{"id":105541,"date":"2019-09-08T14:32:41","date_gmt":"2019-09-08T12:32:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105541"},"modified":"2019-09-08T14:32:41","modified_gmt":"2019-09-08T12:32:41","slug":"kronika-e-zerit-te-amerikes-ndryshimet-gjuhesore-dhe-pastertia-e-shqipes-flasin-ekspertet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/kronika-e-zerit-te-amerikes-ndryshimet-gjuhesore-dhe-pastertia-e-shqipes-flasin-ekspertet\/","title":{"rendered":"Kronika e Z\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\/ Ndryshimet gjuh\u00ebsore dhe past\u00ebrtia e shqipes, flasin ekspert\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, studiues dhe qytetar\u00eb, t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj \u00e7\u00ebshtjeve kulturore, diskutojn\u00eb me shqet\u00ebsim mbi past\u00ebrtin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe dhe ndikimit t\u00eb saj nga gjuh\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Autoritetet e kan\u00eb kthyer l\u00ebnd\u00ebn e shqipes n\u00eb shkollat e mesme, por s\u00ebrish problemet jan\u00eb t\u00eb dukshme.<\/p>\n<p>Studiuesit shqipes pohojn\u00eb se ndikimi prej gjuh\u00ebve t\u00eb tjera, apo hyrja e fjal\u00ebve nga gjuh\u00eb t\u00eb tjera jan\u00eb dukuri q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten n\u00eb shekuj dhe u ndodhin t\u00eb gjith\u00eb gjuh\u00ebve. Por m\u00ebsimi i Gjuh\u00ebs shqipe nuk mjafton thjesht t\u00eb ndalet rregullat e drejtshkrimit. Alarmi i v\u00ebrtet\u00eb sot, sipas studiueses Enkeleida Kapia, \u00ebsht\u00eb mosp\u00ebrdorimi i dendur i gjuh\u00ebs shqipe me shkrim e lexim.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_32766cecad\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=373&amp;campaignid=48&amp;zoneid=182&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsociale%2F279011%2Fkronika-e-zerit-te-amerikes-ndryshimet-gjuhesore-dhe-pastertia-e-shqipes-flasin-ekspertet%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=32766cecad\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>\u201cNx\u00ebn\u00ebsit nuk lexojn\u00eb m\u00eb, ata nuk lshkruajn\u00eb m\u00eb. Disa nga rregullat drejtshkrimit, p\u00ebr t\u00eb cilat ne jemi t\u00eb shqet\u00ebsuar sot, vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga leximi i theksuar dhe shkrimi i theksuar, praktikave q\u00eb ne kemi n\u00eb shkolla. Ato vijn\u00eb edhe p\u00ebr shkak se si e konceptojm\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e m\u00ebsimit t\u00eb gjuh\u00ebs amtare, duke filluar nga programet e formimit t\u00eb m\u00ebsuesve\u201d \u2013 tha gjuh\u00ebtarja Enkeleida Kapia, nga Instituti i Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe Let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vitet e fundit \u00ebsht\u00eb rritur v\u00ebmendja shtet\u00ebrore ndaj gjuh\u00ebs shqipe dhe po shtohen or\u00ebt e m\u00ebsimit n\u00eb programet shkollave. Kjo vjen p\u00ebr shkak t\u00eb shqet\u00ebsimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm se gjat\u00eb tranzicionit shqipja u destabilizua dhe mori ndikime e goditje nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, thot\u00eb studiuesja Anila Omari.<\/p>\n<p>\u201cNdryshimet kryesore jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e leksikut, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pjesa m\u00eb e l\u00ebvizshme e gjuh\u00ebs, dhe m\u00eb t\u00eb ngadalshme jan\u00eb n\u00eb gramatik\u00eb e n\u00eb sintaks\u00eb. Edhe atje vihen re ndryshime. Shikojm\u00eb forma t\u00eb \u00e7uditshme t\u00eb emrave n\u00eb numrin shum\u00ebs si shall \/ shaje, link \/ linqe, truk \/ truqe\u201d \u2013 tha zonja Omari.<\/p>\n<p>Shqipja \u00ebsht\u00eb vazhdimisht n\u00ebn presionin e gjuh\u00ebve me status nd\u00ebrkomb\u00ebtar si anglishtja, por po aq i madh \u00ebsht\u00eb ballafaqimi i saj me gjuh\u00ebt e vendeve fqinje si italishtja dhe greqishtja p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit dhe shk\u00ebmbimeve ekonomike.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb fusha e par\u00eb ku duhet b\u00ebr\u00eb kujdes m\u00eb i madh, thot\u00eb Valter Memisha, drejtues i Institutit t\u00eb Gjuh\u00ebsis\u00eb dhe Let\u00ebrsis\u00eb, pran\u00eb Qendr\u00ebs s\u00eb Studimeve Albanologjike.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb ndikimi n\u00eb leksik, ku futen shum\u00eb fjal\u00eb. Ka nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb fjal\u00eb shqipe \/ fjal\u00eb e huaj. Njer\u00ebzit jan\u00eb pragmatist\u00eb dhe p\u00ebrdorin fjal\u00ebn q\u00eb kan\u00eb m\u00eb leht\u00eb. Por institucioni yn\u00eb punon t\u2019i jap\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi fjal\u00ebs shqipe\u201d \u2013 thot\u00eb zoti Memisha.<\/p>\n<p>Emigrimi i shpesht\u00eb, tregtia me t\u00eb huajt, shkollimet jasht\u00eb vendit, apo pushtimet shum\u00eb-shekullore, jan\u00eb dukuri t\u00eb p\u00ebrbotshme, ku gjuh\u00ebt ndikohen shum\u00eb nga nj\u00ebra tjetra.<\/p>\n<p>Nevoja kryesore p\u00ebr shqipen \u00ebsht\u00eb se n\u00eb shkolla duhet t\u00eb m\u00ebsohen etapat e zhvillimit historik t\u00eb saj, n\u00eb m\u00ebny\u00eb q\u00eb ajo t\u00eb njihet sa m\u00eb thell\u00eb, pohojn\u00eb studiuesit, sepse k\u00ebshtu ajo mbrohet m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se alarmi q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur m\u00eb tep\u00ebr me faktin q\u00eb ne si popull, p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si jemi shkolluar, nuk njohim mir\u00eb fazat historike t\u00eb zhvillimit t\u00eb shqipes. N\u00ebse do t\u2019i njihnim mir\u00eb k\u00ebto faza, nuk do ta quanim k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ku jemi si nj\u00eb rrezik i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. K\u00ebto kan\u00eb ndodhur n\u00eb periudha t\u00eb ndryshme n\u00eb t\u00eb gjitha gjuh\u00ebt, sepse p\u00ebrndryshe ne do t\u00eb vazhdim t\u00eb flisnim gjuh\u00ebn e Budit dhe t\u00eb Bogdanit\u201d \u2013 tha zonja Kapia.<\/p>\n<p>Shkurtimet e fjal\u00ebve n\u00eb komunikImet e rrjeteve soc nuk e prishin gjuh\u00ebn, thekson nga ana tjet\u00ebr zonja Omari, por v\u00ebmendja e qytetar\u00ebve dhe administrat\u00ebs ndaj gjuh\u00ebs duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e madhe dhe p\u00ebrmir\u00ebsime po ndjehen si nga futja e redaktor\u00ebve gjuh\u00ebsor\u00eb ashtu edhe nga futja e gjuh\u00ebs shqipe n\u00eb shkollat e mesme.<\/p>\n<p>\u201cShkolla \u00ebsht\u00eb baza p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb dhe aty duhet m\u00ebshuar m\u00eb shum\u00eb. M\u00ebsimdh\u00ebnia dhe trajnimi i m\u00ebsuesve jan\u00eb pika ku duhet patur shum\u00eb kujdes, sepse edhe aty ka mungesa. Gjithashtu duhet nj\u00eb reform\u00eb me tekstet, duhet nj\u00eb rikonceptim i m\u00ebsimdh\u00ebnies s\u00eb gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsi\u00eb shqipe n\u00eb shkoll\u00eb. \u00cbsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb q\u00eb edhe shteti e ka kthyer v\u00ebmendjen ndaj gjuh\u00ebs dhe ndoshta b\u00ebhet di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, pra n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnie\u201d \u2013 tha zonja Omari.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e shqipes me dialektet e saj n\u00eb krahinat m\u00eb t\u00eb larmishme, sepse ende nuk \u00ebsht\u00eb studiuar plot\u00ebsisht struktura sintaksose dialektore e saj.<\/p>\n<p>Zoti Memisha thot\u00eb se nj\u00eb nga projektet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb institutit q\u00eb ai drejton \u00ebsht\u00eb ai mbi variacionet sintaksore t\u00eb shqipes.<\/p>\n<p>Ai shton se kujdesi p\u00ebr shqipen \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrditsh\u00ebm, pavar\u00ebsisht se sfidat jan\u00eb t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>\u201cNe duhet t\u00eb ruajm\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesorja: struktur\u00ebn gramatikore. Nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrcakton struktura gramatikore. N\u00ebse prishet struktura gramatikore, n\u00eb sintaks\u00eb dhe n\u00eb gramatik\u00eb, at\u00ebher\u00eb prishet fytyra e gjuh\u00ebs dhe gjuha do t\u00eb shuhet edhe vdes\u00eb dal\u00ebngadal\u00eb. Shqipja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga gjuh\u00ebt m\u00eb vitale n\u00eb bot\u00eb. Jemi nj\u00eb popull i vog\u00ebl dhe kemi nj\u00eb gjuh\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb asimililuar, edhe pse pushtuesit tan\u00eb kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebtu me shekuj\u201d \u2013 tha zoti Memisha.<\/p>\n<p>Pas botimit t\u00eb Fjalorit Etimologjik t\u00eb Gjuh\u00ebs Shqipe, studiuesit po p\u00ebrgatitin Fjalorin Historik t\u00eb Shqipes si dhe punojn\u00eb me fjalor\u00ebt e leksikografis\u00eb dialektore, p\u00ebr nj\u00eb fjalor t\u00eb plot\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, p\u00ebr nj\u00eb gramatik\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb shqipes, duke bashk\u00ebrenduar veprimtarin\u00eb shkencore me qendrat studimore n\u00eb Prishtin\u00eb dhe universitete t\u00eb tjera. \/VOA\/<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Tiran\u00eb, studiues dhe qytetar\u00eb, t\u00eb v\u00ebmendsh\u00ebm ndaj \u00e7\u00ebshtjeve kulturore, diskutojn\u00eb me shqet\u00ebsim mbi past\u00ebrtin\u00eb e gjuh\u00ebs shqipe dhe ndikimit t\u00eb saj nga gjuh\u00eb t\u00eb tjera. Autoritetet e kan\u00eb kthyer l\u00ebnd\u00ebn e shqipes n\u00eb shkollat e mesme, por s\u00ebrish problemet jan\u00eb t\u00eb dukshme. Studiuesit shqipes pohojn\u00eb se ndikimi prej gjuh\u00ebve t\u00eb tjera, apo hyrja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":105543,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105541","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105541","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105541"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105541\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105543"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105541"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105541"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105541"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}