti, si\u00e7 ka ndodhur shpesh n\u00eb nivelet tona m\u00eb t\u00eb larta\u201d.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos jesh dakord me k\u00ebt\u00eb. N\u00eb ndryshim nga Hitleri, Stalini kishte krijuar nj\u00eb sistem totalisht t\u00eb n\u00ebnshtruar ndaj tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb motiv n\u00eb vjesht\u00ebn e 1941, kur gjerman\u00ebt qen\u00eb af\u00ebr Mosk\u00ebs, nuk ekzistonte asnj\u00eb komplot midis gjeneral\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe. Por 3 vite m\u00eb pas pati nj\u00eb n\u00eb Wehrmacht \u2013 edhe pse Berlini n\u00eb at\u00eb moment ishte m\u00eb larg nga fronti. \u00cbsht\u00eb e paimagjinueshme t\u00eb mendohet se Stalini do t\u00eb ishte hedhur n\u00eb er\u00eb nga nj\u00eb prej t\u00eb \u201ctij\u00ebve\u201d n\u00eb Kremlin, ashtu si Koloneli Stauffenberg kishte provuar t\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr shum\u00eb t\u00eb dashurin F\u00fchrer n\u00eb Wolfsschanze.<\/p>\n<p><strong>Abwehr nuk kishte sinjalizuar asgj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb luft\u00eb\u201d, shkruan Otto Skorzeny, \u201cekziston nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr pak i njohur, por shpesh vendimtar: ai i pun\u00ebs n\u00ebn kopertur\u00eb. Po flas po ngjarje q\u00eb zhvillohen larg nga fusha e betej\u00ebs, por q\u00eb kan\u00eb impakt t\u00eb madh mbi rrjedh\u00ebn e luft\u00ebs \u2013 kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb humbje t\u00eb madhe pajisjesh, vuajtjesh dhe vdekjen e qindramij\u00ebra ushtar\u00ebve europian\u00eb\u2026 M\u00eb shum\u00eb se \u00e7do luft\u00eb tjet\u00ebr, Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore qe nj\u00eb luft\u00eb makinacionesh dhe komplotesh\u201d.<\/p>\n<p>Skorzeny dyshon qart\u00eb p\u00ebr Admiralin Canaris, shefin e Abwehr (inteligjenc\u00ebs ushtarake gjermane), se punonte fshehurazi p\u00ebr anglez\u00ebt. Qe pik\u00ebrisht Canaris ai q\u00eb bindi Hitlerin n\u00eb ver\u00ebn e 1940 se zbarkimi n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe ishte i pamundur: \u201cM\u00eb 7 korrik i d\u00ebrgoi Keitel nj\u00eb raport sekret ku e informonte se 2 divizione mbrojt\u00ebse t\u00eb vij\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe 19 divizione rezerv\u00eb do t\u2019i prisnin trupat gjermane n\u00eb momentin e zbarkimit n\u00eb Angli. Megjithat\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb anglez\u00ebt kishin t\u00eb gatshme vet\u00ebm nj\u00eb nj\u00ebsi p\u00ebr betej\u00eb \u2013 Divizionin e III e Gjeneralit Montgomery. Gjenerali e kujton k\u00ebt\u00eb n\u00eb memora\u00ebt e tij\u2026 Qysh nga fillimi i luft\u00ebs dhe n\u00eb momentet ky\u00e7e t\u00eb saj, Canaris u soll si armiku m\u00eb i keq i Gjermanis\u00eb\u201d.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1567697093419\"><\/div>\n<p>Sikur Hitleri ta kishte ditur p\u00ebr dizinformimin q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb shefi i inteligjenc\u00ebs, Britania e Madhe do t\u00eb ishte mundur. Dhe n\u00eb ver\u00ebn e 1941 Hitleri do ta kishte b\u00ebr\u00eb luft\u00ebn jo n\u00eb dy fronte, por vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb: frontin lindor. Duhet pranuar se n\u00eb k\u00ebto rrethana shanset q\u00eb t\u00eb merrej Moska do t\u00eb kishin qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta. \u201cKam folur tri apo kat\u00ebr her\u00eb me Canaris\u201d, kujton Skorzeny, \u201cdhe nuk m\u2019u duk si nj\u00eb person diplomatik apo kushedi se \u00e7far\u00eb inteligjent, si\u00e7 shkruajn\u00eb disa p\u00ebr t\u00eb. Nuk ka folur kurr\u00eb hapur, ishte hipokrit e q\u00eb nuk e kuptoje dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb\u201d. Gjithsesi: \u201cAbwehr nuk ka sinjalizuar asgj\u00eb realisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme apo dometh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr Komand\u00ebn e Lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u201cNuk dinim\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej ankesave m\u00eb t\u00eb zakonshme e sabotuesit t\u00eb madh: \u201cNuk e dinim q\u00eb rus\u00ebt kishin p\u00ebrdorur pajime t\u00eb vjet\u00ebruara dhe jo ushtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb luft\u00ebn me Finland\u00ebn. Nuk e kishim kuptuar se fitorja e tyre e arritur me \u00e7mim t\u00eb lart\u00eb ndaj ushtris\u00eb kurajoze finlandeze ishte vet\u00ebm nj\u00eb bllof. Po flasim p\u00ebr t\u00eb forc\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb mbajtur t\u00eb fshehur, e aft\u00eb p\u00ebr sulm dhe mbrojtje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Wilhelm Canaris \u2013 shefi i sh\u00ebrbimeve sekrete gjermane \u2013 t\u00eb pakt\u00ebn duhej t\u00eb dinte di\u00e7ka\u201d.<\/p>\n<p>Si pjesa tjet\u00ebr e jona, Skorzeny mbeti i goditur nga \u201cT-34 e mrekullueshme\u201d. Gjerman\u00ebt u detyruan deri q\u00eb t\u00eb hedhin shishe plot me benzin\u00eb kund\u00ebr tankeve. N\u00eb film, nj\u00eb episode i k\u00ebsaj natyre karakterizon imazhet e ushtarit heroik sovjetik i detyruar q\u00eb t\u00eb luftoj\u00eb praktikisht me duar. Por n\u00eb realitet nganj\u00ebher\u00eb ishte e kund\u00ebrta. Bile shpesh ishte k\u00ebshtu: \u201cArm\u00ebt antitanke sovjetike, q\u00eb mund t\u2019i shkat\u00ebrronin leht\u00ebsisht tanket e klasit T-26 dhe BT qen\u00eb t\u00eb pafuqishme ndaj T-34 t\u00eb rinj, q\u00eb shfaqeshin papritur me t\u00ebrbim nga arat me grur\u00eb e t\u00ebrsh\u00ebr\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb ushtar\u00ebve tan\u00eb ju desh q\u00eb t\u2019i sulmonin me \u201cbomba Molotov\u201d \u2013 shishe t\u00eb zakonshme benzine me nj\u00eb fitil t\u00eb ndezur, n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb tape. N\u00ebqoft\u00ebse shishja binte mbi pjastr\u00ebn e \u00e7elikt\u00eb q\u00eb mbronte motorin, tanku do t\u00eb ndizej flak\u00eb\u2026 \u201cFishek\u00ebt Faust\u201d u shfaq\u00ebn shum\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ar\u00ebsye q\u00eb n\u00eb fushatat e para disa tanke ruse mund t\u00eb ndaleshin me zjarrin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e artileris\u00eb ton\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, e gjith\u00eb artileria antitank e Rajhut rezultoi e kot\u00eb ndaj tankut t\u00eb ri rus, q\u00eb mund t\u00eb mbahej n\u00ebn kontroll vet\u00ebm nga topa t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por oficeri u impresionua jo m\u00eb pak nga nj\u00ebsit\u00eb xheniere t\u00eb Ushtris\u00eb s\u00eb Kuqe dhe nga pajisjet relative t\u00eb tyre: mund t\u00eb nd\u00ebrtonin nj\u00eb ur\u00eb 60 met\u00ebrshe, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur transportin e mjeteve t\u00eb transportit deri n\u00eb 60 tonelata! Wehrmacht nuk e dispononte nj\u00eb teknologji t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb uniformiteti teknik<\/strong><\/p>\n<p>I gjith\u00eb projektimi i doktrin\u00ebs gjermane bazohej mbi mobilitetin e lart\u00eb e nj\u00ebsive t\u00eb motorizuara. Megjithat\u00eb, motor\u00ebt k\u00ebrkonin pjes\u00eb k\u00ebmbimi dhe mir\u00ebmbajtje konstante dhe n\u00eb ushtrin\u00eb gjermane nuk kishte asnj\u00eb procedur\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Diversiteti i tipave t\u00eb mjeteve n\u00eb nj\u00eb division ishte problem. \u201c\u00c7do kompani automobilistike gjermane po b\u00ebnte akoma modele t\u00eb ndryshme t\u00eb mark\u00ebs s\u00eb vet, ashtu si\u00e7 kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara lufte, ankohet Skorzeny, duke kujtuar p\u00ebrvoj\u00ebn e tij n\u00eb Divizionin \u201cDas Reich\u201d n\u00eb vitin 1941. Nj\u00eb num\u00ebr i madh modelesh nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshtatur me krijimin e nj\u00eb magazine korresponduese pjes\u00ebsh k\u00ebmbimi. N\u00eb divizionet e motorizuara kishte rreth 2000 mjete me nganj\u00ebher\u00eb 50 tipa dhe modele t\u00eb ndryshme, edhe pse nga 10 n\u00eb 18 do t\u00eb kishte qen\u00eb mjaftuesh\u00ebm. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, regjimenti yn\u00eb i artileris\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb se 200 kamion\u00eb, me 15 tipa t\u00eb ndrysh\u00ebm. N\u00eb shi, balt\u00eb apo ngrica nuk ishte e mundur as p\u00ebr specialistin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb kryente nj\u00eb riparim me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Dhe ky qe rezultati. Pak jasht\u00eb Mosk\u00ebs: \u201cM\u00eb 2 dhjetor kemi vazhduar t\u00eb avancojm\u00eb dhe kemi arritur t\u00eb marrim Nikolaev, q\u00eb gjendet 15 kilometra larg Mosk\u00ebs \u2013 n\u00eb mot t\u00eb past\u00ebr mund t\u00eb shikoheshin kupolat e kishave t\u00eb saj me dylbi. Trupat tona avancuan n\u00eb periferin\u00eb e kryeqytetit, megjithat\u00eb nuk kishim m\u00eb mjete transporti p\u00ebr artilerin\u00eb\u201d. N\u00ebse ishin akoma topat, por mjetet e transportit qen\u00eb \u201ct\u00eb gjitha jasht\u00eb p\u00ebrdorimit\u201d, kjo do t\u00eb thot\u00eb se \u201csuper teknologjia\u201d gjermane duhej t\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb si relike n\u00eb rrug\u00eb. Nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqen vet\u00eb arm\u00ebt e r\u00ebnda.<\/p>\n<p>Ushtria gjermane arriti n\u00eb Mosk\u00eb absolutisht e cfilitur: \u201cM\u00eb 19 tetor ka nisur t\u00eb bjer\u00eb shi pand\u00ebrprer\u00eb dhe Gruparmata e Qendr\u00ebs ka ngecur n\u00eb balt\u00eb p\u00ebr 3 dit\u00eb\u2026 Ishte nj\u00eb sken\u00eb e tmerrshme: nj\u00eb autokolon\u00eb qindra kilometra e gjat\u00eb me mij\u00ebra automjete n\u00eb radh\u00eb n\u00eb 3 kolona, t\u00eb ngecur n\u00eb balt\u00eb nganj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb karroceri. Kishte munges\u00eb benzine dhe municionesh. 3 jav\u00eb t\u00eb \u00e7muara dhe sasi t\u00eb m\u00ebdha pajisjesh kan\u00eb shkuar d\u00ebm\u2026 me kosto pune t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe duke thyer kurrizin, kemi arritur q\u00eb shtrojm\u00eb 15 kilometra rrug\u00eb me trungje\u2026 \u00cbnd\u00ebrronim q\u00eb t\u00eb vinte sa m\u00eb shpejt ngrica\u201d.<\/p>\n<p>Por kur nga 6 deri m\u00eb 7 n\u00ebntor erdhi ngrica dhe divizioni ku sh\u00ebrbente Skorzeny u furnizua me municion, karburant dhe pak ushqime e cigare, doli se nuk kishte asnj\u00eb lloj karburanti dim\u00ebror p\u00ebr automjetet dhe arm\u00ebt \u2013 motor\u00ebt nis\u00ebn t\u00eb ken\u00eb probleme. N\u00eb vend t\u00eb uniformave dim\u00ebrore, trupave ju dhan\u00eb komplete ngjyr\u00eb r\u00ebre t\u00eb destinuara p\u00ebr Afrika Korps dhe pajime t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs ngjyr\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb temperature kishte zbritur n\u00eb -20\u00b0 dhe deri n\u00eb -30\u00b0 Celsius. Me habi t\u00eb sinqert\u00eb, oficeri i trupave SS-e p\u00ebrshkruan uniformat dim\u00ebrore t\u00eb ushtar\u00ebve sovjetik\u00eb \u2013 kapota t\u00eb shkurtra peli\u00e7eje dhe \u00e7izme po prej peli\u00e7eje: \u201cKa qen\u00eb nj\u00eb surprirz\u00eb e keqe \u2013 n\u00eb Borodino kemi luftuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb me siberian\u00ebt. K\u00ebta qen\u00eb njer\u00ebz luftarak\u00eb \u2013 ushtar\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer, t\u00eb armatosur mir\u00eb; qen\u00eb veshur me kapota dhe kapele peli\u00e7eje dhe mbanin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb \u00e7izme gjithashtu prej peli\u00e7eje\u201d. Gjerman\u00ebt m\u00ebsuar vet\u00ebm nga rob\u00ebrit e luft\u00ebs rus\u00eb se k\u00ebpuc\u00ebt dim\u00ebrore duhet t\u00eb ishin pak m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, n\u00ebqoft\u00ebse nuk donin q\u00eb t\u2019u ngrinin k\u00ebmb\u00ebt: \u201cPas nj\u00eb studimi t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm t\u00eb \u00e7izmeve t\u00eb siberian\u00ebve kurajoz\u00eb, t\u00eb kapur af\u00ebr Borodino, kemi kuptuar, p\u00ebr shembull, se nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb vesh\u00ebsh \u00e7izme l\u00ebkure. Gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7izmet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjera dhe t\u00eb mos shtr\u00ebngojn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt. Kjo ishte e njohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb skiator\u00ebt, por jo p\u00ebr sh\u00ebrbimin ton\u00eb t\u00eb specializuar t\u00eb veshjeve. Thuajse t\u00eb gjith\u00eb ne vishnim \u00e7izme prej peli\u00e7eje t\u00eb marra nga ushtar\u00eb rus\u00eb t\u00eb vrar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Inteligjenc\u00eb e shk\u00eblqyer ruse<\/strong><\/p>\n<p>Sipas Skorzeny, ar\u00ebsyeja pothuajse kryesore p\u00ebr humbjen e ushtris\u00eb gjermane qe inteligjenca e shk\u00eblqyer ruse. Rrjeti i spiunazhit \u201cOrkestra e Kuqe\u201d n\u00eb Europ\u00eb \u2013 p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga anitnazist\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb \u2013 e furnizonte Shtabin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm rus me informacione lidhur me synimet strategjike gjermane. Ai kujton se superspiuni Richard Sorge, informacionet e t\u00eb cilit se Japonia nuk do t\u00eb hynte t\u00eb luft\u00eb, \u00e7uan n\u00eb dislokimin n\u00eb Mosk\u00eb e 40 divizioneve nga Lindja e Largme.<\/p>\n<p>\u201cStrategjia ushtarake e Rajhut ishte superiore\u201d, thot\u00eb Skorzeny, \u201cdhe gjeneral\u00ebt tan\u00eb kishin nj\u00eb imagjinat\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme. Megjithat\u00eb, nga ushtari i thjesht\u00eb deri tek komandanti i kompanis\u00eb, rus\u00ebt qen\u00eb baraz me ne \u2013 kurajoz\u00eb, guximtar\u00eb, konspirator\u00eb t\u00eb lindur. Rezistonin mizorisht dhe qen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm ta sakrifikonin jet\u00ebn e tyre\u2026 Oficer\u00ebt rus\u00eb nga komandanti i divizionit e posht\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb rinj e m\u00eb t\u00eb vendosur se tan\u00ebt. Nga 9 tetori deri m\u00eb 5 dhjetor, Divizioni \u201cDas Reich\u201d, Divizioni i X i Blinduar dhe nj\u00ebsit\u00eb e tjera e Korparmat\u00ebs s\u00eb XVI kan\u00eb humbur 40% t\u00eb personelit t\u00eb tyre. 6 dit\u00eb m\u00eb pas, kur pozicionet tona jan\u00eb sulmuar serish nga divizionet siberiane e sapoarritura, humbjet tona kan\u00eb kaluar 75%\u201d.<\/p>\n<p>Pra, ja p\u00ebrgjigja pyetjes: pse gjerman\u00ebt nuk e kan\u00eb marr\u00eb Mosk\u00ebn? Thjesht jan\u00eb mundur. Vet\u00eb Skorzeny nuk ka luftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb front. Nuk ishte budalla dhe e ka kuptuar se nuk ekzistonte as shansi m\u00eb i vog\u00ebl t\u00eb mbijetonte n\u00eb at\u00eb kasaphan\u00eb dhe k\u00ebshtu e kapi rastin q\u00eb t\u00eb transferohej n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00ebsis\u00eb komanduese t\u00eb SS-\u00ebve. Fronti nuk e t\u00ebrhiqte m\u00eb \u2013 rr\u00ebmbimi i diktator\u00ebve ishte m\u00eb i p\u00eblqyesh\u00ebm dhe m\u00eb i sigurt sesa t\u00eb gjendeshe p\u00ebrball\u00eb siberian\u00ebve, q\u00eb luftonin n\u00ebn mbrojtjen e tankeve T-34 dhe me sh\u00ebrbimin e inteligjenc\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kujtimet e oficerit gjerman shpjegojn\u00eb se \u00e7far\u00eb e ka shkaktuar humbjen e Wehrmacht gjat\u00eb luft\u00ebs \u00c7do pranver\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn p\u00ebrgatitore t\u00eb Dit\u00ebs s\u00eb Fitores, televizioni fillon t\u00eb transmetoj\u00eb filma kushtuar Luft\u00ebs s\u00eb Madhe Patriotike. Ndershm\u00ebrisht: pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre filmave kufizohet thjesht n\u00eb shfryt\u00ebzimin e subjektit t\u00eb madh. Kan\u00eb nevoj\u00eb q\u00eb t\u2019i shesin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":105088,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,334],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105083","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-histori"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105083","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105083"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105083\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105088"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105083"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105083"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105083"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}