{"id":107125,"date":"2019-09-16T13:35:39","date_gmt":"2019-09-16T11:35:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107125"},"modified":"2019-09-16T13:35:39","modified_gmt":"2019-09-16T11:35:39","slug":"meso-sa-te-duash-kazma-te-pret-historia-e-perndjekjes-se-alma-licos-mesuesja-e-pare-e-internimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/meso-sa-te-duash-kazma-te-pret-historia-e-perndjekjes-se-alma-licos-mesuesja-e-pare-e-internimit\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00ebso sa t\u00eb duash, kazma t\u00eb pret\u201d, historia e p\u00ebrndjekjes s\u00eb Alma Li\u00e7os, m\u00ebsuesja e par\u00eb e internimit"},"content":{"rendered":"<p>Historia e internimit dhe p\u00ebrndjekjes s\u00eb Alma Li\u00e7os, mbes\u00ebs s\u00eb Muamer Li\u00e7os, t\u00eb diplomuar n\u00eb Harvard dhe t\u00eb pushkatuar nga regjimi komunist. Edhe pse vajza e dy m\u00ebsuesve dhe nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer, komunizmi nuk i dha asnj\u00eb mund\u00ebsi arsimimi tej vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, duke e detyruar t\u00eb punonte n\u00eb bujq\u00ebsi q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7e\u2026 si\u00e7 i kishte th\u00ebn\u00eb m\u00ebsuesja e fillores.<\/p>\n<div id=\"sovrn\" class=\"desktop_ad ad_bottom_space\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_cd5d49ad30\"><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<p>Dit\u00ebn kur familja u internua nga Tirana n\u00eb zon\u00ebn e Dumres\u00eb, Alma mbushi 10 vje\u00e7. Ishte dita e fundit e f\u00ebmij\u00ebris\u00eb. I ati filloi t\u2019i tregonte, duke e par\u00eb n\u00eb sy, arsyen e ndryshimeve q\u00eb godit\u00ebn jet\u00ebn e tyre. Babai i tij, Muamer Li\u00e7o, kishte qen\u00eb avokat i diplomuar n\u00eb Harvard dhe ishte pushkatuar nga regjimi komunist n\u00eb vitin 1945. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb klasave, e cila prodhoi shum\u00eb viktima gjat\u00eb viteve t\u00eb diktatur\u00ebs, edhe pse Shqip\u00ebria zyrtarisht ishte n\u00eb gjendje paqeje, ata nuk do t\u00eb kishin m\u00eb pun\u00ebn, sht\u00ebpin\u00eb, shkoll\u00ebn, shok\u00ebt dhe m\u00ebsuesit q\u00eb kishin pasur, por do t\u2019iu n\u00ebnshtroheshin vendimeve t\u00eb Partis\u00eb e cila i shihte si armiq. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu, edhe pse mund t\u00eb mos ket\u00eb perceptuar gjith\u00e7ka sakt\u00eb, Alma ndali s\u00eb qeni f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht, fjal\u00ebt e t\u00eb atit, u b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb thjeshta, nga pamja e banes\u00ebs q\u00eb i priste n\u00eb Belsh: nj\u00eb kasolle e mbuluar me kasht\u00eb dhe e shtruar me dhe, ku do t\u00eb jetonin dy prind\u00ebrit dhe tre f\u00ebmij\u00ebt, nga t\u00eb cil\u00ebt ajo qe m\u00eb e madhja. As m\u00ebsuesja nuk do t\u00eb ishte shum\u00eb miq\u00ebsore, duke ndihmuar q\u00eb 10-vje\u00e7arja t\u00eb kuptonte m\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb thoshte t\u00eb ishe pjes\u00eb e nj\u00eb familjeje t\u00eb internuar.<\/p>\n<p>N\u00eb librin e botuar pak vite m\u00eb par\u00eb, \u201cKrah\u00eb t\u00eb k\u00ebputur\u201d, Alma Li\u00e7o Gjurgji, e p\u00ebrshkruan me detaje k\u00ebt\u00eb episod q\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga kujtesa.<\/p>\n<p>\u201cNd\u00ebrsa marr\u00ebdh\u00ebniet me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb po ecnin drejt normalitetit, nuk mund t\u00eb them t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr m\u00ebsuesen. E krahasoja me m\u00ebsuesen time t\u00eb mrekullueshme n\u00eb Tiran\u00eb dhe ndjeja se ajo nuk donte t\u2019ia dinte fare p\u00ebr ata f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb ndon\u00ebse frekuentonin shkoll\u00ebn, ishin pothuajse analfabet\u00eb. Ndryshe nga ata, un\u00eb kisha pasur fatin t\u00eb m\u00eb rrinin mbi kok\u00eb tre m\u00ebsues n\u00eb sht\u00ebpi. Sigurisht, k\u00ebtu p\u00ebrfshij edhe gjyshen. Prind\u00ebrit e atyre t\u00eb ngrat\u00ebve gdhiheshin e ngryseshin arave p\u00ebr t\u00eb siguruar buk\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e shumt\u00eb q\u00eb sillnin n\u00eb jet\u00eb. N\u00eb shenj\u00eb hakmarrjeje, me pushtoi d\u00ebshira ta sfidoja. Ishte nj\u00eb form\u00eb rebelimi. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb or\u00ebn e matematik\u00ebs, q\u00eb ishte l\u00ebnda ime e preferuar. I b\u00ebja pyetje me t\u00eb cilat e vija n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Madje, ndjeja nj\u00eb lloj k\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb pakuptueshme, kur asaj i ndryshonte ngjyra e fytyr\u00ebs. Kishte raste kur i k\u00ebrkoja m\u00ebnyrat alternative p\u00ebr zgjidhjen e disa problemeve. Duke k\u00ebrcitur dh\u00ebmb\u00ebt, ajo e duroi disa dit\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, por nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur pyetjes sime, n\u00eb kulmin e t\u00ebrbimit m\u00eb tha: \u201c-M\u00ebso sa t\u00eb duash, kazma t\u00eb pret\u201d. Ky shp\u00ebrthim ndodhi n\u00eb klas\u00eb, n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt shihnin t\u00eb habitur her\u00eb mua, her\u00eb m\u00ebsuesen. Un\u00eb kisha pritur nj\u00eb reagim prej saj, por kurr\u00eb kaq t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe vras\u00ebs t\u00eb shpres\u00ebs dhe \u00ebndrrave. Isha aq e mpir\u00eb, gati t\u00eb qaja.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb regjim \u00e7njer\u00ebzor kishe ndrojtje edhe t\u00eb qaje\u2026 Lot\u00ebt mund t\u00eb konsideroheshin pak\u00ebnaq\u00ebsi dhe sfid\u00eb p\u00ebr sistemin. Lot\u00ebt e pafajsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb krenarie t\u00eb vrar\u00eb ishin k\u00ebrc\u00ebnim. Ka disa momente n\u00eb jet\u00eb q\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella dhe ky ishte nj\u00eb prej tyre. Ndjeva t\u00eb ndahesha n\u00eb cop\u00ebza t\u00eb brishta e t\u00eb d\u00ebshp\u00ebruara, t\u00eb cilat m\u00eb zbeh\u00ebn besimin se nj\u00eb dit\u00eb do t\u00eb arrija t\u2019i mblidhja e t\u2019i ngjisja s\u00ebrish.\u201d<\/p>\n<p>Alma, pas pak kohe do t\u00eb kthehej s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr t\u00eb jetuar me gjyshen nga e \u00ebma, sepse gjyshja nga i ati kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, para pushkatimit t\u00eb bashk\u00ebshortit, duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 4 f\u00ebmij\u00eb jetim\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe babain e Alm\u00ebs, Nevzatin, t\u00eb cil\u00ebt u flak\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e gjyshes, e cila, sipas rregullave t\u00eb at\u00ebhershme kishte m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb nga sa shteti gjykonte t\u00eb arsyeshme p\u00ebr nj\u00eb person, kishin sjell\u00eb edhe nj\u00eb banor, i cili vuante nga \u00e7regullimet mendore pas nj\u00eb aksidenti q\u00eb kishte p\u00ebsuar. Gjyshja dhe mbesa u m\u00ebsuan t\u00eb jetojn\u00eb me dyer t\u00eb mbyllura brenda sht\u00ebpis\u00eb, por n\u00eb vitin 1972, gjat\u00eb nj\u00eb epidemie gripi, gjyshja u s\u00ebmur dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb duke e l\u00ebn\u00eb Alm\u00ebn pa mb\u00ebshtetjen kryesore t\u00eb atyre viteve.<\/p>\n<p>Si pak njer\u00ebz do t\u00eb b\u00ebnin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, Alm\u00ebn e mori n\u00eb sht\u00ebpi familja e shoqes s\u00eb saj, Rit\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ajo p\u00ebrfundoi klas\u00ebn e tet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb e mbushur me kujtime p\u00ebr \u00e7do t\u00eb ri t\u00eb asaj moshe, por Alma e p\u00ebrjetonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke qen\u00eb dhe duke mos qen\u00eb pjes\u00eb e asaj atmosfere t\u00eb mbushur me \u00ebnd\u00ebrrime t\u00eb pashmangshme, por q\u00eb p\u00ebr t\u00eb, ishin t\u00eb mohuara.<\/p>\n<p>\u201cPo afronin provimet dhe isha t\u00ebr\u00ebsisht e p\u00ebrqendruar t\u00eb p\u00ebrgatitesha sa m\u00eb mir\u00eb. Me Rit\u00ebn pran\u00eb, kjo gj\u00eb ishte m\u00eb e leht\u00eb, pasi mb\u00ebshtesnim nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Shoqet dhe shok\u00ebt e klas\u00ebs kishin vendosur pak a shum\u00eb si do t\u2019i vijonin studimet m\u00eb tej. Prind\u00ebrit e tyre kishin filluar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb siguruar shkoll\u00ebn e d\u00ebshiruar, nd\u00ebrsa un\u00eb nuk kisha kurajo t\u00eb mendoja se \u00e7far\u00eb m\u00eb priste. Gjith\u00e7ka ishte aq e zymt\u00eb. Ve\u00e7an\u00ebrisht muajt e fundit, disa nga m\u00ebsueset e shprehnin hapur keqardhjen p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit e barabart\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. P\u00ebrpiqeshin t\u00eb m\u00eb thoshin ndonj\u00eb fjal\u00eb inkurajuese, por pa dobi. Nuk kishin asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb t\u00eb ndryshonin fatin tim t\u00eb parashkruar. Mb\u00ebrrit\u00ebn dhe dit\u00ebt e provimeve. Un\u00eb isha p\u00ebrgatitur mjaft mir\u00eb dhe u paraqita shk\u00eblqyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pata nj\u00eb lloj dileme p\u00ebr provimin me shkrim t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Ishte nj\u00eb hartim me tem\u00eb q\u00eb lidhej me mrekullit\u00eb e socializmit shqiptar. Duhej t\u00eb shkruaja p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk kishte lidhje fare me at\u00eb q\u00eb ndjeja dhe mendoja, nj\u00eb hipokrizi e gjall\u00eb. Ishte si t\u00eb dilja kund\u00ebr vetes. U p\u00ebrpoqa shum\u00eb. Megjithat\u00eb, arrita t\u00eb hidhja disa fjal\u00eb t\u00eb bukura n\u00eb ato rreshta. N\u00eb perceptimin tim, e t\u00ebr\u00eb p\u00ebrmbajtja e asaj q\u00eb kisha shkruar ishte patetike dhe pa jet\u00eb. Mora vler\u00ebsimin maksimal. Nuk isha aspak e sigurt, n\u00ebse e meritoja. Me sa duket m\u00ebsuesja e let\u00ebrsis\u00eb e kishte mir\u00ebkuptuar zbraz\u00ebtin\u00eb time. Ajo e njihte shum\u00eb mir\u00eb raportin q\u00eb familja ime kishte me diktatur\u00ebn dhe socializmin. P\u00ebrfundimi i sezonit t\u00eb provimeve ishte \u00e7lirim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Sado e p\u00ebrgatitur t\u00eb jesh, paraqitja p\u00ebrpara nj\u00eb komisioni q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb eksploroj\u00eb njohurit\u00eb e tua t\u00eb fituara n\u00eb vite, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb stresues. Organizuam nj\u00eb fest\u00eb t\u00eb vog\u00ebl lamtumire. Rrug\u00ebt e jet\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme po ndaheshin.<\/p>\n<p>Gjithkush do t\u00eb merrte drejtimin e vet. Vet\u00ebm un\u00eb nuk kisha t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb \u00ebnd\u00ebrroja dhe t\u00eb shprehesha p\u00ebr perspektiv\u00ebn time. Ishte kaq emocionuese dhe e trishtueshme nj\u00ebkoh\u00ebsisht. E parandjeja se shum\u00eb prej tyre nuk do t\u00eb kisha rastin t\u2019i takoja m\u00eb kurr\u00eb\u2026Brenda pak minutash m\u2019u rikthyen shum\u00eb situata t\u00eb bukura dhe t\u00eb trishtuara q\u00eb kishin shoq\u00ebruar f\u00ebmij\u00ebrin\u00eb time. Po t\u00eb q\u00ebndroja edhe ca, isha gati t\u2019ia plasja t\u00eb qarit dhe nuk kisha k\u00ebrrk\u00ebnd pran\u00eb t\u00eb m\u00eb fshinte lot\u00ebt. Pasi kontrollova edhe nj\u00eb her\u00eb dyert nxitova t\u00eb largohem, p\u00ebr t\u00eb mos humbur trenin. Si asnj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, ai nuk ishte i mbingarkuar me udh\u00ebtar\u00eb. U ula n\u00eb nj\u00eb kabin\u00eb pran\u00eb dritares\u2026 Dit\u00ebt e fundit kisha p\u00ebrjetuar shum\u00eb emocione q\u00eb kishin n\u00eb themel t\u00eb tyre lamtumir\u00ebn.\u201d<\/p>\n<figure id=\"attachment_1127305\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/alma-444x420-370x350.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1127305\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/alma-444x420-370x350.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 370px) 100vw, 370px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/alma-444x420-370x350.jpg 370w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/alma-444x420-296x280.jpg 296w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/alma-444x420-278x263.jpg 278w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/alma-444x420-85x80.jpg 85w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/alma-444x420.jpg 444w\" alt=\"Alma 444x420\" width=\"370\" height=\"350\" \/><\/a><\/figure>\n<p>U kthye s\u00ebrish n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar shkoll\u00ebn e mesme teknike, por mund\u00ebsia q\u00eb vajza e deklasuar t\u00eb arsimohej, do t\u00eb zgjaste vet\u00ebm nj\u00eb vit.<\/p>\n<p>\u201c\u2026.Shtatori erdhi s\u00ebrish shum\u00eb shpejt dhe m\u00eb duhej t\u00eb kthehesha n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhduar vitin e dyt\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs. K\u00ebt\u00eb radh\u00eb m\u00eb shoq\u00ebroi v\u00ebllai im, i cili ishte rritur, madje ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb i gjat\u00eb se un\u00eb. Nuk kisha pik\u00ebn e entuziazmit q\u00eb po rikthehesha n\u00eb shkoll\u00eb. Kisha nj\u00eb parandjenj\u00eb t\u00eb keqe. \u00c7do vit duhej t\u00eb rikonfirmohej regjistrimi. Hyra n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb. Oborri ishte plot me nx\u00ebn\u00ebs q\u00eb kishin ardhur p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arsye. M\u00ebsimi fillonte dy dit\u00eb m\u00eb pas. Me hapa t\u00eb shpejtuara, u shmanga t\u00eb mos takoja asnj\u00ebrin. Me nj\u00eb lloj pasigurie dhe ndrojtjeje u futa n\u00eb godin\u00ebn e deg\u00ebs elektrike. Ngjita me shpejt\u00ebsi shkall\u00ebt dhe vura re se dera e zyr\u00ebs s\u00eb drejtorit, n\u00eb katin e dyt\u00eb ishte gjysm\u00eb e hapur. Ai ishte m\u00ebsues fizike dhe matematike, me autoritet t\u00eb padiskutuesh\u00ebm. Trokita leht\u00eb. Drejtori m\u00eb ftoi t\u00eb futesha n\u00eb zyr\u00eb, por nj\u00ebkoh\u00ebshisht vura re q\u00eb u prish n\u00eb fytyr\u00eb. Pasi m\u00eb pyeti sesi i kisha kaluar pushimet, i v\u00ebn\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, m\u00eb tha se ishte i detyruar t\u00eb m\u00eb informonte se un\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoja m\u00eb shkoll\u00ebn aty.<\/p>\n<figure id=\"attachment_1127306\" class=\"wp-caption alignnone\"><a href=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/almagjurgji-653x420-544x350.jpg\" rel=\"lightbox\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-large wp-image-1127306\" src=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/almagjurgji-653x420-544x350.jpg\" sizes=\"auto, (max-width: 544px) 100vw, 544px\" srcset=\"https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/almagjurgji-653x420-544x350.jpg 544w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/almagjurgji-653x420-400x257.jpg 400w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/almagjurgji-653x420-370x238.jpg 370w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/almagjurgji-653x420-113x73.jpg 113w, https:\/\/balkanweb.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/almagjurgji-653x420.jpg 653w\" alt=\"Almagjurgji 653x420\" width=\"544\" height=\"350\" \/><\/a><\/figure>\n<p>M\u00eb tej vijoi me fjal\u00eb ngush\u00eblluese se isha e re dhe nuk duhej t\u00eb dekurajohesha, se jeta do t\u00eb m\u00eb ofronte mund\u00ebsi t\u00eb tjera. Ndon\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb moment u mpiva, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr mua ishte fundi i nj\u00eb ankthi, e kisha parandjer\u00eb, e kisha pritur nj\u00eb fund t\u00eb asaj natyre. E m\u00ebsuar me goditje dhe shtypje t\u00eb tilla, u p\u00ebrpoqa t\u00eb mblidhja menj\u00ebher\u00eb veten dhe me gjysm\u00eb z\u00ebri e pyeta se kush ishte shkaku i k\u00ebtij p\u00ebrjashtimi. Dhe p\u00ebrgjigja q\u00eb mund t\u00eb ting\u00eblloj\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme dhe gati e pabesueshme ishte kjo: \u201c\u2026nuk duhej t\u00eb merrje dhjeta n\u00eb m\u00ebsime, dikush t\u00eb ka njohur nga fotoja n\u00eb tabel\u00ebn e nderit dhe mor\u00ebm urdh\u00ebr t\u00eb prer\u00eb q\u00eb t\u00eb mos vazhdosh m\u00eb k\u00ebtu\u201d. Nuk kishte vend p\u00ebr asnj\u00eb koment. Me zem\u00ebr t\u00eb cop\u00ebtuar i dhash\u00eb dor\u00ebn dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht lamtumir\u00ebn. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk pata m\u00eb rastin ta takoja kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb profesor q\u00eb ia lexova keqardhjen e t\u00eb qenit i detyruar t\u00eb flakte n\u00eb rrug\u00eb nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebse 15-vje\u00e7are, e cila kishte \u201cguxuar\u201d t\u00eb merrte vler\u00ebsime maksimale n\u00eb m\u00ebsime. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn shtys\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos takuar ask\u00ebnd, u largova me shpejt\u00ebsi nga ajo shkoll\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer m\u00eb\u2026\u201d<\/p>\n<p>Si\u00e7 kishte ikur nj\u00eb vit e ca m\u00eb par\u00eb nga oborri i tet\u00ebvje\u00e7ares dhe nga nx\u00ebn\u00ebsit, me t\u00eb cil\u00ebt e dinte q\u00eb nuk do t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtin fat. Ajo ishte mbesa e nj\u00eb armiku, ishte bija e nj\u00eb familjeje t\u00eb internuar, nuk mund t\u00eb ishte nx\u00ebn\u00ebsja e dalluar e nj\u00eb shkolle t\u00eb mesme n\u00eb kryeqytet. Alma u kthye n\u00eb Dumre, ku punoi n\u00eb bujq\u00ebsi, u martua, u b\u00eb n\u00ebn\u00eb e dy f\u00ebmij\u00ebve dhe jetoi deri n\u00eb vitin 1991, kur tashm\u00eb kishte mbushur 33 vje\u00e7e.<\/p>\n<p>M\u00ebsuesja e fillores kishte pasur mizorisht t\u00eb drejt\u00eb\u2026\/<strong>kujto.al<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Historia e internimit dhe p\u00ebrndjekjes s\u00eb Alma Li\u00e7os, mbes\u00ebs s\u00eb Muamer Li\u00e7os, t\u00eb diplomuar n\u00eb Harvard dhe t\u00eb pushkatuar nga regjimi komunist. Edhe pse vajza e dy m\u00ebsuesve dhe nx\u00ebn\u00ebse e shk\u00eblqyer, komunizmi nuk i dha asnj\u00eb mund\u00ebsi arsimimi tej vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme, duke e detyruar t\u00eb punonte n\u00eb bujq\u00ebsi q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":107127,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107125","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107125","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107125"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107125\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107127"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107125"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107125"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107125"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}