{"id":105679,"date":"2019-09-09T11:09:47","date_gmt":"2019-09-09T09:09:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105679"},"modified":"2019-09-09T11:09:47","modified_gmt":"2019-09-09T09:09:47","slug":"situate-e-cmendur-meta-kritika-te-forta-rames-e-bashes-donin-konfrontim-me-gjakderdhje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/situate-e-cmendur-meta-kritika-te-forta-rames-e-bashes-donin-konfrontim-me-gjakderdhje\/","title":{"rendered":"\u201cSituat\u00eb e \u00e7mendur\u201d, Meta kritika t\u00eb forta Ram\u00ebs e Bash\u00ebs: Donin konfrontim me gjakderdhje!"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta vijon t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00eb Komisionin Hetimor vendimin e tij p\u00ebr shfuqizimin e 30 qershorit si dat\u00eb t\u00eb zgjedhjeve vendore.<\/p>\n<p>Meta iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb deputetes socialiste, Klotilda Bushka, lidhur me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb tij, n\u00ebse rrezikon krijimin e nj\u00eb precedenti t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb konsultuar me grupet parlamentare.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij, Kreu i Shtetit \u00ebsht\u00eb shprehur se ishte krijuar nj\u00eb situat\u00eb \u201ce \u00e7mendur\u201d politike dhe nuk mund t\u00eb mos nd\u00ebrhynte, pasi sipas tij, do t\u00eb kishte gjakderdhje.<\/p>\n<p>\u201cKur vendosa t\u00eb shtyj\u00eb zgjedhjet, situata ishte e \u00e7mendur, t\u00eb dyja pal\u00ebt nuk mbanin asnj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie. T\u00eb dyja pal\u00ebt donin konfrontim, q\u00eb mund t\u00eb sillte gjakderdhje, mos harrojm\u00eb q\u00eb nj\u00eb police e re humbi gishtin. Presidenti nuk mund t\u00eb priste q\u00eb t\u00eb humbte jet\u00ebn nj\u00eb polic, apo nj\u00eb qytetar. Asnj\u00eb pal\u00eb nuk do mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi, t\u00eb dyja do akuzonin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, duke p\u00ebrshkall\u00ebzuar m\u00eb tej kriz\u00ebn q\u00eb nuk ishte n\u00eb interes t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs. Para se t\u00eb merrja nj\u00eb akt t\u00eb till\u00eb, t\u00eb cilin e mora pasi u njoha me dokumente sekrete shtet\u00ebrore\u201d, tha Meta.<\/p>\n<p><strong>Pyetjet<\/strong>:<br \/>\n<strong>Klotilda Bushka, deputete e PS:<\/strong>\u00a0Nj\u00eb nga arsyet p\u00ebr dekretin e 30 qershorit, thoni ju, \u00ebsht\u00eb vendimi i opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje. Anulimi i 30 qershorit, a rrezikon krijimin e nj\u00eb precedenti t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit. A mendoni se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb precedent q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet n\u00eb t\u00eb ardhmen, sepse subjektet politike vendosin t\u00eb mos hyjn\u00eb n\u00eb zgjedhje p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. A nuk i vjen kjo situat\u00eb ndesh parimit t\u00eb sovranitetit t\u00eb popullit?<\/p>\n<p>N\u00eb nxjerrjen e dekretit p\u00ebr anulimin e 30 qershorit, a mor\u00ebt n\u00eb konsiderat\u00eb se e drejta p\u00ebr t\u00eb zgjedhur apo p\u00ebr t\u2019u zgjedhur \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme dhe cila prej tyre prevalon? Presidenti duhet t\u00eb konsultohet me grupet dhe partit\u00eb politike. A u konsultuat me aktor\u00ebt politik\u00eb kur nxor\u00ebt dekretin?<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrgjigjet:<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ilir Meta:<\/strong>\u00a0Shfuqizimi i 30 qershorit \u00ebsht\u00eb udh\u00ebhequr nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e mia si president, si kryetar shteti, si kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb, si p\u00ebrfaq\u00ebsues i popullit. Kushtetuta, e sakatuar pabesisht n\u00eb prill t\u00eb 2008 e n\u00eb vijim, ka qen\u00eb nj\u00eb Kushtetut\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar nj\u00eb \u201997 t\u00eb dyt\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, Presidenti nuk ka pasur shqet\u00ebsim t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb tekat e opozit\u00ebs, por ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ishte e mundur, por n\u00eb \u00e7do rast p\u00ebr t\u00eb shmangur shnd\u00ebrrimin e zgjedhjeve n\u00eb votime. Ishte nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00ebr\u00ebsisht e sinqert\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 arsyeve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me sigurin\u00eb, shmangien e nj\u00eb p\u00ebrplasjeje civile, q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me shmangien e nj\u00eb penalizimi afatgjat\u00eb sa i takon integrimit.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi im ka qen\u00eb forcimi i institucioneve. Q\u00ebndrimi im ndaj opozit\u00ebs ka qen\u00eb mjaft kritik p\u00ebr l\u00ebnien e mandateve. Kam qen\u00eb n\u00eb Berlin kur opozita e mori k\u00ebt\u00eb vendim. B\u00ebra t\u00eb qart\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hapa pas. Asgj\u00eb e till\u00eb nuk ndodhi, opozita b\u00ebri hapin e saj t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm, por dhe mazhoranca nxitoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb papranueshme p\u00ebr t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar dor\u00ebheqjen n\u00eb bllok t\u00eb opozit\u00ebs, pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb vendosur nj\u00eb dialog me q\u00ebllim normalizimin e situat\u00ebs.<\/p>\n<p>Sa i takon kriz\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit, shqiptar\u00ebt e din\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb tmerrshme p\u00ebrfaq\u00ebsimi. Kjo p\u00ebr faj t\u00eb dy pal\u00ebve, p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb thjesht 60 deputet\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb kan\u00eb ikur, por jan\u00eb 180. Sipas Kushtetut\u00ebs, Kuvendi duhet t\u00eb ket\u00eb 140 an\u00ebtar\u00eb, \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr t\u00eb gjetur 20 deputet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi im ka qen\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur dat\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb garantuar nj\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirje n\u00eb zgjedhje. N\u00eb shumic\u00ebn e bashkive t\u00eb vendit kishim vet\u00ebm nj\u00eb kandidat, si\u00e7 e thot\u00eb dhe raporti i OSBE. P\u00ebrpjekjet e mia kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme. Mund t\u2019iu v\u00eb n\u00eb dispozicion deklaratat e mia, por mund t\u2019i referoheni edhe vler\u00ebsimit paraprak t\u00eb OSBE.<\/p>\n<p>Dy pengesat kryesore ishin: kok\u00ebfort\u00ebsia e kryeministrit p\u00ebr t\u00eb mos shtyr\u00eb dat\u00ebn, dhe kok\u00ebfort\u00ebsia e kreut t\u00eb PD p\u00ebr t\u00eb mos u ulur n\u00eb tryez\u00eb me Ram\u00ebn. T\u00eb dyja k\u00ebto ishin t\u00eb papranueshme. P\u00ebrpjekjet e mia kan\u00eb qen\u00eb sistematike. Isha i gatsh\u00ebm t\u00eb caktoja nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr, pas dakordimit t\u00eb pal\u00ebve, p\u00ebr t\u00eb shmangur kriz\u00ebn. Kjo nuk ndodhi deri m\u00eb 8 qershor, kur u detyrova t\u00eb b\u00ebj njoftimin se do t\u00eb firmos dekretin p\u00ebr shfuqizimin e 30 qershorit, me q\u00ebllim qet\u00ebsimin e situat\u00ebs politike dhe evitimin e \u00e7do ngjarjeje tragjike e dramatike q\u00eb mund t\u00eb ndodhte n\u00eb mitingun e 8 qershorit. Me afrimin e 30 qershorit, konfrontimi n\u00eb vend po rritej. Pas dekretit tim, nuk pati ngjarje t\u00eb shoq\u00ebruara me akte dhune e vandalizmi, si\u00e7 ishin nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e protestave t\u00eb opozit\u00ebs para 8 qershorin. Q\u00eb nj\u00eb President t\u00eb shtyj\u00eb zgjedhjet, ka ndodhur t\u00eb pakt\u00ebn 5 her\u00eb.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti Ilir Meta vijon t\u00eb sqaroj\u00eb n\u00eb Komisionin Hetimor vendimin e tij p\u00ebr shfuqizimin e 30 qershorit si dat\u00eb t\u00eb zgjedhjeve vendore. Meta iu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb deputetes socialiste, Klotilda Bushka, lidhur me k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb tij, n\u00ebse rrezikon krijimin e nj\u00eb precedenti t\u00eb pazakont\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, dhe n\u00ebse \u00ebsht\u00eb konsultuar me grupet parlamentare. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":105675,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105679","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105679","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105679"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105679\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105675"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}