{"id":106501,"date":"2019-09-13T13:36:53","date_gmt":"2019-09-13T11:36:53","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=106501"},"modified":"2019-09-13T13:36:53","modified_gmt":"2019-09-13T11:36:53","slug":"vasili-do-padisim-ne-kushtetuese-koncesionet-per-milot-balldren-orikum-dukat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/vasili-do-padisim-ne-kushtetuese-koncesionet-per-milot-balldren-orikum-dukat\/","title":{"rendered":"Vasili: Do padisim n\u00eb Kushtetuese koncesionet p\u00ebr Milot-Balldren, Orikum-Dukat"},"content":{"rendered":"<p>Pasi Kuvendi miratoi dje dy projektligjet p\u00ebr koncesionet e rrug\u00ebve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, L\u00ebvizja Socialiste vjen me nj\u00eb reagim t\u00eb ashp\u00ebr. P\u00ebrmes nj\u00eb konference p\u00ebr mediat, n\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb Petrit Vasili paralajm\u00ebroi qeverin\u00eb shqiptare se beteja e opozit\u00ebs do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, duke kthyer n\u00eb ark\u00ebn e buxhetit fondin e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dy rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Vasili teksa u b\u00ebri thirrje shqiptar\u00ebve t\u00eb ngrihen n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, garantoi se LSI nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb hapa pas.<\/p>\n<div id=\"rekl-28\"><\/div>\n<p>\u201cShp\u00ebrdorohen 250 mln euro t\u00eb shqiptar\u00ebve, pra 300 mld lek\u00eb. Qeveria shqiptare e qart\u00eb dhe e bindur p\u00ebr t\u00eb grabitur k\u00ebto para, p\u00ebr te mos marr ajo p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e hajdut\u00ebris\u00eb nga pik\u00ebpamja formale, ia kaloj\u00eb Kuvendit dhe deputet\u00ebve. Po ju garantoj nga kjo foltore, se betejen ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend p\u00ebrgjegj\u00ebsit e k\u00ebsaj hajdut\u00ebrie shtet\u00ebror\u00eb, grabitje t\u00eb pad\u00ebgjuar, nuk do t\u00eb l\u00ebm\u00eb asnj\u00eb hap deri n\u00eb kthimin e k\u00ebtyre parave n\u00eb buxhet. Nga denoncimi n\u00eb SPAK, madje do ta ndjekim n\u00eb gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Jan\u00eb baras sikur t\u00eb nd\u00ebrtonim 4 spitale N\u00ebn\u00eb Tereza n\u00eb vend, apo shum\u00eb gjimnaze. Qeveria k\u00ebrkon te vjedh\u00eb 250 milion\u00eb euro\u201d, tha Vasili.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><\/div>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-4\"><\/div>\n<p><strong>Deklarata p\u00ebr mediat e N\u00ebnkryetarit t\u00eb LSI-s\u00eb, Petrit Vasili<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare!<\/p>\n<p>Dje Parlamenti i patateve t\u00eb kalbura si\u00e7 e kemi quajtur, miratoi nj\u00eb nga hajdut\u00ebrit\u00eb e dimensioneve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb ndeshur opinioni publik shqiptar. Praktikisht 366 milion euro \u00ebsht\u00eb fatura e tmerrshme e hajdut\u00ebris\u00eb q\u00eb bie mbi kurrizin e qindra mij\u00ebra e milion\u00eb shqiptar\u00ebve, p\u00ebr dy rrug\u00eb: p\u00ebr Milot-Balldren dhe p\u00ebr rrug\u00ebn Orikum-Dukat. P\u00ebr t\u00eb par\u00ebn koncesioni shkon n\u00eb vler\u00ebn 296 milion\u00eb euro dhe k\u00ebtu dua ti kujtoj t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, gjithashtu edhe medias shqiptare, por pse jo dhe misioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb n\u00eb planin strategjik, m\u00eb sakt\u00eb Strategjin\u00eb Sektoriale t\u00eb Transportit dhe Planit t\u00eb Veprimit, e nj\u00ebjta rrug\u00eb ishte planifikuar t\u00eb kryhej si investim nga shteti n\u00eb vler\u00ebn 102 milion euro.<br \/>\nPra t\u00eb nderuar qytetar\u00eb e qytetare, t\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb medias, t\u00eb nderuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb trupit diplomatik dhe t\u00eb organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Tiran\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb vler\u00eb prej rreth 200 milion euro m\u00eb shum\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me rrug\u00ebn Orikum-Dukat, nj\u00eb rrug\u00eb an\u00ebsore e cila shkon n\u00eb mas\u00ebn 70 milion euro , e cila shkon n\u00eb mas\u00ebn 70 milion Euro, me nj\u00eb shp\u00ebrdorim mbi 50 milion Euro. Pra t\u00eb nderuar qytetar\u00eb dhe qytetare, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shp\u00ebrdorim p\u00ebr nj\u00eb grabitje t\u00eb rreth 250 milion Euro t\u00eb p\u00ebrkthyera n\u00eb lek\u00eb shqiptare, p\u00ebr tu kuptuar dhe me shqiptarin m\u00eb t\u00eb fundit q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb rreth 300 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria shqiptare e qart\u00eb dhe e bindur n\u00eb rrug\u00ebn e saj p\u00ebr t\u00eb grabitur k\u00ebto para, p\u00ebr t\u00eb mos marr\u00eb ajo p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e hajdut\u00ebris\u00eb nga pik\u00ebpamja formale, zyrtare ja kaloi Parlamentit dhe b\u00ebri bashk\u00eb ortak dhe deputet\u00ebt e Parlamentit t\u00eb cil\u00ebt u shnd\u00ebrruan nga deputet\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit n\u00eb bashk\u00eb hajdut t\u00eb pron\u00ebs dhe pasuris\u00eb publike. P\u00ebrpara se t\u00eb ilustroj qart\u00ebsisht se \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo gj\u00eb dhe \u00e7do t\u00eb thot\u00eb kjo vjedhje, \u00e7\u2019dimensione ka kjo vjedhje, po i garantoj nga kjo foltore q\u00eb beteja jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb vend p\u00ebrgjegj\u00ebsit e k\u00ebsaj hajdut\u00ebrie shtet\u00ebrore, grabitje t\u00eb pad\u00ebgjuar. Sigurisht ne nuk do t\u00eb lem\u00eb asnj\u00eb hap, asnj\u00eb veprim pa nd\u00ebrmarr\u00eb deri n\u00eb kthimin e k\u00ebtyre parave ne buxhetin e shtetit duke filluar nga shfuqizimi i k\u00ebtyre ligjeve n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese kur ajo t\u00eb ngrihet tek denoncimi i tyre nw SPAK.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb rast se t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto Gjykata t\u00eb ngritura n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb mbyllin syt\u00eb p\u00ebrpara k\u00ebsaj afere t\u00eb tmerrshme, do ta ndjekim dhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebto para tu kthehen shqiptar\u00ebve. Sepse k\u00ebto para jan\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrdorim i k\u00ebtyre p\u00ebrmasave q\u00eb p\u00ebr ti kuptuar dhe shqiptari m\u00eb i fundit po ju them se jan\u00eb baras sa t\u00eb nd\u00ebrtonim 4 spitale t\u00eb reja si N\u00ebn\u00eb Tereza, t\u00eb nd\u00ebrtonim rreth 200 gjimnaze t\u00eb reja ose t\u00eb kishim zgjidhur t\u00eb mos kishim m\u00eb shkolla me turne apo shkolla akull te forta n\u00eb dim\u00ebr, do t\u00eb nd\u00ebrtonim s\u00eb paku rreth 10 kampuse universitare dhe kushdo student q\u00eb studion jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tij do t\u00eb kishte sistemimin dinjitoz dhe jo at\u00eb sistemim mizerab\u00ebl, t\u00eb turpsh\u00ebm q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb ekranet tona. Do t\u00eb ishin aq para, sa p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 15 vjet nuk do t\u00eb kishte asnj\u00eb lloj krize tek barnat, nuk do t\u00eb ishin t\u00eb detyruar pensionist\u00ebt shqiptar t\u00eb blinin barnat nga pensioni i tyre shum\u00eb i vog\u00ebl duke i hequr nga goja e tyre. Sigurisht mij\u00ebra apartamente mund t\u00eb nd\u00ebrtoheshin p\u00ebr ta mij\u00ebra t\u00eb pastreh\u00eb t\u00eb cil\u00ebt enden rrug\u00ebve apo paguajn\u00eb qirat\u00eb me parat\u00eb e gjakut. Nj\u00ebherazi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb sot n\u00eb Tiran\u00eb kur shikoni botet me uj\u00eb dhe lagje q\u00eb me jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra nuk u shkon uji, nj\u00eb mizerje sociale t\u00eb pad\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Do t\u00eb zgjidhej problemi i ujit p\u00ebr 24 or\u00eb dhe s\u00eb paku do t\u00eb ndikonte menj\u00ebher\u00eb q\u00eb karburantin, at\u00eb karburant q\u00eb shpenzojn\u00eb mij\u00ebra e mij\u00ebra shqiptar\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, p\u00ebr halle dhe p\u00ebr t\u00eb gjitha gj\u00ebrat e tyre, do ta paguanin s\u00eb paku sa fqinj\u00ebt tan\u00eb maqedonas. Nj\u00ebherazi, nuk do t\u00eb paguanim taks\u00ebn e posht\u00ebr dhe t\u00eb pandershme t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Kuk\u00ebsit apo Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit si\u00e7 e kemi quajtur ndryshe dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra e mjaft e mjaft t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebheshin, u vidhen, u hiqen shqiptar\u00ebve, detyrohen q\u00eb ata t\u00eb jetojn\u00eb me privacione dhe me kushte mizerab\u00ebl n\u00eb pik\u00ebpamje qoft\u00eb t\u00eb infrastruktur\u00ebs, qoft\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve baz\u00eb t\u00eb tyre vet\u00ebm se vet\u00ebm se qeveria duhet t\u00eb vjedh\u00eb me nj\u00eb dor\u00eb 250 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Ndaj, misioni yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i pandash\u00ebm si opozit\u00eb politike, por t\u00eb mb\u00ebshtetur gjer\u00ebsisht nga qytetar\u00ebt t\u00eb vjedhur e t\u00eb pla\u00e7kitur nga kjo qeveri. T\u00eb jemi t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb kjo hajdut\u00ebri mos t\u00eb eci p\u00ebrpara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm ne por edhe f\u00ebmij\u00ebt e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb borxhe n\u00eb kurrizin e tyre nga t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb mos drejtojn\u00eb dot shpin\u00ebn e tyre kurr\u00eb. Ju faleminderit!<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi Kuvendi miratoi dje dy projektligjet p\u00ebr koncesionet e rrug\u00ebve Orikum-Dukat dhe Milot-Balldren, L\u00ebvizja Socialiste vjen me nj\u00eb reagim t\u00eb ashp\u00ebr. P\u00ebrmes nj\u00eb konference p\u00ebr mediat, n\u00ebnkryetari i LSI-s\u00eb Petrit Vasili paralajm\u00ebroi qeverin\u00eb shqiptare se beteja e opozit\u00ebs do t\u2019i shkoj\u00eb deri n\u00eb fund k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, duke kthyer n\u00eb ark\u00ebn e buxhetit fondin e dh\u00ebn\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":58535,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-106501","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=106501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/106501\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58535"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=106501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=106501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=106501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}