{"id":107156,"date":"2019-09-16T18:40:46","date_gmt":"2019-09-16T16:40:46","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=107156"},"modified":"2019-09-16T15:53:28","modified_gmt":"2019-09-16T13:53:28","slug":"beogradi-fajesohet-per-nxitje-tensionesh-te-serbet-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/beogradi-fajesohet-per-nxitje-tensionesh-te-serbet-e-kosoves\/","title":{"rendered":"Beogradi faj\u00ebsohet p\u00ebr nxitje tensionesh te serb\u00ebt e Kosov\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetar\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit, ata t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr List\u00ebn Serbe, thon\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit &#8220;Liria&#8221;, Partis\u00eb s\u00eb Serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Partis\u00eb s\u00eb Pavarur Liberale, t\u00eb cilat i takojn\u00eb komunitetit serb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, sipas tyre, presioni i formave t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb duke u ushtruar edhe ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve, aktivist\u00ebve dhe simpatizuesve t\u00eb subjekteve politike serbe, p\u00ebr ta zbehur dhe dob\u00ebsuar gar\u00ebn e tyre p\u00ebr zgjedhjet e 6 tetorit.<\/p>\n<p>Rada Trajkoviq nga koalicioni &#8220;Liria&#8221;, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se presioni ndaj qytetar\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb duke u b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrc\u00ebnimin se do t\u2019i humbin vendet e pun\u00ebs n\u00eb rast se ata votojn\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb subjekteve tjera politike serbe dhe jo t\u00eb List\u00ebs Serbe, e cila gjat\u00eb 7 vjet\u00ebve t\u00eb fundit ka qen\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Frik\u00ebsimi i qytetar\u00ebve serb\u00eb, sipas saj, po b\u00ebhet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme nga Beogradi.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht, p\u00ebr momentin, presioni m\u00eb i madh mbi serb\u00ebt \u00ebsht\u00eb duke ardhur nga Beogradi, nga disa qendra joformale, marr\u00eb parasysh q\u00eb kemi informata q\u00eb nj\u00eb grup i njer\u00ebzve i af\u00ebrt me mafin\u00eb ose vet\u00eb mafia, k\u00ebt\u00eb nuk e di, ka dep\u00ebrtuar te Liqeni i Ujmanit (Gazivod\u00ebs), n\u00eb Qendr\u00ebn Ekologjike. Sipas asaj q\u00eb thon\u00eb serb\u00ebt nga veriu, ardhja e atyre njer\u00ebzve \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb frik\u00ebsimit t\u00eb serb\u00ebve\u201d, thot\u00eb Trajkoviq.<\/p>\n<p>Lidhur me pohimet e zonj\u00ebs Trajkoviq, k\u00ebrc\u00ebnimet e mundshme ndaj qytetar\u00ebve serb\u00eb dhe presionin eventual p\u00ebr t\u00eb ndikuar n\u00eb procesin zgjedhor, Policia e Kosov\u00ebs nuk ka dh\u00ebn\u00eb detaje p\u00ebr ndonj\u00eb hetim, por i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se \u201cn\u00eb aspektin policor, e trajton \u00e7do informacion dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me vler\u00ebsimet, nd\u00ebrmerr veprimet e saj ligjore, n\u00eb bashk\u00ebpunim dhe koordinim me organet e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Aleksandar Jabllanoviq, lider i Partis\u00eb s\u00eb Serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, parti kjo e cila ka fush\u00ebveprim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se presioni ndaj qytetar\u00ebve serb\u00eb, i cili ka ekzistuar edhe m\u00eb her\u00ebt, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shtuar para zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit.<\/p>\n<p>\u201cNe, si parti, kemi presion t\u00eb madh dhe t\u00eb tmerrsh\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb veri, i cili \u00ebsht\u00eb shkaktuar nga ana e institucioneve t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb, si dhe nga struktura t\u00eb caktuara kriminale, t\u00eb cilat u jan\u00eb t\u00eb njohura mir\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsive diplomatike nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 pamund\u00ebsimit t\u00eb nj\u00eb veprimi normal politik, k\u00ebtu ekziston nj\u00eb doz\u00eb e madhe e frik\u00ebs dhe kjo frik\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat i k\u00ebrc\u00ebnimeve dhe dhun\u00ebs s\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb serb\u00ebve ndaj serb\u00ebve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb e dirigjuar nga Beogradi me q\u00ebllimin q\u00eb t\u00eb frik\u00ebsohen t\u00eb gjith\u00eb serb\u00ebt q\u00eb mendojn\u00eb ndryshe nga politika zyrtare e saj, si dhe t\u00eb n\u00ebnshtrohen dhe d\u00ebgjojn\u00eb direktivat q\u00eb vijn\u00eb nga Beogradi, e t\u00eb cilat vijn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmes qarqeve q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb kriminale dhe joformale se sa q\u00eb jan\u00eb zyrtare\u201d, thot\u00eb Jabllanoviq.<\/p>\n<p>P\u00ebr presionin ndaj p\u00ebrkrah\u00ebsve t\u00eb subjekteve rivale t\u00eb List\u00ebs Serbe, ka folur p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb edhe Slobodan Petroviq, lider i Partis\u00eb s\u00eb Pavarur Liberale.<\/p>\n<p>\u201cKemi disa fakte. Ja, pik\u00ebrisht,nj\u00eb njeri n\u00eb Sht\u00ebrpc\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar nga puna. Ai \u00ebsht\u00eb kryetar i k\u00ebshilli ton\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Sht\u00ebrpc\u00ebs. Ai ka punuar atje n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi dhe \u00ebsht\u00eb pushuar nga puna nga eprori i tij, p\u00ebr shkak se nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrulur k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tij q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb k\u00ebshillin e Partis\u00eb s\u00eb Pavarur Liberale dhe q\u00eb publikisht t\u00eb dal\u00eb dhe ta p\u00ebrkrah\u00eb List\u00ebn Serbe\u201d, thekson Petroviq.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht tentimeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kontaktuar me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e List\u00ebs Serbe, ata nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb qassh\u00ebm. Por, n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik, t\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr media dit\u00ebn e premte, Lista Serbe i ka cil\u00ebsuar deklaratat e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb partive tjera serbe, n\u00eb paraqitjet e tyre n\u00eb media, si sulme ndaj mbijetes\u00ebs s\u00eb popullit serb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb Rada Trajkoviq, Nenad Nashiq, Slobodan Petroviq dhe Slavisha Petkoviq, duke e sulmuar List\u00ebn Serbe dhe institucionet serbe, \u00ebsht\u00eb sulm i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ndaj mbijetes\u00ebs s\u00eb popullit serb. Q\u00ebllimi i tyre politik \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shuhen institucionet serbe n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hiqen dhjet\u00ebra mij\u00ebra paga, pensione dhe p\u00ebrfitime sociale, t\u00eb cilat i financon shteti jon\u00eb i Serbis\u00eb\u00a0dhe t\u00eb fundosen n\u00eb sistemin e \u2018Kosov\u00ebs s\u00eb pavarur plot\u00ebsisht\u2019\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e List\u00ebs Serbe, e cila \u00ebsht\u00eb themeluar dhe ka mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb nga Beogradi zyrtar.<\/p>\n<p>Rreth nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, u ka th\u00ebn\u00eb mediave n\u00eb Serbi se kan\u00eb t\u00eb dh\u00ebna dhe informacione, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb publikohen kurr\u00eb, lidhur me presionin q\u00eb u \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb subjekteve t\u00eb caktuara serbe q\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb zgjedhje, ta konkurrojn\u00eb\u00a0List\u00ebn Serbe,\u00a0n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo e fundit t\u00eb marr\u00eb sa m\u00eb pak vota dhe rrjedhimisht t\u00eb zvog\u00eblohet ndikimi i Beogradit n\u00eb politik\u00ebn e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam i sigurt q\u00eb populli serb n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb votoj\u00eb p\u00ebr List\u00ebn Serbe, p\u00ebr shkak se kjo \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme q\u00eb t\u00eb mbijetojm\u00eb dhe m\u00ebnyra e vetme q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb dhe t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, ka deklaruar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Dushan Radakoviq, drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb kultur\u00ebs demokratike, n\u00eb Mitrovic\u00ebn Veriore, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ekzistojn\u00eb thashetheme nga t\u00eb gjitha subjektet politike serbe p\u00ebr presion ndaj tyre dhe qytetar\u00ebve, por ata deri m\u00eb tash, n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb t\u00eb evidencuar ndonj\u00eb rast t\u00eb konfirmuar. T\u00eb gjitha k\u00ebto, sipas tij, paralajm\u00ebrojn\u00eb fushat\u00eb zgjedhore me tensione.<\/p>\n<p>\u201cFushata do t\u00eb jet\u00eb mjaft e keqe, stresuese dhe mjaft radikale. Do t\u00eb ket\u00eb akuza t\u00eb m\u00ebdha nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Un\u00eb mendoj q\u00eb cilado parti, qoft\u00eb e pakicave, qoft\u00eb e shumic\u00ebs, shqet\u00ebsimin duhet ta paraqes\u00eb n\u00eb prokurorin\u00eb kompetente dhe t\u00eb hetohet secila akuz\u00eb\u201d, thekson Radakoviq.<\/p>\n<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb Speciale t\u00eb Kosov\u00ebs, Syl\u00eb Hoxha, konfirmon p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ky institucion \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb me hetime t\u00eb caktuara mbi raste q\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb dhe procesin zgjedhor, po ai nuk specifikon ndonj\u00eb rast konkret.]<\/p>\n<p>\u201cPo, ka pasur di\u00e7ka. Sigurisht q\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmerren hapat konkret\u00eb. Ne jemi duke u marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb, hetuesia n\u00eb bashk\u00ebpunim me ne, jemi duke punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe jemi duke e p\u00ebrcjell\u00eb gjendjen. Mir\u00ebpo, p\u00ebr emra konkret\u00eb dhe p\u00ebr raste konkrete, ende \u00ebsht\u00eb her\u00ebt t\u00eb flasim. Kryesorja \u00ebsht\u00eb se ne po merremi me k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb Hoxha.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, p\u00ebr zgjedhjet e parakohshme parlamentare, m\u00eb 6 tetor, 4 subjekte politike serbe do t\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr 10 ul\u00ebse t\u00eb garantuara p\u00ebr komunitetin pakic\u00eb serb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, i cili ka 120 ul\u00ebse. N\u00eb legjislatur\u00ebn e kaluar, Lista Serbe ka pasur 9 deputet\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetar\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit, ata t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr List\u00ebn Serbe, thon\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit &#8220;Liria&#8221;, Partis\u00eb s\u00eb Serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Partis\u00eb s\u00eb Pavarur Liberale, t\u00eb cilat i takojn\u00eb komunitetit serb t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":107157,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-107156","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107156","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=107156"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/107156\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107157"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=107156"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=107156"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=107156"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}