{"id":105342,"date":"2019-09-07T13:20:15","date_gmt":"2019-09-07T11:20:15","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105342"},"modified":"2019-09-07T13:20:15","modified_gmt":"2019-09-07T11:20:15","slug":"raporti-osbe-panorama-e-shqiperise-nen-nje-regjim-nishaninuk-ka-proces-zgjedhor-pa-nje-dekret-pike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/raporti-osbe-panorama-e-shqiperise-nen-nje-regjim-nishaninuk-ka-proces-zgjedhor-pa-nje-dekret-pike\/","title":{"rendered":"\u201cRaporti OSBE, panorama e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn nj\u00eb regjim\u201d Nishani:Nuk ka pro\u00e7es zgjedhor pa nj\u00eb Dekret, pik\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Ish presidenti Bujar Nishani, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb statusi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook lidhur me gjetjet e OSBE\/ODIHR p\u00ebr procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR \u00ebsht\u00eb panorama e qart\u00eb e nj\u00eb Shqip\u00ebrie n\u00eb regjim.<\/p>\n<p>\u201cTHEMELI, KOLONA, \u00c7ATIA, jan\u00eb element\u00ebt fondamental t\u00eb ekzistenc\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn<br \/>\nmund\u00ebsohet q\u00ebndrimi dhe funksionimi i \u00e7do arkitekture dhe ngrehine funksionale.<br \/>\nN\u00eb raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjith\u00ebse dhimbsh\u00ebm p\u00ebr ne) imazhi i shembjes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre element\u00ebve t\u00eb shtetit dhe sistemit ton\u00eb politik. N\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb LIGJISHMERIA ! Ligjishm\u00ebria e nj\u00eb pro\u00e7esi elektoral, vendoset, p\u00ebrfaq\u00ebsohet, jet\u00ebsohet vet\u00ebm dhe vet\u00ebm nga Dekreti i Presidenti t\u00eb Republik\u00ebs !<br \/>\nNuk ka pro\u00e7es zgjedhor pa nj\u00eb Dekret, pik\u00eb ! OSBE tregoi se pro\u00e7esi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishm\u00ebri q\u00eb t\u00eb ndodhte.\u201d shkruan Nishani.<\/p>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n<p>Raporti m\u00eb i fundit i OSBE\/ODIHR mbi 30 Qershorin n\u00eb Shqip\u00ebri nuk solli n\u00eb fakt asgj\u00eb t\u00eb re p\u00ebr opinionin publik n\u00eb vend, p\u00ebrve\u00e7se rip\u00ebrs\u00ebriti dhe rikonfirmoi at\u00eb q\u00eb aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar e ve\u00e7an\u00ebrisht media serioze dhe e pavarur nd\u00ebrkomb\u00ebtare kishte demonstruar disa her\u00eb me prova e fakte dramatike.<br \/>\nAt\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00ebn nj\u00eb rregjim !<br \/>\nKjo ishte dhe panorama e shpalosur edhe n\u00eb raportin e OSBE adresuar kjo n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi mbi nj\u00eb dimension t\u00eb sajin, at\u00eb t\u00eb pro\u00e7eseve elektorale si mekanizma ku starton klima dhe arkitektura e jet\u00ebsimit t\u00eb politikave qeveris\u00ebse e funksionuese t\u00eb shtetit e shoq\u00ebris\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse do t\u00eb nd\u00ebrtonim nj\u00eb identikit t\u00eb shprehur mbi nj\u00eb grafit bardh e zi t\u00eb rregjimit duke p\u00ebrdorur si gdhend\u00ebs, karbonin q\u00eb p\u00ebrmban raporti i OSBE mbi fars\u00ebn elektorale t\u00eb 30 Qershorit, do t\u00eb shihnim thjesht e qart\u00eb rr\u00ebnoj\u00ebn katastrofale t\u00eb shtetit ton\u00eb, t\u00eb shembur mbi dh\u00e9.<br \/>\nTHEMELI, KOLONA, \u00c7ATIA, jan\u00eb element\u00ebt fondamental t\u00eb ekzistenc\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn<br \/>\nmund\u00ebsohet q\u00ebndrimi dhe funksionimi i \u00e7do arkitekture dhe ngrehine funksionale.<br \/>\nN\u00eb raportin e OSBE prezantohet qartazi (megjith\u00ebse dhimbsh\u00ebm p\u00ebr ne) imazhi i shembjes t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre element\u00ebve t\u00eb shtetit dhe sistemit ton\u00eb politik.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb pro\u00e7es elektoral, themeli prej nga ku ngrihet gjithshka m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb LIGJISHMERIA !<br \/>\nLigjishm\u00ebria e nj\u00eb pro\u00e7esi elektoral, vendoset, p\u00ebrfaq\u00ebsohet, jet\u00ebsohet vet\u00ebm dhe vet\u00ebm nga Dekreti i Presidenti t\u00eb Republik\u00ebs !<br \/>\nNuk ka pro\u00e7es zgjedhor pa nj\u00eb Dekret, pik\u00eb !<\/p>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1567855181989\"><\/div>\n<p>OSBE tregoi se pro\u00e7esi i 30 qershorit nuk kishte Ligjishm\u00ebri q\u00eb t\u00eb ndodhte.<br \/>\nM\u00eb pas mbi k\u00ebt\u00eb themel ngrihet KOLONA e ngrehin\u00ebs s\u00eb Pro\u00e7esit.<br \/>\nStandardi i Ligjishm\u00ebris\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn k\u00ebt\u00eb KOLONE !<br \/>\nPor, asgjesimi i pluralitetit t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb zgjedhjes dhe paraqitja n\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb nj\u00ebsive zgjedhor t\u00eb flet\u00ebve t\u00eb votimit vet\u00ebm me nj\u00eb em\u00ebr ishte jo vet\u00ebm rilindja e modelit monist por dhe nisja e rr\u00ebzimit t\u00eb k\u00ebsaj kolone q\u00eb u eksplodua t\u00ebr\u00ebsisht nga vendimin banditesk i moslejimit t\u00eb pjesmarrjes s\u00eb komisioner\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb komisionet zgjedhore p\u00ebr t\u00eb kontrolluar pro\u00e7esin.<br \/>\nRaporti i OSBE konfirmoi k\u00ebt\u00eb akt prej taliban\u00ebsh, i cili rr\u00ebzoi edhe KOLONEN e ngrehin\u00ebs.<br \/>\nMbi Kolon\u00ebn e ngrehin\u00ebs q\u00ebndrojn\u00eb TRARET, si nd\u00ebrlidh\u00ebs dhe leht\u00ebsues t\u00eb saj me vet\u00eb \u00e7atin\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb ngrehin\u00eb politike, ato jan\u00eb mekanizmi p\u00ebr zbatimin e ligjit dhe rregullave t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb pro\u00e7es.<br \/>\nKQZ p\u00ebrfaq\u00ebson k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm, i cili u kthye n\u00eb brer\u00ebsin e helmatisur nga ideologjia partiake, ndaj gjithshkaje kishte mbi supe, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu ngrehin\u00ebn fasad\u00eb, t\u00eb ngrihej mbi trar\u00eb t\u00eb kalbur !<br \/>\nK\u00ebt\u00eb na e thot\u00eb qart\u00eb Raporti i OSBE.<br \/>\nMbrojtja e Ligjit nga abuzimi dhe Korrektimi i Shkeljeve, p\u00ebrb\u00ebn n\u00eb rastin e nj\u00eb pro\u00e7esi elektoral, \u00c7ATINE q\u00eb i vihet mbi krye gjith\u00eb ngrehin\u00ebs.<br \/>\nK\u00ebto duhet t\u00eb ishin pik\u00ebrisht roli dhe detyra e Kolegjit Zgjedhor.<br \/>\nKolegji Zgjedhor e mohoi ekzistenc\u00ebn e mekanizmit gjyq\u00ebsor mb\u00ebshtetur mbi ligj, p\u00ebrmes akteve n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur edhe me vet\u00eb praktik\u00ebn gjyq\u00ebsore t\u00eb interpretuar nga Gjykata Kushtetuese n\u00eb rastin e paraqitur n\u00eb 2017, e cila ngarkon vet\u00ebm Gjykat\u00ebn Administrative, p\u00ebr shqyrtimin e l\u00ebnd\u00ebs ku Kolegji \u201cp\u00ebrleu\u201d vehten burracak\u00ebrisht, si\u00e7 ja thot\u00eb Raporti i OSBE.<br \/>\nRaporti ka l\u00ebn\u00eb pa treguar ve\u00e7 aktin e fundit, n\u00eb fakt at\u00eb q\u00eb nuk ka ndodhur ende.<br \/>\nD\u00ebnimin e rregjimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejta ekskluzive e shqiptar\u00ebve, n\u00eb vijim !<br \/>\nPor q\u00eb ky verdikt i shqiptar\u00ebve t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb i drejt\u00eb e i plot\u00eb, nuk do t\u00eb mjaftonte vet\u00ebm grafiti me karbonin e Raportit t\u00eb OSBE.<br \/>\nKy identikit do t\u00eb duhej t\u00eb b\u00ebhej me t\u00ebr\u00eb kolorin q\u00eb ka.<br \/>\nKrimin e organizuar si partner bashk\u00ebjetues, hajdut\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes dhunimit t\u00eb m\u00eb t\u00eb pamundurve, injoranc\u00ebn proverbiale ku profili i qytetaris\u00eb dhe m\u00ebn\u00e7uris\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua si \u201cfashion\u201d nga \u201ct\u00eb fort\u00ebt e barit\u201d, etj., etj.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb dizenjuar k\u00ebt\u00eb identikit me t\u00ebr\u00eb koloritin e vet\u00eb, do t\u00eb duhej nj\u00eb kanavac\u00eb sa i gjith\u00eb sheshi Sk\u00ebnderbej (ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb i deformuar sot), ku do t\u00eb rezultonte t\u00eb shfaqej nj\u00eb monst\u00ebr e p\u00ebr\u00e7udnuar, ku bojrat e kolori kacafyten me nj\u00ebri-tjetrin, mu ashtu si\u00e7 e ka kontraktuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb t\u00ebr\u00eb ky rregjim q\u00eb tashm\u00eb na e tregoi edhe Raporti i OSBE !<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish presidenti Bujar Nishani, ka reaguar p\u00ebrmes nj\u00eb statusi t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb facebook lidhur me gjetjet e OSBE\/ODIHR p\u00ebr procesin e 30 qershorit. Nishani shkruan se raporti i ODIHR \u00ebsht\u00eb panorama e qart\u00eb e nj\u00eb Shqip\u00ebrie n\u00eb regjim. \u201cTHEMELI, KOLONA, \u00c7ATIA, jan\u00eb element\u00ebt fondamental t\u00eb ekzistenc\u00ebs, mbi t\u00eb cil\u00ebn mund\u00ebsohet q\u00ebndrimi dhe funksionimi i \u00e7do [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":69318,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105342","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105342","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105342"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105342\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69318"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}