{"id":105310,"date":"2019-09-07T11:21:27","date_gmt":"2019-09-07T09:21:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105310"},"modified":"2019-09-07T11:21:27","modified_gmt":"2019-09-07T09:21:27","slug":"sa-me-pare-dialog-gjitheperfshires-mes-paleve-dw-osbe-odihr-rekomandim-tiranes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/sa-me-pare-dialog-gjitheperfshires-mes-paleve-dw-osbe-odihr-rekomandim-tiranes\/","title":{"rendered":"\u201cSa m\u00eb par\u00eb dialog gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs mes pal\u00ebve\u201d, DW: OSBE\/ODIHR rekomandim Tiran\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>\u201cMe q\u00ebllim forcimin e demokracis\u00eb pluraliste, riafirmimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb qeverisje dhe demostruar p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj integritetit t\u00eb procesit zgjedhor, partit\u00eb politike dhe pal\u00ebt e tjera t\u00eb interesuara elektorale duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb hapur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore,\u201d thekson raporti p\u00ebrfundimtar i misionit t\u00eb v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ODIHR-it, i\u00a0publikuar n\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes, (5.09.2019).<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\">\n<div id=\"onetag-wrapper-3\" class=\"sovrn-onetag-ad\"><strong>Lokalet 2019 legjitime, publiku me besim t\u00eb minuar<\/strong><\/div>\n<\/div>\n<p>Ulja e pal\u00ebve n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve dhe kryerja e reform\u00ebs zgjedhore konsiderohen parakushti vendimtar q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb ndahet nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga zgjedhje \u201catipike, pa pjes\u00ebmarrjen e opozit\u00ebs\u201d si jan\u00eb cil\u00ebsuar Lokalet 2019 t\u00eb 30 qershorit nga misioni i v\u00ebzhguesve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb t\u00eb OSBE\/ ODIHR-it.<\/p>\n<p>Gjetjet n\u00eb raportin p\u00ebrfundimtar pasqyrojn\u00eb nj\u00eb realitet q\u00eb ka nevoj\u00eb emergjente t\u00eb ndryshoj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend an\u00ebtar t\u00eb NATO-s q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i BE. N\u00eb krye t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb fakti i njohur se Lokalet 2019 u zhvilluan n\u00eb kushtet e kriz\u00ebs politike dhe institucionale, t\u00eb shkaktuar nga \u201cantagonizmi i gjat\u00eb mes PS, partis\u00eb n\u00eb pushet dhe PD, n\u00eb opozit\u00eb, q\u00eb bashk\u00eb me LSI, doli nga Parlament dhe vendosi t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje deri n\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e nj\u00eb qeverie teknike,\u201d thekon raporti.<\/p>\n<p>Votuesit u ndodh\u00ebn p\u00ebrball\u00eb pasiguris\u00eb ligjore dhe bllokimit t\u00eb institucioneve kryesore \u201dsi pasoj\u00eb e \u04abfuqizimit me dekret nga Presidenti Meta i dat\u00ebs 30 qershor si dat\u00eb e zgjedhjeve lokale 2019\u201d. Raporti citon Met\u00ebn t\u00eb ket\u00eb kryer anulimin e dat\u00ebs 30 qershor\u00a0 p\u00ebr \u201ct\u00eb\u00a0 siguruar pluralizmin politik dhe sigurin\u00eb publike\u201d. Mosnjohja e dekretit \u04abfuqizues t\u00eb Met\u00ebs nga Parlamenti, vendimet e Komisionit Q\u00ebndror t\u00eb Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor p\u00ebr t\u00eb vijuar procesin zgjedhor, fillimi i\u00a0 procedurave t\u00eb shkarkimit t\u00eb Met\u00ebs , krijuan nj\u00eb situat\u00eb q\u00eb \u201cminoi besimin e publikut n\u00eb legjitimitetin e zgjedhjeve\u201d, v\u00eb n\u00eb dukje raporti.<\/p>\n<p><strong>Ku nuk u plot\u00ebsuan\u00a0rekomandimet e\u00a0OSBE\/ ODIHR-it?<\/strong><\/p>\n<p>Raporti konstaton mosplot\u00ebsimin e rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ ODIHR-it\u00a0 n\u00eb zgjedhjet e m\u00ebparshme.\u00a0 Ai v\u00eb n\u00eb dukje, se rekomandime t\u00eb tilla si depolitizimi i administrat\u00ebs zgjedhore, kufizimi i p\u00ebrq\u00ebndrimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb medias, garantimi i pavar\u00ebsis\u00eb editoriale t\u00eb transmetuesit publik dhe ndalimi i prodhimit t\u00eb materialeve mediatike nga partit\u00eb politike duhen plot\u00ebsuar p\u00ebrmes kryerjes s\u00eb reform\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>OSBE\/ODIHR nxjerr n\u00eb drit\u00eb presionin e ushtruar ndaj t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb administrat\u00ebn publike \u201cp\u00ebr t\u00eb demonstruar preferenc\u00ebn e tyre politike\u201d, votimin familiar, moslejimin e hyrjes s\u00eb pavarur t\u00eb votuesve me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuar n\u00eb 2\/3 e gjith\u00eb qendrave t\u00eb votimit dhe mosp\u00ebrputhjen e shifrave zyrtare p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb votime me ato t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKQZ pranoi k\u00ebrkesa p\u00ebr pavlefshm\u00ebri t\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 40 bashki, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb pretenduar midis pjes\u00ebmarrjes zyrtare dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb raportuara nga v\u00ebzhguesit e opozit\u00ebs, t\u00eb cilat i refuzoi p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmive e provave\u201d thekson raporti.<\/p>\n<p><strong>Qeveria dhe opozita p\u00ebrball\u00eb raportit<\/strong><\/p>\n<p>Qeveria dhe opozita mbajn\u00eb q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme ndaj raportit dhe rekomandimit prioritar p\u00ebr t\u00eb nisur sa m\u00eb par\u00eb dialogun dhe kryer reform\u00ebn zgjedhore. Kryeministri Rama\u00a0 e vler\u00ebson raportin si \u201c\u04abertifikim t\u00eb legjitimitetit t\u00eb Lokaleve 2019\u201d dhe flet p\u00ebr plot\u00ebsimin e rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODHIR-it n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb radh\u00ebs, n\u00eb 2021 \u201d p\u00ebrmes dialogut dhe bashk\u00ebpunimit\u201d.<\/p>\n<p>Por opozita e sheh raportin si \u201crr\u00ebzim n\u00eb \u04abdo aspekt t\u00eb fars\u00ebs dhe zgjedhjeve ilegjitime t\u00eb 30 qershorit\u201d. Sipas kreut t\u00eb PD, Basha raporti p\u00ebrfundimtar i OSBE \/ ODIHR-it\u00a0 flet \u201cp\u00ebr shkat\u00ebrrim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb popullit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur\u201d.<\/p>\n<p><strong>Raporti i OSBE\/ODIHR-it dhe hapja e negociatave<\/strong><\/p>\n<p>Ministri n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr Europ\u00ebn dhe \u00c7\u00ebshtjet e Jashtme, Genti Cakaj, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi t\u00eb premten, (6.09) enkas p\u00ebr raportin e OSBE\/ODIHR-it, u ndal n\u00eb rolin q\u00eb ky raport mund t\u00eb luaj\u00eb n\u00eb gjetjet e tij n\u00eb hapjen e negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, muajin e ardhsh\u00ebm n\u00eb tetor. Ai k\u00ebmb\u00ebnguli, se raporti kritikon s\u00eb shumti opozit\u00ebn, se situata problematike gjeneroi p\u00ebr shkak t\u00eb bojkotit t\u00eb zgjedhjeve prej saj. Por n\u00eb fund t\u00eb fundit, raporti legjitimon Lokalet 2019, theksoi Cakaj. Duke u ndalur n\u00eb q\u00ebndrimin e opozit\u00ebs ai b\u00ebri me dije se \u201cka patur angazhim aktiv t\u00eb disa qarqeve t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb prodhuar disinformacion masiv dhe sabotuar procesin elektoral. Ka patur p\u00ebrpjekje aktive p\u00ebr t\u00eb minuar mund\u00ebsin\u00eb e hapjes s\u00eb negociatave t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb tetor. Qeveria nuk mohon, se Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr zgjedhje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb konsoliduara dhe cil\u00ebsore, sesa ato t\u00eb 30 qershorit.\u201d<\/p>\n<p>Q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb ket\u00eb zgjedhje konform t\u00eb gjitha standarteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe demokratike lypset dialogu dhe bashk\u00ebpunimi qeveri- opozit\u00eb. Por tani p\u00ebr tani ai duket ende larg. Opozita jasht\u00ebparlamentare ka paralajm\u00ebruar rifillimin k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb protestave p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar kryeministrin Rama si rruga e vetme sipas saj, p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb vendin nga kriza e gjat\u00eb politike. N\u00ebse opozita rifillon protestat e saj antiqeveritare p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar Ram\u00ebn, mision q\u00eb nuk arriti ta realizoj\u00eb me protestat 5 mujore shkurt-qershor, ky do t\u00eb jet\u00eb vijim i d\u00ebshtimit t\u00eb kompromisit dhe uljes n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve dhe pritet t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht lidhur me vendimin p\u00ebr hapjen e negociatave.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cMe q\u00ebllim forcimin e demokracis\u00eb pluraliste, riafirmimin e t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb qeverisje dhe demostruar p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndaj integritetit t\u00eb procesit zgjedhor, partit\u00eb politike dhe pal\u00ebt e tjera t\u00eb interesuara elektorale duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb nj\u00eb dialog t\u00eb hapur dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore,\u201d thekson raporti p\u00ebrfundimtar i misionit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":105311,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105310","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105310"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105310\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105311"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}