{"id":105308,"date":"2019-09-07T11:11:51","date_gmt":"2019-09-07T09:11:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105308"},"modified":"2019-09-07T11:11:51","modified_gmt":"2019-09-07T09:11:51","slug":"kajmaku-pd-leter-prokurorise-i-drejton-3-pyetje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kajmaku-pd-leter-prokurorise-i-drejton-3-pyetje\/","title":{"rendered":"\u2018Kajmaku\u2019, PD let\u00ebr prokuroris\u00eb, i drejton 3 pyetje"},"content":{"rendered":"<p>Partia Demokratike i ka drejtuar sot nj\u00eb let\u00ebr publike Prokuroris\u00eb n\u00eb lidhje me rastin e Agim Kajmaku, kryebashkiaku i ri i Vor\u00ebs. Ne nje deklarate per mediat ish-deputetja e PD-se Dhurata Cupi i drejtoi prokuroris\u00eb 3 pyetje.<\/p>\n<p>\u201cProkuroria g\u00ebnjeu p\u00ebr gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve\u201d. PD k\u00ebrkon transparenc\u00eb p\u00ebr veprimet e Prokuroris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Agim Kajmakut dhe pret p\u00ebrgjigje p\u00ebr 3 pyetje ky\u00e7e. Partia Demokratike i k\u00ebrkoi Prokuroris\u00eb dokumentacionin e plot\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e verifikimit t\u00eb Agim Kajmakut, i arrestuar dhe i k\u00ebrkuar n\u00eb Greqi me emrin Jorgo Toto p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb d\u00ebnohet me 10 vjet burg. Duke shfryt\u00ebzuar t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb i jep ligji, Partia Demokratike k\u00ebrkon t\u00eb njihet me \u00e7do veprim t\u00eb prokuroris\u00eb q\u00eb nga data e dor\u00ebzimit prej saj t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb verifikimit n\u00eb 20 Gusht deri n\u00eb 5 Shtator.<\/p>\n<p>Letra e firmosur nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i PD, Gazment Bardhi, v\u00eb n\u00eb dukje mashtrimin publik t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr pretendimin se Agim Kajmaku nuk ka dor\u00ebzuar akoma gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve, p\u00ebrtej afatit 5 ditor t\u00eb p\u00ebrcaktuar nga ligji, sepse, si\u00e7 u shpreh prokuroria, \u201csh\u00ebrbimi postar ka ngat\u00ebrruar adres\u00ebn e tij dhe ende nuk ka dor\u00ebzuar shkres\u00ebn.\u201d N\u00eb let\u00ebr theksohet p\u00ebrg\u00ebnjeshtrimi i ardhur nga Posta Shqiptare, e cila konfirmoi se dokumenti i prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb Bashkin\u00eb Vor\u00eb, fakt ky q\u00eb, si\u00e7 deklaroi Posta, v\u00ebrtetohet leht\u00ebsisht n\u00eb dy m\u00ebnyra:<\/p>\n<p>1.Sistemin e d\u00ebrgesave nga bar kodi p\u00ebrkat\u00ebs.<br \/>\n2.Prova e dor\u00ebzimit e firmosur nga sekretaria e Bashkis\u00eb Vor\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Duke iu referuar p\u00ebrgjigjes s\u00eb Post\u00ebs, Partia Demokratike thot\u00eb se nuk ka asnj\u00eb dyshim q\u00eb shtetasi Agim Kajmaku e ka marr\u00eb njoftimin zyrtar p\u00ebr dor\u00ebzimin e gjurm\u00ebve daktiloskopike m\u00eb dat\u00eb 29 Gusht dhe sipas nenit 8 t\u00eb ligjit t\u00eb dekriminalizimit, duhet t\u00eb kishte p\u00ebrmbushur detyrimin e tij deri n\u00eb dat\u00ebn 3 Shtator 2019. \u201c\u00c7udit\u00ebrisht, nga ana juaj m\u00eb dat\u00eb 4 Shtator thuhet se subjekti nuk e ka marr\u00eb ende shkres\u00ebn. Ky n\u00eb fakt duket m\u00eb shum\u00eb si justifikim i paligjsh\u00ebm nga ana e organit t\u00eb prokuroris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos zbatuar sanksionin q\u00eb parashikon ligji n\u00eb rast se subjekti nuk dor\u00ebzon gjurm\u00ebt daktiloskopike.\u201d- thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb dokumentacionin me veprimet e Prokuroris\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Partia Demokratike k\u00ebrkon nga Prokuroria p\u00ebrgjigje zyrtare p\u00ebrse nuk ka zbatuar ligjin p\u00ebr p\u00ebrcaktimin ligjor t\u00eb dekriminalizmit, q\u00eb p\u00ebrcakton n\u00eb nenin 8 se ndaj funksionarit q\u00eb nuk dor\u00ebzon shenjat e gisht\u00ebrinjve brenda 5 dit\u00ebve, zbatohen ndalimi i ushtrimit t\u00eb mandatit. \u201cA i keni administruar ju provat q\u00eb p\u00ebrmend Sh\u00ebrbimi Postar n\u00eb deklarat\u00ebn e tij zyrtare dhe q\u00eb provojn\u00eb se Agim Kajmaku e ka marr\u00eb njoftimin n\u00eb dat\u00ebn 29 Gusht? N\u00ebse jo, pse? N\u00ebse po, pse nuk \u00ebsht\u00eb aplikuar sanksioni i parashikuar n\u00eb nenin 8 t\u00eb ligjit?\u201d- jan\u00eb pyetjet konkrete q\u00eb ngre Partia Demokratike dhe p\u00ebr te cilat prokuroria \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u00eb p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Gazment Bardhi shpreh bindjen e forc\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs se \u201c\u00e7do shkelje e ligjit nga ana e organit t\u00eb prokuroris\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, do t\u00eb evidentonte edhe m\u00eb shum\u00eb faktin q\u00eb sot Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, n\u00ebn drejtimin e shtetases Arta Marku, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb celul\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb krimit. Ju, sipas urdhrit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, mund ta zvarrisni, pengoni apo tentoni ta manipuloni t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por ju kurrsesi nuk do mund t\u00eb pengoni q\u00eb ajo t\u00eb dal qart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontestueshme p\u00ebrpara t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb!- thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr t\u00eb zbardhur veprimet e prokuroris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Agim Kajmakut, i cili ka fshehur nga formulari i dekriminalizimit faktin se \u00ebsht\u00eb arrestuar n\u00eb Greqi dhe \u00ebsht\u00eb akoma n\u00eb k\u00ebrkim atje p\u00ebr nj\u00eb krim q\u00eb d\u00ebnohet me 10 vjet burg.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Partia Demokratike i ka drejtuar sot nj\u00eb let\u00ebr publike Prokuroris\u00eb n\u00eb lidhje me rastin e Agim Kajmaku, kryebashkiaku i ri i Vor\u00ebs. Ne nje deklarate per mediat ish-deputetja e PD-se Dhurata Cupi i drejtoi prokuroris\u00eb 3 pyetje. \u201cProkuroria g\u00ebnjeu p\u00ebr gjurm\u00ebt e gisht\u00ebrinjve\u201d. PD k\u00ebrkon transparenc\u00eb p\u00ebr veprimet e Prokuroris\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Agim Kajmakut [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102894,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105308","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105308"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105308\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}