{"id":105671,"date":"2019-09-09T10:21:18","date_gmt":"2019-09-09T08:21:18","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105671"},"modified":"2019-09-09T10:21:18","modified_gmt":"2019-09-09T08:21:18","slug":"struktura-te-shtetit-te-angazhuar-ethshem-basha-godet-me-mesazhin-per-kryengritjen-e-postribes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/struktura-te-shtetit-te-angazhuar-ethshem-basha-godet-me-mesazhin-per-kryengritjen-e-postribes\/","title":{"rendered":"\u201cStruktura t\u00eb shtetit t\u00eb angazhuar ethsh\u00ebm..\u201d! Basha \u201cgodet\u201d me mesazhin p\u00ebr Kryengritjen e Postrib\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, ka p\u00ebrkujtuar sot 73-vjetorin e Kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si t\u00eb par\u00ebn kryengritje antikomuniste n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Basha shkruan se Kryengritja e Postrib\u00ebs tronditi nga themelet regjimin gjakatar, q\u00eb si veg\u00ebl e verb\u00ebr e dhun\u00ebs staliniste ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjueti t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb patriot\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb 73-vjetorin e Kryengritjes madh\u00ebshtore t\u00eb Postrib\u00ebs, 9 shtatorin e 1946-s, \u00e7do shqiptar patriot p\u00ebrkulet me nderim para qindra burrave, intelektual\u00ebve, mal\u00ebsor\u00eb e klerik\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha besimeve, q\u00eb frym\u00ebzuan e u ngrit\u00ebn n\u00eb t\u00eb par\u00ebn kryengritje antikomuniste n\u00eb Europ\u00eb. Kryengritja tronditi nga themelet regjimin gjakatar q\u00eb si veg\u00ebl e verb\u00ebr e dhun\u00ebs staliniste ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjueti t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb patriot\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e donin vendin e tyre, t\u00eb lir\u00eb e t\u00eb pavarur nga pushtues ashtu si et\u00ebrit themelues e kishin shpallur me 28 n\u00ebntor t\u00eb 1912-s.<\/p>\n<p>N\u00eb raportet e pushtetit antishqiptar, q\u00eb ruhen sot n\u00eb arkiva, v\u00ebrehet tmerri q\u00eb kishte ng\u00ebrthyer kupol\u00ebn e regjimit, e cila shihte fare mir\u00eb se Kryengritja e Postrib\u00ebs mund t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb fillimin e nj\u00eb l\u00ebvizjeje p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga klika diktatoriale q\u00eb kishte uzurpuar pushtetin. Regjimi v\u00ebrente me shqet\u00ebsim se Kryengritja e Postrib\u00ebs mund t\u00eb sillte jo vet\u00ebm nd\u00ebrhyrjen e aleat\u00ebve tradicional\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve, por mund t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet e r\u00ebna n\u00ebn thundr\u00ebn e diktatur\u00ebs komuniste.<\/p>\n<p>K\u00ebtij rreziku nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb paraqiste Kryengritja e Postrib\u00ebs, regjimi ju p\u00ebrgjigj me metod\u00ebn e vetme q\u00eb njihte, dhun\u00ebn masive, vrasjet e pushkatimet pa gjyq. N\u00eb raportimet zyrtare t\u00eb Sigurimit t\u00eb Shtetit d\u00ebshmohet gjuetia e sh\u00ebmtuar q\u00eb strukturat e Sigurimit kryen ndaj popullsis\u00eb, jo vet\u00ebm n\u00eb Postrib\u00eb, por edhe n\u00eb Shkod\u00ebr, n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, n\u00eb Puk\u00eb e n\u00eb Mirdit\u00eb, t\u00eb kapluara nga paniku se Postriba do t\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb burim frym\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Kjo gjueti njer\u00ebzore, bilanci p\u00ebrfundimtar i t\u00eb cil\u00ebs ende nuk dihet, por ku raportimet flasin p\u00ebr mbi 60 t\u00eb vrar\u00eb, dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vdekur burgjeve e mij\u00ebra t\u00eb d\u00ebnuar me burgime t\u00eb gjata e pun\u00eb t\u00eb detyruar, i zgjati jet\u00ebn nj\u00eb diktature q\u00eb s\u2019kishte m\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me idealin antifashist q\u00eb predikonte, por ishte shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb makineri vras\u00ebse q\u00eb e trajtonte popullin si skllav dhe q\u00eb kishte hedhur n\u00eb treg interesat komb\u00ebtare, p\u00ebr hir t\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsimit t\u00eb pushtetit t\u00eb vet.<\/p>\n<p>Gjuetia njer\u00ebzore nuk njihte as kanun e as ligj. Forcat e verbra t\u00eb Sigurimit, e pushkatuan Ymer Beqirin n\u00eb vend t\u00eb t\u00eb birit, Sadikut, n\u00eb nj\u00eb akt z\u00ebvend\u00ebsimi t\u00eb viktim\u00ebs, q\u00eb s\u2019njeh kurrfar\u00eb kodi zakonor, e mor\u00ebn zvarr\u00eb Osman Hysenin e plagosur, nga Hoti i Ri e deri n\u00eb fshatin Mes, ku e pushkatuan dhe e lan\u00eb t\u00eb pavarrosur. Aktet makabre u kryen jo vet\u00ebm ndaj drejtuesve t\u00eb Kryengritjes, Osman Haxhis\u00eb, Jup Kazazit, Idriz Tahirit e t\u00eb tjer\u00ebve, por edhe ndaj familjeve t\u00eb tyre e fshatrave t\u00eb t\u00ebra pa dallim. Djegia e fshatrave nxorri zbuluar mizorin\u00eb e regjimit si nj\u00eb pal\u00eb pushtuese q\u00eb s\u2019kishte asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt as me idealin \u00e7lirimtar, e as me pallavrat p\u00ebr progres shoq\u00ebror.<\/p>\n<p>Kryengritja e Postrib\u00ebs u pasua nga Masakra shtet\u00ebrore e Postrib\u00ebs. Por p\u00ebr zbardhjen e emrave t\u00eb urdh\u00ebruesve t\u00eb k\u00ebsaj masakre, shteti shqiptar b\u00ebri shum\u00eb pak n\u00eb k\u00ebto 30 vjet. N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb ndjese t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb p\u00ebrmasa genocidale t\u00eb ushtruara ndaj zonave t\u00eb t\u00ebra t\u00eb vendit, sot e k\u00ebsaj dite shohim, d\u00ebgjojm\u00eb e lexojm\u00eb justifikime nga pseudo-historian\u00eb e politikan\u00eb t\u00eb paskrupullt, se regjimi komunist ishte i detyruar t\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjej ashtu, se n\u00eb fund t\u00eb fundit dhuna shtet\u00ebrore ishte nj\u00eb mbrojtje legjitime, se pushteti u mor me pushk\u00eb e natyrisht edhe duhej mbrojtur me arm\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mend\u00ebsi dhe m\u00ebnyr\u00eb veprimi n\u00eb thelb antishqiptare, ka dal\u00eb k\u00ebto vite nga tulatja, dhe n\u00eb hap\u00ebsirat publike tashm\u00eb nuk p\u00ebrkujtohet Kryengritja, trim\u00ebria, por masakrat shtet\u00ebrore ngrihen n\u00eb piedestal si \u201cfitore t\u00eb shtetit shqiptar\u201d, si \u201cfaqe e lavdishme e historis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Pasardh\u00ebsit e xhelat\u00ebve po tentojn\u00eb ta kthejn\u00eb s\u00ebrish n\u00eb kultur\u00eb zyrtare p\u00ebrkujtimin e masakrave shtet\u00ebrore dhe po synojn\u00eb t\u00eb nxjerrin nga diskursi publik p\u00ebrkujtimin e q\u00ebndres\u00ebs ndaj diktatur\u00ebs dhe t\u00eb heronjve q\u00eb ran\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr liri e dinjitet.<\/p>\n<p>N\u00eb 73-vjetorin e Kryengritjes madh\u00ebshtore t\u00eb Postrib\u00ebs m\u00eb duhet t\u00eb pranoj se kjo krenari e xhelat\u00ebve fatkeq\u00ebsisht ka nj\u00eb frym\u00ebzim shtet\u00ebror. Struktura t\u00eb shtetit jan\u00eb angazhuar ethsh\u00ebm p\u00ebr restaurimin e pushtetit t\u00eb bijve t\u00eb nomenklatur\u00ebs dhe me forc\u00ebn e propagand\u00ebs e t\u00eb strukturave t\u00eb pushtetit po k\u00ebrkohet t\u00eb tulasin ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik\u00eb, po tentohet t\u2019i getoizojn\u00eb ata n\u00eb cep, jasht\u00eb jet\u00ebs publike, jasht\u00eb angazhimeve civile e jasht\u00eb p\u00ebrpjekjeve legjitime p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb pushtet e n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit.<\/p>\n<p>Ky restaurim kumt\u00ebzi e kthen pas Shqip\u00ebrin\u00eb, e rid\u00ebrgon at\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat antidemokratike e orientale t\u00eb Lindjes. Por kjo p\u00ebrpjekje q\u00eb shkon n\u00eb kund\u00ebrshtim me idealet per\u00ebndimore t\u00eb heronjve t\u00eb Postrib\u00ebs dhe me aspirat\u00ebn e mbar\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr integrim n\u00eb Per\u00ebndim, nuk ka p\u00ebr t\u00eb patur sukses.<\/p>\n<p>Pasardh\u00ebsit e heronjve t\u00eb Postrib\u00ebs, ata q\u00eb themeluan Partin\u00eb Demokratike me idealin e Shqip\u00ebris\u00eb si Europa, jan\u00eb krenar\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e tyre dhe e kan\u00eb shnd\u00ebrruar at\u00eb n\u00eb thesar, n\u00eb nj\u00eb pasuri shpirt\u00ebrore dhe mebdore q\u00eb i ndihmon p\u00ebr ta kaluar edhe situat\u00ebn aktuale. Sakrifica e heronjve t\u00eb Postrib\u00ebs do i ndihmoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt patriot\u00eb ta fitojn\u00eb betej\u00ebn tinzare q\u00eb pasardh\u00ebsit e xhelat\u00ebve u kan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb, at\u00eb t\u00eb kthimit n\u00eb Lindje. Shqiptar\u00ebt do ta fitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb t\u00eb pamerituar n\u00eb nderim t\u00eb heronjve t\u00eb Postrib\u00ebs, por edhe p\u00ebr t\u00eb garantuar t\u00eb ardhmen e f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb, nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb merituar n\u00eb gjirin e kombeve demokratike t\u00eb Per\u00ebndimit.<br \/>\nLavdi p\u00ebrjet\u00eb kreshnik\u00ebve t\u00eb Kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs!<br \/>\nZoti e bekoft\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Partis\u00eb Demokratike, Lulzim Basha, ka p\u00ebrkujtuar sot 73-vjetorin e Kryengritjes s\u00eb Postrib\u00ebs, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si t\u00eb par\u00ebn kryengritje antikomuniste n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Basha shkruan se Kryengritja e Postrib\u00ebs tronditi nga themelet regjimin gjakatar, q\u00eb si veg\u00ebl e verb\u00ebr e dhun\u00ebs staliniste ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjueti t\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":105672,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105671","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105671","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105671"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105671\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105672"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105671"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105671"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105671"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}