{"id":106426,"date":"2019-09-12T16:35:24","date_gmt":"2019-09-12T14:35:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=106426"},"modified":"2019-09-12T16:35:24","modified_gmt":"2019-09-12T14:35:24","slug":"10-pyetjet-e-vasilit-ramashtagu-deshtoi-te-digjte-parlamentin-por-dogji-perfundimisht-prokurorine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/10-pyetjet-e-vasilit-ramashtagu-deshtoi-te-digjte-parlamentin-por-dogji-perfundimisht-prokurorine\/","title":{"rendered":"10 pyetjet e Vasilit\/ &#8216;Ramashtagu d\u00ebshtoi t\u00eb digjte parlamentin, por dogji p\u00ebrfundimisht prokurorin\u00eb&#8217;"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI, Petrir Vasili, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, thekson se, informacioni i b\u00ebr\u00eb publik nga presidenti Ilir Meta gjat\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr sulm ndaj institucionit t\u00eb Kuvendit, ka djegur p\u00ebrfundimisht institucionin e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Vasili ngre edhe 10 pyetje, sipas t\u00eb cilit, \u201cdjegin\u201d prokurorin\u00eb.<\/p>\n<div id=\"rekl-28\"><\/div>\n<p>&#8220;Lajmi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr rrezikun e djegjes s\u00eb parlamentit, ka djegur nj\u00ebherazi n\u00eb vet\u00ebm pak \u00e7aste prokurorin\u00eb shqiptare&#8221;, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00ebnkryetari i LSI.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb i Petrit Vasilit:<\/strong><\/p>\n<p>10 pyetje pa pergjigje dhe Ramashtagu,qe dogji perfundimisht prokurorine!<\/p>\n<p>Lajmi me i rende i degjuar ndonjehere per rrezikun e djegjes se parlamentit, ka djegur njeherazi ne vetem pak \u00e7aste prokurorine shqiptare.<\/p>\n<p>Edhe perpara se ky lajm te behej publik, Presidenti ne momentin e Dekretimit te anullimit te zgjedhjeve me 8 qershor kishte theksuar se nje motiv shume i forte per marrjen e ketij vendimi ishte siguria kombetare.<\/p>\n<p>Ne arsyet e dekretit te anullimit te zgjedhjeve thuhej:<\/p>\n<p>&#8220;Presidenti i Republik\u00ebs, si Kryetar i K\u00ebshillit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, ka v\u00ebn\u00eb re se sjellja e aktor\u00ebve politike n\u00eb vend, ka krijuar nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb theksuar konflikti q\u00eb rrezikon stabilitetin e e rendit publik, \u00e7ka do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte rrezik edhe p\u00ebr vet sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe do t\u00eb defaktorizonte rolin e vendit ton\u00eb si faktor paqe e stabiliteti n\u00eb rajon&#8221;<br \/>\n&#8220;zhvillimi i zgjedhjeve n\u00eb kushtet e nj\u00eb situate t\u00eb tensionuar politike krijon rrezikun e nj\u00eb konflikt civil, gj\u00eb e cila p\u00ebrb\u00ebn rrezik serioz p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb qytetar\u00ebve, stabilitetin demokratik t\u00eb vendit, unitetin e popullit dhe rendin kushtetues&#8221; vazhdonte Presidenti.<\/p>\n<p>Pas gjithe argumentimi shume serioz te Presidentit ka 10 pyetje qe e&#8221;djegin&#8221; prokurorine:<\/p>\n<p>1.Cfare beri prokuria shqiptare ne kushtet e nje paralajmerimi te tille shume serioz ne ate kohe?<\/p>\n<p>2.Kush e ndaloi prokurorine qe te komunikonte menjehere me Presidentin dhe Kryeministrin pas dekretit te anullimit nga Presidenti me qellim hetimin dhe zbardhjen e faktoreve dhe aktoreve, qe rrezikonin rendin publik dhe kushtetues?<\/p>\n<p>3.Si eshte e mundur qe prokuroria e treguar aq e shpejte ne arrestimin e protestuesve dhe drejtuesve te opozites qendroi duarlidhur perpara nje situate dhe rreziku kaq te madh per vendin?<\/p>\n<p>4.Cfare beri prokuroria pas berjes publik nga Presidenti te lajmit per rrezikun e djegjes se parlamentit perpara komisionit hetimor?<\/p>\n<p>5.A komunikoi prokuroria me Kryeministrin per nje lajm te tille shume te rende?<\/p>\n<p>6.A verifikoi qe nje informacion te tille e kishte marre edhe kryeministri?<\/p>\n<p>7.A i zbardhi veprimet e mosveprimet e Kryeministrit pas marrjes se informacionit?<\/p>\n<p>8.A komunikoi Kryeministri me prokurorine pas marrjes se informacionit ne ate kohe?<\/p>\n<p>9.A e kerkoi Kryeministri ndihmen e prokurorise per zbardhjen e kesaj ceshtjeje shume te rende dhe ne se jo,per cfare arsye nuk e beri?<\/p>\n<p>10.A filloi prokuroria ceshtje kryesisht menjehere pas publikimit te lajmit nga Presidenti ne Komisionin Hetimor?<\/p>\n<p>Sigurisht qe Ramashtagu dhe prokuroria jane nje.<\/p>\n<p>Ne te kundert te gjithe pyetjet e mesiperme do te kishin marre pergjigje me kohe dhe nuk do te kishte asnje nevoje qe Presidenti ta bente publik nje lajm te tille dhe vendit do ti ishte kursyer turpi i zi i 30 qershorit.<\/p>\n<p>Po Ramashtagu ishte vazhdimi kriminal i strategjise se provokimit,demonizimit dhe asgjesimit te opozites per te vazhduar te qete vjedhjen dhe korrupsionin si dhe qe trafikantet e kriminelet kliente te qeverise te vazhdonin te paprekur punen e tyre.<\/p>\n<p>Sot prokuroria eshte ne pozicionin me negativ dhe me te shemtuar te historise se ekzistences se saj.<\/p>\n<p>Si peng i 69 votave antikushtetuese te Arta Markut shqiptaret po paguajne sot haracin e pandeshkueshmerise se krimineleve ne qeverisje dhe perqark saj,qe vjedhin qindra milion euro ashtu si sot ne parlament me koncesionet e rrugeve Milot -Balldren dhe Orikum- Dukat.<\/p>\n<p>Ramashtagu deshtoi te digjte parlamentin,por dogji perfundimisht prokurorine.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetari i LSI, Petrir Vasili, p\u00ebrmes nj\u00eb postimi n\u00eb rrjetet sociale, thekson se, informacioni i b\u00ebr\u00eb publik nga presidenti Ilir Meta gjat\u00eb Komisionit Hetimor Parlamentar p\u00ebr sulm ndaj institucionit t\u00eb Kuvendit, ka djegur p\u00ebrfundimisht institucionin e prokuroris\u00eb. Vasili ngre edhe 10 pyetje, sipas t\u00eb cilit, \u201cdjegin\u201d prokurorin\u00eb. &#8220;Lajmi m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb i d\u00ebgjuar ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":70175,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-106426","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106426","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106426"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106426\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/70175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106426"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106426"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106426"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}